LIVE UPDATES
Politike

Tedi Mula: PSD do të jetë surprizë në zgjedhjet e 11 majit, objektivi minimal shtatë deputetë

Ai thekson se PSD ka punuar në terren gjatë gjithë katër viteve të fundit, duke qëndruar pranë qytetarëve dhe duke ofruar zgjidhje konkrete për problemet e tyre.

7 Maj 2025, 19:05 Nga M.B
Tedi Mula: PSD do të jetë surprizë në zgjedhjet e 11 majit,
Tedi Mula

TIRANA- Kandidati i Partisë Social Demokrate (PSD) për Tiranën, Tedi Mula, në një intervistë për Top News, në emisionin “Breaking” me Xhoi Malësinë, ka folur për pritshmëritë e partisë së tij në zgjedhjet e 11 majit. Ai thekson se PSD ka punuar në terren gjatë gjithë katër viteve të fundit, duke qëndruar pranë qytetarëve dhe duke ofruar zgjidhje konkrete për problemet e tyre.

Mula shprehet se PSD do të jetë surpriza e këtyre zgjedhjeve, me objektivin për të krijuar një grup parlamentar prej të paktën shtatë deputetësh. Ai gjithashtu flet për ngjarjen e fundit pranë zyrës së tij në Ali Dem dhe për lidershipin e kryetarit të partisë, Tom Doshi, të cilin e konsideron një mbështetës të fuqishëm për të rinjtë dhe familjet shqiptare.

Xhoi Malësia: Të dielën do votojnë të gjithë, PSD ka bërë një garë goxha aktive dhe ambicioze. Si ka qenë ky muaj? Si jeni qasur me elektoratin?

Tedi Mula: Unë e quaj muaj protokolli këtë sepse ne jemi përherë pranë qytetarëve, nuk është se vetëm një muaj para duhet të jemi afër qytetarëve. Gjatë gjithë këtyre katër viteve, nga zgjedhjet e kaluara deri në zgjedhjet e vitit 2025, tani ne kemi qëndruar pranë qytetarëve, pranë familjeve të qytetarëve shqiptarë, kështu që nuk përbën ndonjë lloj ndryshimi. Shpesh herë më thonë miqtë e shokët “Hë mo, a po lodhesh?”, nuk po lodhem se këtë punë po e bëjmë gjatë gjithë kohës, nuk është problemi se po e bëjmë vetem këtë muaj. Kjo ndryshon nga partia jonë me shumë parti të tjera të cilat kujtohen vetëm muajin e fundit që thonë “u lodhëm, pse? Sepse kemi takuar njerëz”. Ne jemi aktivë gjatë gjithë kohës në 4 vitet e fundit.

Xhoi Malësia: Si ka qenë pritja e njerëzve? Ju thoni që mbetemi vazhdimisht në kontakt me njerëzit. A do jetë ky një avantazh edhe të dielën?

Tedi Mula: Ky është avantazh jashtëzakonisht i madh, ky është vazhdimi i katër viteve që ne jemi në terren dhe shpresojmë ta konkretizojmë në datën 11 me votë, sepse në fund të fundit, vota është bilanci më i madh se sa afër i kemi qëndruar ne njerëzve. Pritshmëritë janë të mëdha, njerëzit, familjarët, bizneset na kanë pritur në mënyrë të jashtëzakonshme sepse shohin shpresë dhe se programi jonë është shumë pranë atyre. Nuk japim premtime të mëdha që nuk arrijmë t’i zbatojmë. Problemet e njerëzve janë më të thjeshta, ato duhet t’i orientosh drejt zgjidhjes. Shpesh herë bëhet kjo lloj propagande sepse duan ta marrin peng votuesin duke i trajtuar që shiko se këtë hall ta zgjidh unë, etj., etj., kurse neve orientojmë. Vota është vullnet i lirë.

Xhoi Malësia: Para disa ditësh u raportua dhe për ngjarje të ndodhur në zonën e Ali Demit, aty ku ju edhe jeni kandidat i deleguar i PSD, ngjarje që u zhvillua shumë pranë zyrës suaj, por zyrtarë të partisë, përfshirë zotin Tom Doshi, thanë që nuk kishte asnjë lidhje me zgjedhjet. Çfarë ndodhi?

Tedi Mula: Unë isha në një takim tjetër elektoral, vetëm kur filluan të merrnin telefonata njëra pas tjetrës, “çfarë ka ndodhur, çfarë ka ndodhur?”. Në tre telefonatat e para thashë shokë dashamirës që duan të bëjnë shaka, ndonjë lojë të tyre, por kur e hapa edhe telefonin pashë që aty kishte ndodhur një ngjarje. Historia nuk ka lidhje fare as me PSD as me zyrat tona. Një sherr midis një grup djemsh që jetojnë në Ali Dem, diku 30 metra larg zyrës sonë, kishte përfunduar më pas në një konflikt, një sherr banal, pastaj kishte përfunduar në ambientet e një lokali e nga ambienti i lokalit në ambientet e jashtme të zyrës sonë, ku ishte thyer dhe një xham. Në fillim fare është raportuar për të shtëna me armë zjarri drejt zyrës sonë, alarmoi të gjithë familjarët tanë, dashamirësit tanë, thanë çfarë ka ndodhur dhe realisht është një lajm i tmerrshëm. Të shohësh të shtëna me armë zjarri, të shohësh zyrën tënde, aty punojnë djem e vajza, kështu që ishte një problem i madh. Gjatë bashkëpunimit me policinë, i kam kërkuar që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt dhe të jepet informacioni zyrtar pa kaluar me këto zbukurimet që tentuan t’i bënin.

Xhoi Malësia: Si i ke pritshmëritë në këto zgjedhje? Je kandidat ku je përfshirë në pak a shumë të themi për të bindur qytetarin me premtimet që ke dhënë dhe si e pret ti rezultatin pas të dielës?

Tedi Mula: Ne jemi familje politike, pritshmëritë tona janë jashtëzakonisht të mëdha, mendoj PSD do jetë surprizë në qarkun e Tiranës, jo surprizë për njerëzit që po punojnë për PSD, surprizë për sondazhet që dalin herë pas here dhe neve nuk na llogarisin aspak. Një parti që ka tre deputetë, me struktura, me zyra, me çdo gjë, të dalë poshtë partive të cilat as nuk kanë zyra, as nuk kanë mandate deputeti, unë nuk e kuptoj këtë lloj gjëje. Por pritshmëritë si parti janë ato që kanë qenë, krijimi i një grupi parlamentar, minimalisht shtatë deputetë në parlamentin e ardhshëm dhe ky grup parlamentar do jetë garancia e çdo premtimi që ne kemi bërë dhe programit elektoral që ne kemi.

Xhoi Malësia: Si bastion i PSD është parë edhe Shkodra, po punohet fort edhe atje, i prin listës zoti Tom Doshi. Është i vetmi kryetar partie që nuk kandidon në Tiranë. Shkodra pothuajse është e konfirmuar, zoti Doshi në Shkodër është ai “Kingmaker” i cili ka vendosur të garojë vetë dhe t’i tregojë qytetarëve që unë jam pranë jush. I ka qëndruar gjatë gjithë kohës qytetarëve afër dhe mendoj që në Shkodër jemi shumë afër mandatit të tretë. Nëse do arrihet objektivi me tre mandate në Shkodër do ishte një fitore e madhe për partinë tonë.

Xhoi Malësia: Përsa i përket zotit Tom Doshi, është përfolur shumë për lidershipin e tij, i ka dhënë mundësi të rinjve. Si e ke parë edhe ti personalisht raportin me të, çfarë mund të thuash për zotin Doshi?

Tedi Mula: Kjo pjesë është fat për ne të kemi një lider të tillë për një arsye të vetme, sepse të lejon të rrish rehat në habitatin tënd, t’i thuash gjërat ashtu siç i mendon ti. Çdo lloj organizimi që ti do të bësh është përherë dashamirës ndaj organizimeve të tilla, thotë hajde të mblidhemi, mblidhni rininë, gratë etj. Unë mendoj që është fat për ne. Dhe na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për në terren, që ne dalim, ka shumë njerëz të cilët thonë do ia japim votën Tom Doshit se ai është burrë. Kjo na ndihmon të jemi të deleguar në njësitë tona.

Xhoi Malësia: Thonë që ai nuk ka shumë jetë personale për shkak të këtij komunikimi të vazhdueshëm. Është e vërtetë?

Tedi Mula: Absolutisht po. Duke pasur dhe rrethanat që njihemi pak më shumë, çdo fundjavë zoti Doshi nuk e kalon me familjen e tij, por përherë është pranë qytetarëve në qytetin e Shkodrës. E ka traditë që kur është zgjedhur deputet për herë të parë në Shkodër që kështu çdo të shtunë e të dielë e gjeni në Shkodër përherë. I bëj thirrje të gjithëve në 11 maj të jenë sa më të shumtë duke votuar. Në 11 maj mos harrojnë numrin 11, PSD.

tedi mula

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën