LIVE UPDATES
Politike

Teliti prezanton 5 shtyllat e programit ekonomik të PD-së: Plan realist për ta bërë Shqipërinë një vend ku ia vlen të jetosh dhe të investosh

Teliti kritikoi politikën ekonomike të qeverisë aktuale dhe ofroi një plan për të çliruar ekonominë nga burokracitë dhe korrupsioni, duke ofruar lehtësira fiskale për bizneset dhe sipërmarrësit, si dhe mbështetje për zhvillimin e sektorëve të prodhimit, bujqësisë dhe energjisë.

16 Shkurt 2025, 13:41 Nga N.F
Teliti prezanton 5 shtyllat e programit ekonomik të PD-së: Plan
Teliti

TIRANË- Koordinatori i programit ekonomik të PD-së, Dorian Teliti ka mbajtur fjalën e tij gjatë takimit të zhvilluar sot ku po prezantohet "Programi i Qeverisjes 2025-2029 për sektorin e Ekonomisë". Teliti prezantoi sot 5 shtyllat kryesore të modelit ekonomik të PD-së. Ai shpreh se 5 shtyllat janë një ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune, sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta, barazi ekonomike dhe zhdukja e varfërisë ekstreme, tërheqja e investimeve dhe kthimi i shqiptarëve në atdhe si dhe qeverisje e vogël, efikase dhe transparente

Teliti kritikoi politikën ekonomike të qeverisë aktuale dhe ofroi një plan për të çliruar ekonominë nga burokracitë dhe korrupsioni, duke ofruar lehtësira fiskale për bizneset dhe sipërmarrësit, si dhe mbështetje për zhvillimin e sektorëve të prodhimit, bujqësisë dhe energjisë.

Teliti theksoi rëndësinë e një sistemi fiskal të drejtë dhe të qëndrueshëm, si dhe garantoi rritjen e pensioneve dhe mbështetje për familjet me të ardhura të ulta. Ai po ashtu paraqiti masa për të tërhequr investitorë dhe për të rikthyer shqiptarët që jetojnë jashtë vendit. Koordinatori i programit ekonomik të PD, theksoi se ky plan është i realizueshëm dhe ka si synim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë.

Fjala e plotë e Telitit:

I nderuar Kryetar dhe lider historik i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, profesionistë dhe sipërmarrës, të nderuar pjesëmarrës që besoni në një Shqipëri më të drejtë dhe më të begatë, Sot, vendi ynë ndodhet në një udhëkryq. Shqipëria po përjeton një krizë të thellë ekonomike.

Varfëria ka zënë vend në çdo shtëpi, çmimet janë të larta, taksat e rënda, mungesa e investimeve, si vendase ashtu edhe të huaja, dhe papunësia po detyrojnë shqiptarët të largohen masivisht. Bizneset po falimentojnë, familjet mezi po përballojnë muajin dhe shtresa e mesme po zhduket. Ky nuk është një realitet i pashmangshëm, por një pasojë e keqqeverisjes dhe korrupsionit. Ne jemi këtu për të sjellë një ndryshim rrënjësor dhe të vërtetë!

Me Sali Berishën Kryeministër dhe Partinë Demokratike në qeverisje, qytetari, familja dhe sipërmarrja do të kenë vendin që u takon, në qendër të modelit dhe politikave tona ekonomike e sociale. Modeli ynë ekonomik do të bazohet dhe ndërtohet mbi 5 shtylla të forta: Një ekonomi që prodhon dhe krijon vende pune. Një sistem fiskal të drejtë dhe taksa të ulëta. Një shtet që garanton barazi ekonomike dhe zhduk varfërinë ekstreme. Një Shqipëri që tërheq investime dhe kthen shqiptarët në atdhe. Një qeveri të vogël, por efikase dhe transparente.

Prej 12 vitesh, Shqipëria prodhon gjithnjë e më pak. PS-ja në qeverisje ka ndërtuar një ekonomi të bazuar në importe dhe ndërtim, duke shkatërruar sektorët strategjikë si industria dhe bujqësia. Ky model aktual nuk krijon as vende pune të qëndrueshme dhe as zhvillim të vërtetë.

Pyetja është: Si do ta ndryshojmë këtë situatë? Fillimisht do t’i heqim nga gryka e sipërmarrjes dhe konsumatorëve zinxhirët e rëndë të një politike dhe administrate të korruptuar, duke çliruar të gjitha energjitë pozitive që vijnë nga konkurrenca e lirë, reale dhe e ndershme midis operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu, me një paketë lehtësirash fiskale dhe proceduriale për sipërmarrjet prodhuese dhe për ato që krijojnë gjithnjë e më shumë vende pune, me skema konkrete mbështetjeje të financuara apo bashkefinancuara me Bankën Zhvillimore Kombëtare që do të financojnë startup-et, sipërmarrësit e rinj dhe projektet strategjike në prodhim, industri, bujqësi dhe energji, mund të ndalim rrokullisjen e rrënimit ekonomik dhe të kthejmë prodhimin në epiqendër.

