Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një prononcimi për media, Tahiri tha se PDK-ja, subjekti më i madh opozitar që ka 22 deputetë, voton për një kandidat për president, që sipas tij, ka reputacion e integritet vendor e ndërkombëtar, që ka kontribute intelektuale dhe “që i bën nder Kosovës dhe qytetarëve”.
KOSOVË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, tha se subjekti i tij është i gatshëm të nxjerrë emër për president, nëse i kërkohet, por theksoi se nuk mbështet asnjë kandidat “të njëanshëm”. Gjatë një prononcimi për media, Tahiri tha se PDK-ja, subjekti më i madh opozitar që ka 22 deputetë, voton për një kandidat për president, që sipas tij, ka reputacion e integritet vendor e ndërkombëtar, që ka kontribute intelektuale dhe “që i bën nder Kosovës dhe qytetarëve”.
Megjithatë, Tahiri tha se ende nuk është diskutuar për emra të përveçëm për president, duke shtuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje, PDK është e gatshme për zgjedhje të parakohshme. Deputetët kanë afat deri më 4 mars që të zgjedhin presidentin e ri, pasi presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill. Vetë Osmani ka shprehur synimin që të garojë edhe për një mandat të dytë.
Tahiri tha se në takimet e kreut të partisë së tij, Bedri Hamza, me atë të Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është diskutuar për ndonjë marrëveshje politike dhe partia e tij nuk është e interesuar për diçka të tillë, por mbështet një kandidat për president që plotëson kërkesat e tyre.
“Nuk dua të lëshohem në emra të përveçëm, por mendoj që vendit nuk i bën nder një emër që ka pas qasje të njëanshme dje, dikush që përfaqëson vetëm një grup apo subjekt, por po flasim për dikë që është mbi partitë politike. Në këtë nivel jemi duke folur në parime dhe standarde, por nëse është e nevojshme dhe e arsyeshme dhe kërkohet, padyshim që PDK-ja do të nxjerrë edhe emër”, tha ai.
Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditët e fundit ka zhvilluar takime të ndara me udhëheqësin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.
Për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota dhe Kurti, ka thënë se shumica parlamentare ka 66 vota.
Pas takimeve, Kurti është shprehur se nuk është folur për emra të përveçëm, por ka shtuar se një e përbashkët e tri partive më të mëdha në Kosovë është që nuk kanë “zell” për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, që do të duhej të mbaheshin 45 ditë pas dështimit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Ndërkaq, numri dy në LVV dhe në Qeveri, Glauk Konjufca, një ditë më parë tha se nëse do të kishte ndonjë emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, atëherë do të kishte një “konsensus automatik” në shoqëri.
Megjithatë, pas kësaj deklarate, Murat dhe Bekim Jashari, mohuan përfshirjen në garën për president.
Emra nga kjo familje, në të kaluarën, janë përmendur si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në propozim zyrtar.
Për të garuar për president të vendit, një kandidat duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 vende për ta fituar atë pozitë. Kuorumi arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh.
Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, është kritikuar nga partitë opozitare se ka qenë e afërt me LVV-në. Ato kanë thënë se ajo nuk përfaqëson figurë unifikuese, pa përmendur diçka konkrete. Emrin e saj për mandatin e parë e pati çuar përpara LVV-ja. Këtë herë, partia në pushtet nuk ka treguar se e mbështet Osmanin edhe për një mandat të dytë./REL
Fredi Beleri STRASBURG- Eurodeputeti Fredi Beleri tha se Shqipëria ka një krizë domethënëse institucionale midis ekzekutivit ...
Michael Gahler STRASBURG- Eurodeputeti Michael Gahler u shpreh se vizita e fundit në Shqipëri dha një pasqyrë të qartë mbi si...
TIRANË- Një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Popullore Europiane (PPE) vizitoi Shqipërinë, duke zhvilluar takime me ...
Andreas Schieder STRASBURG- Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian po diskuton draft-raportin për progresin e Shqipëris&e...
Edi Rama TIRANË- Kryemininstri i Shqipërisë, Edi Rama ka sulmuar dhe partitë e vogla në vend, duke i quajtur filiza të shtre...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se ka rishikime të draftit të Kodit të Ri Penal që po ...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama zbuloi se deputetët e kanë pyetur nëse ndihet fajtor për efektet e d&eum...
Edi rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë është futur në Guinness si vendi unik ku ...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar impaktin që kanë protestat e opozitës në mediat e huaj...
Edi Rama TIRANË- Kreu i Qeverisë, Edi Rama shprehu qëndrimin e tij lidhur me Imunitetin e zv,kryeministres Belinda Balluku. Në mbledhje...