LIVE UPDATES
Politike

Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Strasburg/ Balla: Shqipëria është e vendosur për anëtarësim të plotë në BE brenda dekadës

Në emër të Qeverisë, Balla shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme politike të Parlamentit Evropian dhe për përkushtimin që ky i fundit ka treguar ndaj vendit tonë.

18 Qershor 2025, 16:38 Nga E. D
Takimi i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Strasburg/
Taulant Balla

STRASBURG- Ministri Taulant Balla, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit. Në emër të Qeverisë, Balla shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme politike të Parlamentit Evropian dhe për përkushtimin që ky i fundit ka treguar ndaj vendit tonë. Duke përmendur progresin konkret që është bërë që nga tetori i vitit 2024, ministri tha se janë hapur tashmë 24 nga 33 kapituj të negociatave.

Sipas tij qytetarët shqiptarë e kanë konfirmuar mbështetjen dërrmuese për rrugën evropiane. Gjithashtu Balla përmendi fuqizimin e SPAK-ut dhe krijimin e një Sistemi të Integruar për Menaxhimin e Çështjeve, që synon të rrisë transparencën dhe efikasitetin në ndjekjen e rasteve. Sipas tij këto arritje pasqyrojnë vullnetin e palëkundur politik të Shqipërisë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përmbushur kriteret e pranimit në BE.

Fjalimi i plotë i ministrit Balla:

Të nderuar anëtarë të Parlamentit Evropian,
Të nderuar miq dhe kolegë,

Më lejoni ta nis duke kujtuar fjalët e njërit prej themeluesve të Bashkimit Evropian, Jean Monnet: "Ne nuk po krijojmë koalicione shtetesh, ne po bashkojmë njerëz." Ky vizion vazhdon të udhëheqë rrugëtimin tonë të përbashkët.
Në emër të Qeverisë së Shqipërisë, dëshiroj të shpreh mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të grupeve kryesore politike në Parlamentin Evropian për procesin e zgjerimit të BE-së - veçanërisht për vëmendjen dhe përkushtimin e treguar ndaj vendit tonë, Shqipërisë.

Ne e përshëndesim mocionin tuaj të fundit për një rezolutë, i cili me të drejtë njeh përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin në BE.

Që nga hapja zyrtare e negociatave të anëtarësimit në tetor 2024, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm dhe të qëndrueshëm. Brenda vetëm tetë muajve, kemi hapur 24 nga 33 kapituj:
* Grupkapitulli 1 (Themelorët): U hap më 15 tetor 2024
* Grupkapitulli 6 (Marrëdhëniet e Jashtme): U hap më 17 dhjetor 2024
* Grupkapitulli 2 (Tregu i Brendshëm): U hap më 14 prill 2025
* Grupkapitullii 3 (Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse): U hap më 22 maj 2025
* Dhe më 11 qershor 2025, morëm letrën për të paraqitur Pozicionin tonë Negociues për Grupkapitulliin 4 (Axhenda e Gjelbër dhe Lidhshmëria e Qëndrueshme), duke hapur rrugën për hapjen e tij para verës.

Ky progres i shpejtë pasqyron jo vetëm angazhimin e thellë të Shqipërisë ndaj reformave, por edhe theksimin e ripërtërirë të Bashkimit Evropian mbi zgjerimin si një përparësi strategjike.

Ne besojmë fuqimisht se ndjekja e vendosur e Shqipërisë për anëtarësim në BE do të veprojë si një katalizator për rritje më të shpejtë ekonomike, duke ngushtuar hendekun mes vendit tonë dhe vendeve anëtare të BE-së.

Por më e rëndësishmja, ne i shohim reformat jo thjesht si një listë kontrolli të kushteve teknike, por si një detyrim moral dhe politik - duke i sjellë dobi qytetarëve tanë mbi të gjitha.

Ne e kuptojmë plotësisht se anëtarësimi është një proces i bazuar në meritë. Ne gjithashtu e pranojmë se ky udhëtim historik nuk ka të bëjë vetëm me përafrimin e ligjeve dhe politikave me acquis, por me përvetësimin e vlerave themelore të Unionit: demokracinë si e vetmja rrugë, të drejtat e njeriut si themeli i saj, sundimin e ligjit si modeli funksional i saj dhe liritë themelore si busulla e saj e orientimit.
Kemi fatin të gëzojmë mbështetje dërrmuese nga populli shqiptar.

Mbi 90% e shqiptarëve - si në vend ashtu edhe në diasporë - mbështesin anëtarësimin në BE.

Për shqiptarët, "dielli lind nga Perëndimi" dhe zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 e konfirmuan këtë orientim pro-evropian.

Qytetarët tanë bënë një zgjedhje të qartë - për të vazhduar rrugën e reformave dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE.
Këto zgjedhje ishin historike, jo vetëm për shkak të rezultatit të tyre, por edhe për shkak të mundësimit për herë të parë të votimit nga jashtë vendit.

Misioni i përbashkët i vëzhgimit i përbërë nga OSBE/ODIHR, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Parlamenti Evropian deklaroi më 12 maj:

“Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri ishin konkurruese dhe të menaxhuara profesionalisht. Autoritetet u përballën me sfidën e organizimit të votimit jashtë vendit për herë të parë dhe kandidatët patën në përgjithësi liri në fushatë.”

Për të gjitha këto arsye, jemi të bindur se zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 shënuan standardin më të lartë demokratik të arritur deri më sot në Shqipëri.

Anëtarë të nderuar,

Më lejoni tani të përqendrohem shkurtimisht në fushat kryesore të reformës:

Lidhur me sundimin e ligjit dhe reformën në drejtësi, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të forcuar arritjet e deritanishme, duke demonstruar një angazhim të qartë ndaj procesit të integrimit evropian.
Zbatimi i një reforme të thellë në drejtësi - veçanërisht procesi i vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve - përfaqëson një përpjekje transformuese për të rivendosur integritetin, profesionalizmin dhe besimin e publikut në gjyqësor.

Më 27 nëntor 2024, Shqipëria përfundoi procesin e vetting-ut për 805 gjyqtarë dhe prokurorë të shkallës së parë — një arritje e jashtëzakonshme që përforcon meritokracinë, paanshmërinë dhe integritetin në të gjithë sistemin e drejtësisë.
Për të garantuar vazhdimësinë dhe thellimin e reformave, ne kemi miratuar Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030,një kuadër me vizion për të ardhmen, i harmonizuar me rekomandimet e Raportit të Progresit të Komisionit Evropian, Planin Kombëtar për Integrimin Evropian dhe Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Ky harmonizim strategjik thekson angazhimin afatgjatë të Shqipërisë për të mbështetur vlerat dhe standardet ligjore evropiane. Paralelisht, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka bërë përparim të matshëm në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.

Një Sistem i Integruar i Menaxhimit të Çështjeve, me strukturë modulare dhe aktualisht në fazën e tij pilot, po rrit transparencën dhe efikasitetin në ndjekjen e rasteve dhe menaxhimin e ngarkesës së punës, me një zbatim të plotë kombëtar të parashikuar deri në fund të vitit 2025.

Vendosmëria jonë për të ndërtuar qëndrueshmëri institucionale reflektohet në miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2024-2030 dhe Planit të Veprimit 2024-2026, pas një procesi gjithëpërfshirës konsultimi me pjesëmarrjen e 47 institucione qendrore, 61 bashki dhe 12 qarqe.

Këto masa përforcojnë një qasje të të gjithë shoqërisë ndaj parandalimit, zbatimit dhe ndërgjegjësimit publik.

Për më tepër, Zyra e Rimëkëmbjes së Pasurive dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara është fuqizuar për të siguruar identifikimin, sekuestrimin dhe ripërdorimin efektiv të pasurive të paligjshme. Një projektligj i rëndësishëm në lidhje me Rimëkëmbjen e Pasurive pritet të miratohet në seancën plenare më 26 qershor 2025.

Në fushën financiare, Agjencia jonë e Inteligjencës Financiare tani vepron sipas një modeli mbikëqyrës të bazuar në risk, duke pëmirësuar përputhshmërinë me standardet e BE-së për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit.

Këto arritje pasqyrojnë vullnetin e palëkundur politik të Shqipërisë për të mbështetur sundimin e ligjit dhe për të përmbushur kriteret e pranimit në BE.

Ne jemi të vendosur për të bashkëpunuar ngushtësisht me institucionet e BE-së për të siguruar që reformat jo vetëm të miratohen, por të zbatohen plotësisht dhe në mënyrë efektive - duke hapur rrugën për një sistem qeverisjeje të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm për të gjithë qytetarët.

Për t'u përballur me sfidat në zhvillim të sigurisë dhe për të rritur kapacitetin institucional, Shqipëria ka ndërmarrë reforma strukturore në fushën e policisë dhe menaxhim kufitar.

Në fushën digjitale dhe kundër-narkotikëve, ne kemi krijuar një qendër kombëtare monitorimi kibernetik 24/7 dhe kemi aktivizuar Sistemin Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm - instrumente kyçe për përgjigje proaktive dhe të bazuara në prova ndaj kërcënimeve kibernetike dhe trafikimit të narkotikëve.

Të dashur kolegë,

Vizioni ynë është i qartë: ne synojmë të mbyllim negociatat e pranimit deri në vitin 2027 dhe të sigurojmë anëtarësim të plotë në BE brenda kësaj dekade.

Bashkimi Evropian nuk është thjesht destinacioni ynë; është pika referuese e qeverisjes, prosperitetit dhe solidaritetit për të cilën aspiron Shqipëria.

Shpreh mirënjohjen time më të thellë për partneritetin, udhëheqjen dhe besimin tuaj. Le të ecim përpara të bashkuar në qëllim, të palëkundur në angazhim dhe të vendosur në misionin tonë evropian.

Për ta përfunduar, dua të theksoj se vendimi për hapjen e zyrës së Parlamentit Evropian në Shqipëri do të forcojë më tej bashkëpunimin tonë drejt një Evrope më të bashkuar dhe më të fortë.
Kjo zyrë pasqyron mbështetjen e fortë të Parlamentit Evropian për rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE dhe përkushtimin për forcimin e institucioneve demokratike, sundimit të ligjit dhe angazhimit me qytetarët në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Zyra në Tiranë do të shërbejë si një urë lidhëse thelbësore—duke nxitur dialogun, duke lehtësuar bashkëpunimin me institucionet dhe shoqërinë civile shqiptare, dhe duke siguruar që vlerat dhe zërat e qytetarëve të reflektohen plotësisht në procesin e vazhdueshëm të anëtarësimit.
Ju faleminderit!

taulant balla

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës