"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Takimi me Dumanin, Çelën dhe Metanin, reagon Komisionerja Kos: Vlerësova angazhimin për të luftuar korrupsionin...
Kos shkruan se gjatë takimit me Dumanin, Çelën dhe Metanin, ka vlerësuar angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ka shprehur mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK.
13 Mars 2025, 21:10Nga B.Z
Takimi
TIRANË - Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka reaguar pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri.
Në një postim në rrjetin social X, Kos shkruan se gjatë takimit me Dumanin, Çelën dhe Metanin, ka vlerësuar angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe ka shprehur mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK.
Reagimi i Kos:
Takim shumë i mirë me institucionet e pavarura të drejtësisë, të cilat mundësojnë një Shqipëri dhe një Europë të sigurt dhe të mbrojtur. Vlerësova angazhimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe shpreha mbështetje të fuqishme nga BE-ja për rolin dhe metodat e punës së tyre, veçanërisht për SPAK.
Very good meeting ëith independent justice institutions, ëhich enable safe and secure Albania and Europe.
I commended their commitment to tackle corruption and organised crime and expressed the EU firm support to their role and ëorking methods, in particular to SPAK.