LIVE UPDATES
Politike

Takimi mes Kurtit e Vuçiç në Bruksel, Berisha: Marrëveshja ishte win-win për palët, por s'u jep fund të gjitha problemeve mes vendeve

Berisha thotë se pavarësisht se marrëveshja për planin franko-gjerman nuk u nënshkrua, fakti që mes palëve nuk pati akuza të forta, është diçka pozitive.

1 Mars 2023, 11:18 Nga F.M
Takimi mes Kurtit e Vuçiç në Bruksel, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar takimin e zhvilluar në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Berisha thotë se pavarësisht se marrëveshja për planin franko-gjerman nuk u nënshkrua, fakti që mes palëve nuk pati akuza të forta, është diçka pozitive. Berisha thotë se ajo marrëveshje ishte që të dyja palër të dilnin të fituara, momenttalisht, por nuk u jep zgjidhje të gjitha problemeve mes dy vendeve.

Postimi i plotë:

Takimi i Brukselit përfundoi me/pa sukses?! Miq, takimi i shumë pritur i datës 27 shkurt 2023 në Bruksel për firmosjen e Marrëveshjes franko-gjermane, marrëveshje bazë e BE për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë përfundoi me/pa sukses apo gota gjysëm bosh/plot. Në fakt marrëveshja për të cilën të dy palët kanë deklaruar se e pranojnë nuk u firmos.
Por në dallim nga takimet e tjera në përfundim të këtij të fundit, pati vetëm akuza soft, të buta midis palëve. Pra pas takimit tonet ishin të qeta të përmbajtura dhe kjo ishte pozitive. Kryeministri Kurti pas takimit deklaroi se të dy palët u pajtuan me përmbajtjen e dokumentit të marrëveshjes dhe se ai ishte gati të firmoste marrëveshjen apo planin franko-gjerman por presidenti Vuçiç nuk pranoi të firmosë. Kurse presidenti Vuçiç deklaroi se Kryeministri Kurti nuk pranoi të flitet për asocacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë. U njoftua gjithashtu se takimi tjetër do mbahet në Bruksel gjysmën e dytë të marsit. Marrëveshja Kosovë- Serbi është shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe për të gjithë rajonin tonë. Kjo marrëveshje nuk jep zgjidhje përfundimtare të problemeve midis dy vendeve të pavarura fqinje, por zbatimi i saj e bënë atë marrëveshje ëin-ëin per palët domethënë vërtet të dobishme për Kosovën, Serbinë por dhe rajonin.
Për këtë arsye me qëllim që takimi tjetër të mos ketë të njëjtin rezultat si ky i datës 27 shkurt, mendoj se do të duhet të punohet për zhdukjen e pengesave ekzistuese për firmosjen e kësaj marrëveshje dhe aneksit të saj. Nga qëndrimi dhe deklaratat e palës serbe del se mospranimi i kryeministrit Kurti të diskutojë për Asocacionin ishte pengesë për të firmosur marrëveshjen nga ana e tyre. Dhe kjo në pamje të parë kalon përgjegjësinë te autoritet e Kosovës. Në bindjen time asnjë vend i lirë nuk mund të ndalojë krijimin e asocacioneve të qytetarëve pavarësisht nga bindjet politike, besimet fetare, përkatësia rracore dhe ajo etnike e tyre me kushtin e vetëm që ato të ngrihen në përputhje me kushtetutën e vendit. Në një vend të lirë kjo e drejtë është e pamohueshme. SHBA në menyrë të përsëritur janë shprehur për Asocacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Mendoj se Prishtina zyrtare duhet të angazhohet për një detyrim të tillë. Por e vërteta është se Beogradi nuk pretendon dhe nuk do pranonte nje asocacion brenda kornizës kushtetuese të Kosovës. Nuk duhet të kemi iluzione, presidenti serbomadh Aleksandër Vuçiç kërkon një asocacion etnonacionalist supra-kushtetues që de facto dhe de jure garanton shtrirjen e shtetit serb në Kosovë, shtrirjen e serbomadhisë në rajon. Një asocacion i tillë që do të mishëronte frymën e preambulës aneksioniste të kushtetutës serbe, preabmulë që qëndron si shpata e Demokleut edhe mbi këtë marrëveshje është i papranueshëm dhe i rrezikshem jo vetëm për Kosovën, por për mbarë rajonin. CiIido që mund të mbrojë apo mbështes një asocacion të tillë nuk duhet të harrojë se baruti i fuçisë në rajon është ultranacionalizmi serb dhe se minoriteti serb në Kosovë gëzon të drejta politike më të mëdha se sa çdo minoritet tjetër në Europë. Aq më tepër duhet mbajtur parasysh se në çdo vend të rajonit tonë gjenden komuna me shumicë të etnive që janë pakicë në këto vende dhe kjo ide sherrmbjellëse hap kështu kutinë e pandorës, domethënë një proces të pandalshëm me pasoja të paparashikueshme.
Si përfundim marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë nuk mbahet dhe nuk mund të mbahet peng nga autoritet e Kosovës të cilat duhet të pranojnë asocacione që respektojnë plotësisht normat e kushtetutës vërtet të mirë të Kosovës të hartuar nga komuniteti ndërkombëtar që garanton plotësisht liritë dhe të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe pakicave në këtë vend. Por firmosja e marrëveshjes nuk mund të arrihet duke aplikuar presione bazuar në parimin e locus minoris resistentiae ndaj Kosovës që kjo e fundit të shkelmojë Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese te saj. Marrëveshja franko-gjermane në të vërtetë po mbahet dhe druaj shumë se do të mbahet peng nga Serbia e cila jo vetëm nuk pranoi në marrëveshje njohjen e Kosovës as dhe heqjen e preambulës aneksioniste nga kushtetuta e saj, por kërkon t’i imponojë Kosovës një asocacion supra-Kushtetues etnonacional të komunave me shumicë serbe në këtë vend i cili do të ishte një kërcenim serioz per stabilitetin e Kosovës, rajonit dhe shpërblim i rrezikshëm për ultranacionalizmin serb. Ndaj dhe heqja dorë nga Beogradi nga kërkesa për një asocacion mbikushtetues në Kosovë është rruga e vetme për të arritur firmosjen dhe jetësimin e planit franko- gjerman i cili duket se gëzon mbështetje të plotë nga të dy vendet si nje marrëveshje ëin-ëin dhe qe mbeshtet nga BE, SHBA dhe rajoni.

Vuçiç dhe Kurti zhvilluan një takim në Bruksel më 27 shkurt, në praninë e ndërmjetësuesve evropianë, ku dhe pranuan propozimin e planit franko-gjerman, por firmosje nuk pati. Hapi i radhës është zbatimi i propozimit evropian për normalizimin e raporteve. Pas takimit në Bruksel, Bashkimi Evropian tha se palët janë shprehur të gatshme të punojnë në zbatimin e propozimit. BE-ja planifikon që në mars të ftojë liderët e Kosovës dhe Serbisë në takim për të diskutuar për zbatimin e propozimit evropian.

Kosova dhe Serbia që nga viti 2011 zhvillojnë negociata për të arritur normalizimin e plotë. Megjithatë, palët kanë pikëpamje të ndryshme sa i përket marrëveshjes përfundimtare. Kosova insiston në njohje reciproke, e Serbia në një zgjidhje kompromisi, pa treguar se për çfarë kompromisi bëhet fjalë.

sali berisha dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion