27 Janar 2025, 21:44
Nga M.B
Arben Ahmetaj
ZVICRA- Ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj deklaroi sot se 5 ministra e kanë kundërshtuar kryeministrin Edi Rama për çështjen e kanabizimit të vendit. Në një intervistë për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv, Ahmetaj tha se ministrat që kundështuan Ramën veç tij ishin, Saimir Tahiri, Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Damian Gjiknuri. Gjithashtu Ahmetaj tha se kanabizimi i vendit është produkt i kryeministrit Edi Rama të cilin e etiketon si "kreu i organizatës".
"Kanë qenë 5 veta që e kanë kundërshtuar për atë që po ndodhte me kanabizimin e vendit. Unë kam qenë më i zëshmi edhe për shkak të natyrës time. 5 ministra e kanë kundërshtuar! Erion Veliaj ka qenë ministër, e ka kundërshtuar, Saimir Tahiri që e bëri kokë turku dhe që ishte pastaj dry i shtrembër, me treçerek të zërit e ka kundërshtuar, Ditmir Bushati e ka kundërshtuar, Damian Gjiknuri e ka kundërshtuar, unë e kam super kundërshuar. Kanabizimi i vendit është produkt i kreut të organizatës...Ore pse do fshihemi pas gishtit dhe do themi që ore nuk dinim gjë??? Unë sot kam bindjen që kreu i organizatës e ka bërë me qëllim, ka mbyllur Lazaratin për ta përhapur në të gjithë Shqipërinë.
Është njeriu më i zellshëm në mbështetje të një egoje ekonomike, siç e shiste, ndërkohë që unë për hirë të së vërtetës edhe Ditmir Bushati, edhe Erion Velija, edhe Saimir Tahiri që e bëri ‘kokë turku’, edhe Damian Gjiknuri, kemi thënë pothuajse të njëjtën gjë, ore si mundet kjo? Po të ishte sukses do ishte bërë Kolumbia. Nuk e di ça do bëjnë këta të tjerët, po unë jam gati të dëshmoj në një gjykatë ndërkombëtare. Po, ky që do më bënte gjyqin mua", tha Ahmetaj.
arben ahmetaj
Politike
27 Janar 2025, 21:41
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë publike një kërcënim që i është bër&...
Politike
27 Janar 2025, 21:30
B.Z
Arben Ahmetaj
ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar sërish. G...
Politike
27 Janar 2025, 21:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka përgënjështruar lajmin e gazetarit izraelit Amit Segal, ku tha se Shqip&eu...
Politike
27 Janar 2025, 21:29
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se Shqipëria ndodhet në dorën e krimit. Gjatë intervist&...
Politike
27 Janar 2025, 21:19
I.A
Arben Kraja
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë thirrje që t'i bëhet vettingu i pasurisë kryeministrit Edi...
Politike
27 Janar 2025, 21:17
B.Z
Arben Ahmetaj
ZVICËR - Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama ka kërkuar dorëheq...
Politike
27 Janar 2025, 21:03
M.B
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj shtroi pyetjen sot se përse SPAK nuk heton kryeministrin Edi Rama. Në një ...
Politike
27 Janar 2025, 21:03
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e ka quajtur kryeministrin Edi Rama si kryetar organizate. Gjatë intervistës p&...
Politike
27 Janar 2025, 20:50
B.Z
Ervin Goci
TIRANË - Pedagogu Ervin Goci ka reaguar pasi Prokuroria e Milanos ka kërkuar arrest shtëpiak për arkitektin Stefano Boeri dh...
Politike
27 Janar 2025, 21:00
I.A
Arben Ahmetaj
ZVICËR- Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar çështjen Xibraka, ku SPAK e ka pushuar si dosje dhe ka shfaq&eum...