Ekonomia shqiptare nuk mund të mbijetojë vetëm me turizëm dhe remitanca. Ajo duhet të mbështetet në sektorë që krijojnë vende pune të qëndrueshme dhe të paguara mirë. Sot, shteti shqiptar nuk është mik i sipërmarrjes, por një armik i saj. Bizneset trajtohen si burime për t’u shtrydhur me taksa, tarifa dhe gjoba arbitrare. Ne do ta ndryshojmë këtë model shtypës dhe do të krijojmë një sistem fiskal të drejtë, të parashikueshëm dhe të qëndrueshëm.

Taksë e sheshtë 10% mbi të ardhurat, fitimet dhe kapitalin – një sistem i drejtë që rrit konkurrencën dhe ul informalitetin. Zhdukim taksimin vrastar progresiv rilindas. Rritje të kufirit të xhiros vjetore mbi përjashtimin nga TVSH dhe tatim fitimi për bizneset e vogla, 180 mijë euro xhiro vjetore.

Eliminimi i burokracive dhe kontrolleve abuzive. Bizneset do të kenë qartësi dhe stabilitet. Sistemi tatimor do të vendoset në fillim të mandatit dhe nuk do të ndryshojë për 4 vjet. Kjo do të krijojë besim dhe siguri për sipërmarrësit dhe ekonominë. Një ekonomi e drejtë nuk mund të funksionojë nëse qindra mijëra familje jetojnë në varfëri ekstreme. Ne do të krijojmë një sistem që garanton një nivel minimal jetese dinjitoze për të gjithë.

Vendosja e minimumit jetik 200 euro – brenda 100 ditëve të para është angazhim i patjetërsueshëm. Rritje reale e përvitshme e pensioneve. Rimbursimi i TVSH-së për shportën bazë për familjet me të ardhura të ulta. Paketat e lindjes, paketat për fëmijët, subvencionimet e blerjes së shtëpisë, sidomos për çiftet e reja (shtëpia është traditë e shqiptarëve), etj.

Këto janë disa nga masat që do të merren menjëherë, që në muajt e parë të qeverisjes. Ne nuk do të lejojmë më që askush të jetojë në kushte të mjerueshme, që familjet të mos kenë mundësi të sigurojnë jetesën, apo që të rinjtë të mos kenë shpresë për të ardhmen.

Të nderuar, në këto vite, vendet e rajonit po tërheqin investitorë të shumtë, ndërsa Shqipëria ka mbetur pas për shkak të korrupsionit, mungesës së sigurisë juridike, politikave të gabuara fiskale dhe paqëndrueshmërisë ekonomike. Ne do ta ndryshojmë këtë realitet!

Përveç të tjerave: Do të ngritim katër Zona të Lira Ekonomike, ku investitorët e huaj do të kenë lehtësira fiskale dhe logjistike për të ndërtuar fabrika dhe industri në Shqipëri. Defiskalizimi i kompanive që hapin vende pune, sidomos në IT dhe inovacion, do të kenë përjashtime tatimore nga 3 deri në 5 vite.

Do të implementojmë “Programin Kombëtar për Kthimin e Emigrantëve” – me përjashtime fiskale deri në 5 vjet për emigrantët që kthehen dhe hapin biznes në Shqipëri. Shqipëria nuk mund të jetë më një vend që humbet kapitalin e saj më të madh – njerëzit. Ne do të krijojmë një ekonomi ku shqiptarët të kenë arsye për të kthyer, arsye për të qëndruar dhe arsye për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu.

Dhe së fundmi, me Sali Berishën Kryeministër, do të rikthejmë qeverisjen e vogël, por efikase dhe transparente. Në këto kohë krize, nuk ka vend për lukse, nuk tolerohet asnjë shpërdorim. Do të rikthejmë garën në prokurimet publike.

Do të pezullojmë fillimisht çdo pagesë për PPP-të korruptive dhe më pas do t’i anullojmë ato nga e para te e fundit. Hiqen me ligj PPP-të e pakerkuara. Rritja e transparencës dhe llogaridhënies do të jetë kryefjalë në menaxhimin e financave publike.

Të nderuar pjesëmarrës, këto nuk janë premtime boshe, nuk janë premtime elektorale. Këto janë pjesë të një plani konkret, të një plani realist për ta bërë Shqipërinë një vend ku ia vlen të jetosh dhe të investosh. Koha është tani! Është radha e shqiptarëve të ndershëm. Të gjithë bashkë, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë! Ju Faleminderit!

teliti pd ekonomia

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale