Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ka informacione se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit të Salianjit në Elbasan.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar përjashtimin e Ervin Salianjit nga Partia Demokratike. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se ka informacione se Suel Çela ka qenë organizatori kryesor i takimit të Salianjit në Elbasan.
Nga zyra e selisë blu, Kryedemokrati deklaroi se ai që ndërmerr një veprim të tillë, tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për veten e tij. Berisha tha se është absolutisht e papranueshme, që një anëtar i koruptuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë takime me Suel Çelën, të cilin e quajti kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit. Në fund, Berisha përshëndeti të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të Elbasanit dhe strukturat e saj që e bojkotuan një takim të tillë.
"Tani, do të ju them një gjë. Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira, kurrë, kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Kurrë nuk kam bërë dhe nuk bëj kompromis me krimin. Dhe në qoftëse e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka patur, kam bindjen më të thellë se, ka qenë dhe është vendimi më i drejtë.
Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse, bashkëpunimi me krimin. Që një anëtar i kuoptuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst ai që ndërmerr një veprim të tillë, ai tejkalon vijën e kuqe dhe ai është përgjegjës për veten e tij.
Nuk mund të pranoj kurrë, edhe njëherë asnjë formë bashkëpunimi me asnjë nga kartelet e drogës, as me organizatat kriminale. Përsa i përket takimit që thoni ju, kemi informacione, jo një por disa të cilat pohojnë se, Suel Çela ka qenë organizator në hije kryesor i takimit. Përshëndes të gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të Elbasanit, strukturat e saj që e bojkotuan me neveri një takim të tillë. Pra kjo parti ka linjë absolute të kuqe, çdo formë bashkëpunimi me organizatat kriminale dhe kartelet e drogës, kaq." tha Berisha./Dosja.al
Ilir Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të pyetet nesër nga Prokuroria e Posaçme në li...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokoratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se bashkë me opozitën do të bëjë...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Rama po bën një grusht shtet...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është mes dy zgjedhjeve,...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka nisur disa kontrolle në partnerët dhe bashkëpunëtorët e biznesmenit Ermal Be...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, duke folur për çështjen e Belinda Ballukut tha se kryeparlame...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se autori i vërtetë për ç&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot akuza ndaj qeverisjes së Ramës. Në këtë ...
pamje nga takimi TIRANË- E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy VanHorn është takuar sot me kry...
Erion Veliaj DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar nga qelia për 46-vjetorin e lindjes. Me anë të një po...