LIVE UPDATES
Politike

Takimi i PD në Mirditë! Mëlyshi: Qyteti mbetet bastion i demokracisë, fitorja është mesazh për gjithë Shqipërinë

Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës, Mëlyshi tha se fitorja e opozitës në këtë qytet është meritë e qytetarëve të cilët nuk u dorëzuan ndaj presionit dhe manipulimit.

4 Dhjetor 2025, 18:55 Nga DOSJA
Takimi i PD në Mirditë! Mëlyshi: Qyteti mbetet bastion i
Albert Mëlyshi

MIRDITA- Kryetari i bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi ka deklaruar sot se Mirdita mbetet bastion i demokracisë dhe se  fitorja e saj është mesazh për gjithë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në foltoren e opozitës, Mëlyshi tha se fitorja e opozitës në këtë qytet është meritë e qytetarëve të cilët nuk u dorëzuan ndaj presionit dhe manipulimit.

Ai tha se Mirdita mbetet bastion i vlerave të lirisë dhe integritetit, ndërsa shtoi se ky model duhet të shërbejë si shembull për gjithë Shqipërinë. Në lidhje me 11 majin ai tha se gara nuk ishte e barabartë dhe se burimet shtetërore dhe mekanizmat publikë u përdorën për favore të pushtetit. 

Albert Mëlyshi: I nderuar kryetar i Partisë Demokratike zoti Sali Berisha, të nderuar deputetë, të nderuar anëtarë të kryesisë, drejtues lokal, përfaqësues të rinisë dhe të gruas. Të dashur demokratë dhe qytetarë të Mirditës. Sot jemi mbledhur për të analizuar në një diskutim të lirë me kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë mbi zgjedhjet e 11 majit, por dhe domosdoshmërinë për një angazhim më të madh, jo për fate individësh, por për fatet e Shqipërisë. Mirdita dha një mesazh të qartë. Demokracia dhe integriteti fitojnë pavarësisht presionit dhe padrejtësive.

Partia Demokratike fitoi këtu me diferencë, me diferencë të thellë krahasuar me çdo palë zgjedhje të mëparshme në një fitore të padiskutueshme. Ky rezultat është meritë e qytetarëve tanë, të cilët nuk u dorëzuan ndaj presionit dhe manipulimit. Mirdita mbetet bastion i vlerave të lirisë dhe integritetit.

Ky model duhet të shërbejë si shembull për gjithë Shqipërinë. Do doja njëkohësisht që nga raporti i OSBE-ODIHR-it të flasim për disa, për disa çështje të cilat dolën në raportin e OSBE-ODIHR-it. Gara nuk ishte e barabartë. Burimet shtetërore dhe mekanizmat publikë u përdorën për favore të pushtetit. Presioni mbi qytetarët dhe administratën publike, punonjësit dhe votuesit ishin të kërcënuar të drejtpërdrejtë ose indirekt.

Mediat ishin të anshme, opozita nuk pati hapësirë të barabartë për të komunikuar programin. Përdorimi i mekanizmave shtetëror në fushatë, automjete, ndërtesa, fonde dhe programe sociale të përdorura në mënyrë selektive. Klimë tensioni dhe polarizimi, reaktiv, agresiv dhe presion mbi qytetarët gjatë fushatës. Ky raport konfirmoi se beteja jonë nuk është vetëm politike, por edhe për standarte demokratike. Diskriminimi i Mirditës dhe trajtimi i padrejtë nga qeveria qendrore.

Mungesa e fondeve dhe investimeve bazike, rrugë, ujësjellësa, ndriçim dhe infrastrukturë. Mirdita kontribuon fuqishëm në ekonominë e vendit, energji elektrike, minerale, bujqësi, blegtori. Renta e kthyer në bashki, minimale, shpesh qesharake. Jo në proporcion me kontributin. Ajo që Mirdita i jep arkës së shtetit do të mjaftonte për të ngritur këtë zonë me dinjitet. Mirdita nuk kërkon privilegje, kërkon drejtësi dhe trajtim të barabartë, edhe përkundër këtyre padrejtësive. Mirdita fitoi me integritet dhe tregoi se qytetarët nuk dorëzohen.

Partia Demokratike ka disa detyra dhe përgjegjësi. Për reformën zgjedhore, garën e ndershme, administratë të depolitizuar, media të lirë. Forcimin i mbrojtjes së votës dhe pranisë në terren. Afrimi i personaliteteve të respektuar dhe profesionistëve. Ruajtja e bashkimit dhe seriozitetit të Partisë Demokratike. Organizimi i brendshëm, reflektim dhe përmirësim.

Partia Demokratike duhet të jetë gjithmonë parti e hapur, transparente dhe meritokratike. Si përfundim, Mirdita si shembull dhe thirrje për aksion, tregoi se kur qytetari qëndron i bashkuar me integritet, është mbi çdo presion politik. Fiton drejtësia. Kjo fitore nuk është thjesht një rezultat zgjedhor, është një mesazh për gjithë Shqipërinë. Ata që punojnë me ndershmëri, që kontribuojnë dhe që mbrojnë vlerat e demokracisë nuk mund të dështojnë. Dhe le mos të harrojmë, Mirdita nuk është vetëm një bashki.

Ajo është një shembull, shpresë dhe zë i fuqishëm për gjithë Shqipërinë, për qytetarët tanë, për të ardhmen e fëmijëve tanë, për një Shqipëri ku drejtësia dhe dinjiteti triumfojnë mbi padrejtësinë. Ne do të qëndrojmë të palëkundur. Rroftë Partia Demokratike!/Dosja.al

albert mëlyshi mirdita sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet