LIVE UPDATES
Politike

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Të shmangim korrupsionin dhe ndikimet e palëve të treta

Gjatë fjalës në tryezën për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi deklaroi se trasnparenca financiare do të shmangte korrupsionin dhe ndikimin nga palët e treta.

3 Mars 2026, 10:28 Nga I.A

Tryeza për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi: Të shmangim

TIRANË- Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Oerd Bylykbashi ka theksuar rëndësinë e transprarencës financiare të partive politike. Gjatë fjalës në tryezën për Reformën Zgjedhore, Bylykbashi deklaroi se transparenca financiare do të shmangte korrupsionin dhe ndikimin nga palët e treta.

Sipas Bylykbashit ekspertiza ndërkombëtare dhe kontributet e shoqërisë civile do të ndihmojnë në hartimin e një kuadri më të qëndrueshëm ligjor. Ndërkohë që theksoi se funksionimi i partive politike është një çështje thelbësore kushtetuese, po aq sa edhe transparenca e financimit të tyre.

'Është një çështje që dikur, rreth 25 viteve më përpara, Komisioni i Reformës Zgjedhore i asaj kohe e kishte si temë dhe në atë kohë ishte OSBE-ja që e kishte çështjen si çështje rekomandimesh, por sot nuk është vetëm OSBE-së, është gjithashtu një çështje qendrore e procesit që Shqipëria ka në integrimin në Bashkimin Europian. Dhe jo më kot është tashmë dhe pjesë e interim benchmarks. Ajo që është e rëndësishme është që këto janë rregulla të cilët në të shkuarën kanë qenë gjithmonë të bashkëndara, ndryshimet janë bërë në mënyrë të përbashkët dhe e rëndësishme është që të qëndrojmë në të njëjtin shtrat. Ajo që unë dua të theksoj, pa hyrë në detaje, është thënë në shumë tryeza, që funksionimi i partive politike është po aq një çështje thelbësore kushtetuese sa dhe transparenca e financimit të tyre. Në kushtetutë në mënyrë të shprehur, kërkohet nga partitë politike që të publikojnë financat e tyre. Por po kaq partitë politike janë organizma në nivel kushtetues të cilët janë, kanë rol themelor në formimin e pluralizmit dhe demokracisë parlamentare në Shqipëri. Kështu që është e vërtetë, është e rëndësishme.

Gjatë gjithë këtyre viteve është vënë theks shumë i madh, shumë i fortë tek transparenca. Dhe kjo është absolutisht jo vetëm një kërkesë kushtetuese, është kërkesë e Bashkimit Europian. Unë besoj dhe besoj ndajmë të gjithë një mendim, transparenca është një elementet e rëndësishëm që partitë politike të funksionojnë në mënyrë demokratike dhe duke shmangur korrupsionin. Duke shmangur jo vetëm korrupsionin por dhe influencat kriminale apo influencat e faktorëve të tretë të huaj, të cilët kanë synim të ndërhyjnë në sistemin demokratik shqiptar. Pra duhet të jemi të kujdesshëm që të krijojmë një barrierë dhe t'i mbajmë të shëndetshëm pluralizmin politik dhe partitë politike. Por transparenca nuk mund të funksionojë pa patur ujë në burim. Pra duhet patjetër që financimi i partive politike të jetë i shëndetshëm, jo vetëm në aspektin e e pastërtisë, por dhe në aspektin e sasisë së financimit që partitë politike marrin për të qenë imune nga nevojat për të tu ekspozuar përtej asaj që kërkon ligji dhe interesi publik.

Pra së pari ne duhet të kujdesemi që financimi të jetë i mjaftueshëm dhe i shëndoshë që partitë politike të kenë mundësinë që të funksionojnë në mënyrë demokratike brenda tyre dhe në sistemin parlamentar. Pra duhet të bëjmë një balancë shumë të kujdesshme midis transparencës dhe pluralizmit dhe demokracisë në parlament. Në parlament dhe jashtë tij. Duhet që ky ligj të parashikojë, pra duhet të parashikojë një sistem limfatik për sistemin politik shqiptar, i cili është i tillë që i bën ato të funksionojnë në mënyrë normale, demokratike, po më pas të jenë dhe transparente. Pra ajo që ne do përpiqemi, duke filluar nga sot në punën me ekspertët dhe në konkluzionet që do vijnë më tutje, është që ky ligj të jetë sa më gjithëpërfshirës për interesat e partive, por dhe të publikut.

Po jo vetëm për partitë kryesore, po dhe për partitë e vogla apo partitë e reja, jo vetëm për partitë parlamentare dhe po dhe ato që janë jashtë parlamentit. Sigurisht që kjo është një arkitekturë e vetëm një pjese, ne duhet që i gjithë sistemi i partive politike të mund të jetë i tillë që garanton sa më lart. Vitet e fundit kanë treguar, kanë dhënë prova që ligji është abuzuar për të cenuar pluralizmin politik, por kjo nuk është tema e sotme. Tema e sotme është pikërisht se si ne të ndërtojmë një sistem financimi dhe transparence të financimit, i cili prodhon pluralizëm dhe jo një regjim financiar, i cili do të ekspozonte partitë politike, kryesisht ato të opozitës, karshi instrumentave kontrollues,' tha Bylykbashi./Dosja.al

oerd bylykbashi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje