11 Shkurt 2025, 12:44
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një konferencë për mediat. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me takimin me emigrantët shqiptarë në Romë. Berisha tha se ai takim ishte diamanti i fillimit të fushatës elektorale.
Ai theksoi se ai takim ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD si dhe dëshmoi se emigracioni dhe diaspora e Shqipërisë është me PD-në. Berisha tha se vetëkuptohet frika dhe tmerret e pseudomazhorancës socialiste nga vota e diasporës dhe përpjekjet për ta penguar.
"Mirëdita, së pari unë dua të shpreh mirënjohjen më të pakufishme para atyre mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë në emigracion që mbushën sallën e atij takimi, ndër më entuziastit dhe më mbresëlënësit që kam pasur ndonjëherë. Ai takim ishte diamanti i fillimit të fushatës elektorale. Ishte dëshmia më e sigurt e fitores së ardhshme të PD. Ai takim aq entuziast u dëshmoi shqiptarëve, por edhe italianëve dhe të gjitha kombeve të tjera se emigracioni dhe diaspora e Shqipërisë është me PD-në, është me Sali Berishën.
Ndaj dhe vetëkuptohet frikëra dhe tmerret e pseudomazhorancës socialiste nga vota e diasporës dhe përpjekjet për ta penguar. Pra, unë dhe njëherë shpreh mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë atyre që e organizuan, degës së PD të Romës, drejtuesit të kësaj dege dhe të gjithë qytetarëve që u mblodhën në atë takim. Një mirënjohje të veçantë kam unë për kryetarin e grupit parlamentar të Forza Italia, Paolo Bareli. Për kryetarin e grupit në senat të Forza Italia, Gaspari. Për deputeten Erika Maseti, mikun tim, deputetin Batilokio, të cilët në një ditë të dielë u shkëputën nga familjet e tyre, nga detyrat e tyre dhe erdhën në një takim shumë miqësor, ku diskutuam për bashkëpunimin tonë të ardhshëm me Forza Italia," tha Berisha.
berisha pd
Politike
11 Shkurt 2025, 11:44
I.A
Ajola Xoxa
TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest ...
Politike
11 Shkurt 2025, 12:11
r.ll
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar ditën e djeshme me urdhër të Prokurorisë së Posa&cc...
Politike
11 Shkurt 2025, 12:24
N.F
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Partisë Demokratike në lidhje me Ligjin për Akademin&e...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:48
N.F
Bardhi
SHBA- Përfaqësues të PD-së kanë zhvilluar një takim me shqiptarët në Michigan të SHBA. I pranishëm...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:47
r.ll
rama te bashkia
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pak më herët në bashkinë e Tiranës, ku ka zhvilluar takim me ...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:35
N.F
Osmani dhe Vance
PARIS- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar ditën e sotme me zëvendës Presidentin amerikan, JD. ...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:34
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në bashkinë e Tiranës, ndërsa pritet të zhvillojë një taki...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:26
N.F
Kurti
KOSOVË- David Kanin, profesor i Studimeve Evropiane në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, thotë se rezultatet e zgjedhjev...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:16
I.A
Erion veliaj
TIRANË- Arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e djeshme në zyrën e tij në bashki ka lënë shum&...
Politike
11 Shkurt 2025, 11:02
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Gazetarja Beti Njuma përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ironizuar pëlqimet që ka marrë reag...