LIVE UPDATES
Politike

“Tirana Diplo 2024", Berisha: Ambasadorët të punojnë për Shqipërinë, e jo për interes të narko-qeverisë së Edi Ramës

Berisha tha se kryeministri Edi Rama foli para diplomatëve të Shqipërisë në një konferencë, që tradicionalisht është konferencë vjetore, por konferenca mblidhet në një moment dështimesh të mëdha të politikës shqiptare. 

26 Gusht 2024, 15:08 Nga M.B
“Tirana Diplo 2024", Berisha: Ambasadorët të punojnë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur ditën e sotme në lidhje me konferencën e Ambasadorëve “Tirana Diplo 2024" që nisi sot. Berisha tha se kryeministri Edi Rama foli para diplomatëve të Shqipërisë në një konferencë, që tradicionalisht është konferencë vjetore, por konferenca mblidhet në një moment dështimesh të mëdha të politikës shqiptare. 

Ai shtoi se Rama nuk foli për ngrirjen pothuaj de facto të marrëdhënieve me Kosovën, pasi më haptas se sa Aleksandër Vuçiç, sipas Berishës, Rama shpalli sanksionet ndaj Republikës së Kosovës. Berisha tha po ashtu se Rama ngriu marrëdhëniet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse u angazhua direkt në fushatë elektorale në mënyrën më ptë paskrupullt.

Kreu i PD ka shtuar se Rama në këtë takim u përpoq t’i jepte ngjyrat e zeza partiake diplomacisë shqiptare dhe ta paraqesë atë si diplomacinë e partisë shtet. Sipas tij, një diplomaci në funskion të interesave në funksion të Edi Ramës është një diplomaci në dëm të madh të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Sot, Edi Rama foli para diplomatëve të Shqipërisë në një konferencë, që tradicionalisht është konferencë vjetore, por konferenca mblidhet në një moment dështimesh të mëdha të politikës shqiptare. Në radhë të parë, ndjekur kjo edhe nga diplomacia për shkakun më themelor, sepse institucionet e narko-shtetit nuk mund të përmbushin detyrat e tyre kushtetuese.

Edi Rama nuk foli një fjalë për marrëdhëniet e ngrira që ka krijuar ai në fqinjin jugor, kryekëput për interesa të tij mafioze të tij personale në trojet dhe brigjet e Bashkisë së Himarës. Nuk foli një fjalë për burgosjen e kryetarin e zgjedhur të bashkisë me rrëmbimin e mandatit në mënyrë që të garantojë se do të përvetësojë ato që nuk i takojnë.

Edi Rama nuk foli një fjalë për ngrirjen pothuaj de facto të marrëdhënieve me Kosovën, pasi më haptas se sa Aleksandër Vuçiç, Edi Rama shpalli sanksionet ndaj Republikës së Kosovës. Sulmoi me egërsi kryeministrin e saj, loboi me patuprësi për mosakordimin e liberalizimit të vizave, akt flagrant armiqësor ndaj një vendi të lirë dhe të pavarur, aq më tepër ndaj një vendi që banohet në 90 përqind nga shqiptarët.

Edi Rama ngriu marrëdhëniet në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sepse u angazhua direkt në fushatë elektorale në mënyrën më ptë paskrupullt. Mrrëdhënie pothuaj të ngrira janë dhe në Malin e Zi.

Të gjitha këto, sepse Tirana e Edi Ramës, Tirana zyrtare, nuk respekton asnjë parim të rregullojë marrëdhëniet ndërshtetërore, ndjek vetëm interesa mafioze, vetëm interesa klienteliste në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Së dyti, mashtroi, siç është zakon. E vërteta është se dhjetorin që kaloi, ndonëse u shpall me të madhe në Tiranë nga miqtë e Edi Ramës, se në dhjetor do të hapej kapitulli i parë i negociatave, në dhjetor Këshili Europian dhe Komisioni Europian i vendosën 5 kushte të reja. Shqipëria sot është vendi i burgosjeve politike, i persekutimit politi. Shqipëria so është vendi i vetëm në Europë në të cilën 3 liderë të partive kryesore opozitare janë në arrest, ose në ndjekje penale.

Pra, jo që s’ka progres, por në një rast unik po bën 4 vite që nga dita e vendimit për të hapur negocita, e vendimit në parim, por negociatat nuk janë hapur për kapitujt dhe kjo për shkak të qendrimeve anti-demokratike, anti-kushtetuese të Edi Ramës.

Edi Rama në këtë takim u përpoq t’i jepte ngjyrat e zeza partiake diplomacisë shqiptare, ta paraqesë atë si diplomacinë e partisë shtet. Në këtë kontekst, jam i bindur se  një diplomaci në funskion të interesave në funksion të Edi Ramës është një diplomaci në dëm të madh të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ndaj dhe unë iu bëj thirrje diplomatëve shqiptarë të qendrojnë si përfaqësues të Shqipërisë, dhe jo të kreut të narko-shtetit, Edi Ramën.

Nuk mund të mos ritheksoj se kjo konferencë mblidhet në një kohë kur, pavarësisht nga lustrat, faktikisht Edi Rama është personi i vetëm që ka rekrutuar në korrupsion për ta nxitur kundër opozitës famëziun, Mc Gonigal, ish-shefin e kundërzbulimit të FBI për Nju Jorkun. Rekrutoi në korrupsion me Agaçin e tij, njeriun e besuar nga autoritetet italiane për të kontribuar në luftën kundër drogës në Shqipëri, gjeneral Lisin.

Edi Rama figuron tashmë në dosjet e mëdha, së bashku me vëllain e tij të vjedhjeve dhe trafiqeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Edhe njëherë, duke dënuar zbatimin e parimeve të narko-shtetit në diplomacinë shqiptare iu bëj thirrje diplomatëve të qendrojnë përfaqësues të vendit dhe të kombit të tyre, dhe jo të një klike, të një kasti, të një ekipi, i cili sundon në aleancën e krimit, vjedh zgjedh zgjedhjet, shndërron pasuritë publike të shqiptarëve në mallkim për qytetarët, sundon me drogën dhe krimin.

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet