"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
VIDEO/ Sulmuesi kuqezi Taulant Seferi emblema e Vorskla-s, realizoi dy penallti dhe dha një asist vetëm në pjesën e parë...
Taulant Seferi vijon me ecurinë pozitive, ndërsa ka gjetur dy herë rrugën drejt rrjetës ndaj Metalist Kharkiv. Pjesa e pare 3-1.
22 Prill 2023, 13:17Nga DOSJA
UKRAINE - Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Taulant Seferi, është gjithçka dhe pike referimi në skuadrën ukrainase. Ai ka ekzekutuar tri penallti, duke shënuar dy gola për skuadrën e tij deri tani.
Vorskla Poltava dhe Metalist Kharkiv janë duke u ndeshur për raundin e 22-të të Premier Leagues së Ukrainës, teksa pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rezultatin 3-1.
Seferi gjeti rrugën drejt rrjetës në minutën e 26-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.
Më pas në minutën e 30-të sulmuesi shqiptar pati mundësinë për të dyfishuar rezultatin për ekipin dhe të tijin personal, por penalltinë e dytë e humbi.
Megjithatë pjesa e parë nuk u mbyll me aq, pasi skuadra e shqiptarit fitoi tjetër penallti, që u ekzekutua përsëri nga Seferi në minutën e 45’+1, duke realizuar golin e dytë personal.
Ndërsa dy minuta më pas ish-sulmuesi i Tiranës u bë sërish protagonist, duke asistuar Felipe Rodrigues (45’+3) dhe duke e çuar rezultatin në 3-1.