Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në dosje thuhet se është kërkuar informacion në komaninë "One" edhe për tabulatet telefonike të vëllait të kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliajt dhe ka rezultuar se logimet më të shpeshta i ka pasur në Qerret, Kavajë ku ka edhe një vilë të regjistruar në emër të tij. Por në dosjen hetimore thuhet se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë pronarët faktikë të "Marea Resort" . Këto dyshime thotë dosja mbështeten edhe në deklaratat e administratorit të Resortit, Maksim Greva, i cili konfirmon ndër të tjëra praninë e Ajola Xoxës në objekt.
TIRANË - Dosja.al ka zbardhur të tjera pjesë nga dosja hetimore e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe Bashkëshortes së tij Ajola Xoxës. Në dosjen hetimore përmendet një godine banimi e tipit “Vilë” e ndodhur në Qerret-Kompleksi “Marea Resort”, dhe thuhet se pronarët faktikë të saj janë Erion Veliaj dhe Xoxa.
Sipas dosjes hetimore kjo është vërtetuar nga të dhënat e kompanisë telefonike "One" për logimet që ka patur numri i Veliajt. Dhe nga hetimet ka rezultuar se numri i kryebashkiakut ka pasur logime të shumta në zonën e Qerretit kryesisht gjatë fundjavave por ka edhe logime të shpeshta gjatë ditëve të tjera të javës.
Gjithashtu në dosje thuhet se është kërkuar informacion në komaninë "One" edhe për tabulatet telefonike të vëllait të kryebashkiakut Veliaj, Arbër Veliajt dhe ka rezultuar se logimet më të shpeshta i ka pasur në Qerret, Kavajë ku ka edhe një vilë të regjistruar në emër të tij. Por në dosjen hetimore thuhet se Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa janë pronarët faktikë të "Marea Resort" . Këto dyshime thotë dosja mbështeten edhe në deklaratat e administratorit të Resortit, Maksim Greva, i cili konfirmon ndër të tjëra praninë e Ajola Xoxës në objekt. Gjithashtu në dosje thuhet se ka qenë Erion Veliaj, që gjatë periudhës 2020-2021 (periudhë që përkon me blerjen e vilës nga Arbër Veliaj) ka bërë pagesa për mirëmbajtjen e objektit të emërtuar si Vila 4A".
"Sipas deklaruesit pasuria në fjalë administrohet nga shoqëria "S&D Invest” Tiranë. Ky infomacion i dhënë nga Maksim Greva paraqet mjaft interes për hetimin, pasi konfirmon pagesat e bëra nga Erion Veliaj, pranë shoqërisë së mësipërmc (S&D Invest në pronësi të Gentian Sulës) për mirëmbajtjen e objektit. Nga tabela e pagesave, rezulton se ka qenë shtetasi Erion Veliaj, që gjatë periudhës 2020-2021 (periudhë që përkon me blerjen e vilës tjetër nga Arbër Veliaj) ka bërë pagesa për mirëmbajtjen e objektit të emërtuar si Vila 4A",- thuhet në dosjen hetimore.
Gjithashtu në dosje hetimore thuhet se nga kontrolli në këtë resort janë gjetur edhe disa materiale të cilat ishin firmosur nga vetë Ajola Xoxa. Dosja sqaron se janë gjetur konkretisht letra formati A4 me mbishkrimin "Mirëmbajtje pishine për disa periudha mujore gjatë viteve 2023-2024", me mbishkrimin e Xoxës.
Gjithashtu në dosje shkruhet se gjatë kontrollit në vilë janë gjetur edhe veshje për të rritur dhe për fëmijë të cilat tregojnë se në këtë banesë kanë jetuar Ajola Xoxa, bashkë me familjarët e saj si dhe Valbona Xoxa.
"Nga kontrolli kanë rezultuar një sërë sendesh të cilat lidhen me shtetasen Ajola Xoxa, Valbona Xoxa, apo familjarë të tyre. Ajo çfarë paraqet interes janë sendet të cilat dokumentojnë lidhjen e shtetases Ajola Xoxa me mirëmbajtjen e objektit. Konkretisht, në banesë është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndër të tjera dhe sa poshtë vijon: I) Një letër format A4, si e lagur, në të cilën është një tabelë më mbishkrimin "Shërbim mirëmbajtje pishine , klienti "Ajola", me përshkrim "Mirëmbajtje Gusht, Shtator, Tetor 2024", me vlerë të shënuar "45000"; II) Një letër format A4, e Cila është një tabelë me kokën "Shërbim mirëmbajtje pishine", me shënimet Muaji "2023-2024", Klienti "Ajola" përshkrimi per shërbimet në vlerën faturë e cila është e vulosur me vulë rrethore të subjektit me NUIS: K71630041Q, me emër "Poëatec-AL" shpk; III) Një bllok i vogël shënimesh në brendësi të të cilit ndodhet një shënim në dukje i shkruar nga shtetasja Valbona Xoxa",- thuhet në dosje.
Etjen Xhafaj TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj ka reaguar në rrjetet sociale për arrestimin e kryebashkiakut të T...
Foto ilustruese SHBA- Koalicioni i fitores të Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë për mediat nga Michigan-i i SHBA...
Tedi Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi, ka publikuar një dokument, që ai thot...
Klotilda Bushka TIRANË - Deputetja socialiste Klotilda Bushka akuzohet si e përfshirë në veprime të paligjshme lidhur me dosjen e ...
Edi Rama dhe Erion Veliaj TIRANA- Kryeminstri Edi Rama ka bërë një reagim lidhur me titullin e artikullit të BIRN ku paqyrohet nj&...
Bashkia Tirane TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa v...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha duke folur në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike u shp...
Erion Veliaj TIRANE- Një element interesant zbulohet në dosjen e SPAK në vendimin për dhënien e masës së sigurisë n...
Veliaj, Xoxa TIRANË - Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore prej 366 faqesh për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj i...
Ajola Xoxa TIRANË- Dosja.al ka siguruar dosjen hetimore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet nën arrest për disa vepra...