LIVE UPDATES
Politike

FOTO/ Vangjeli: Prova të reja që dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e PD dhe mënjanimin me çdo kusht të Sali Berishës

Vangjeli gjatë fjalës së saj ka paraqitur dokumente dhe foto që dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e PD dhe mënjanimin me çdo kusht të Sali Berishës.

29 Qershor 2024, 11:44 Nga N.F
FOTO/ Vangjeli: Prova të reja që dëshmojnë se si korrupsioni
Vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka mbajtur ditën e sotme një deklarata para mediave. Vangjeli gjatë fjalës së saj ka paraqitur dokumente dhe foto që dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e PD dhe mënjanimin me çdo kusht të Sali Berishës.

Ajo më tej tha se Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”. Sipas saj në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së Neë Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.

Vangjeli më tej shtoi se pas dënimit të McGonigal, Edi Rama u ndje edhe më i motivuar për të vijuar bashkëpunimin me miqtë e ish shefit të zbulimit. Ajo tha se në Shkurt 2024, Ergys Verdho asokohe administrator i KESH, njoftoi shpalljen fitues të Ernst & Young Albania shpk për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e projektit ndërtimi i HEC Skavica, fondi 450 000 euro, kohëzgjatja 6 muaj.

Deklarata e plotë e Vangjelit:

Në vitin 2018 Edi Rama ka përdorur 2 VKM të sigluara “Sekret”, njëra prej të cilave me nr.308, e datës 23 maj, “Për autorizimin e Ministrisë së Brendshme dhe MFE për lidhjen e kontratës me kompaninë “ERNST & YOUNG” për të ofruar konsulencë në zbatim të planit të veprimit “Për luftën kundër krimit ekonomiko-financiar dhe korrupsionit “në gjurmët e parasë” në vlerën 375 mijë euro.

Megjithëse KLSh në raportin auditues të vitit 2018 lidhur me zbatimin e buxhetit të shtetit ka gjetur shkelje për përdorimin e fondeve rezervë, mangësi në dokumentacion, mungesë relacionesh shpjeguese, dhe preventiva të shërbimeve në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimit standard të zbatimit të tij, “ERNST & YOUNG” në 07 maj 2019 përfiton pagesën prej 375 mijë euro nga MF për shërbimin e konsulencës. Gjatë ceremonisë të mbajtur në KM në Maj 2018 për nënshkrimin e kësaj kontrate, përfaqësuesi i Ernst & Young z. Louis Bladel tha:


“Unë jam Louis Bladel dhe jam përfaqësues i Ernst & Young në SHBA. Përpara se të isha këtu, kam patur pozicione drejtuese në FBI. U bashkova me Ernst & Young me dëshirën time për t’u marrë me vendet dhe korporatat në luftën kundër korrupsionit si një çështje mjaft e ndjeshme. Në Ernst & Young unë punoj në shërbimet kundër mashtrimit. Kur u kontaktuam nga z Rama sollëm një ekip të përbashkët nga Gjermania për të punuar me shqiptarët në këtë Task-Forcë në luftën kundër korrupsionit”…


Sjellim në vemendjen tuaj, se emri i Louis Bladel, doli në akt-akuzën amerikane ndaj ish shefit të zbulimit të FBI-së New York, Charles McGonigal, i cili pranoi fajësinë se hetoi në kundershtim me ligjin e një partie shqiptare që nuk ishte e kryeministrit Rama. Bladel kishte mbajtur të njëjtin post në FBI si McGonigal dhe pas largimit nga detyra e lartë shtetërore u emërua Drejtues Ekzekutiv “Ernst & Young Global Limited”. Në dokumentin e Jurisë së Gjykatës së Neë Yorkut, të Shtatorit 2022, në pikën d, kërkohej nga Prokuroria amerikane “që të marrë informacion për z.Louis Bladel dhe “Ernst & Young Global Limited”.


Pas dënimit të McGonigal, Edi Rama u ndje edhe më i motivuar për të vijuar bashkëpunimin me miqtë e ish shefit të zbulimit. Kështu, në Shkurt 2024, Ergys Verdho asokohe administrator i KESH, njofton shpalljen fitues të Ernst & Young Albania shpk për shërbimin e këshillimit financiar për financimin e projektit ndërtimi i HEC Skavica, fondi 450 000 euro, kohëzgjatja 6 muaj.
Ernst & Young Albania shpk me origjinë të kapitalit 99% kompaninë qipriote Ernst & Young Southeast Europe Public Limited dhe 1% kompaninë serbe Ernst & Young Beograd.


Por, kjo kompani është pjesë e rrjetit global të Ernst & Young Global Limited, kompania kontraktore e konsulencës sipas VKM nr.308, datë 23 maj 2018. Edi Rama nuk ka harruar planin e punës së diskutuar në darkën sekrete me Charles McGonigal, Agron Nezën dhe Louis Bladel në Uashington DC më 4 Mars (konfirmuar nga eksperti kanadez Stephen Mclntyre). Vetëm pak javë më vonë, Bladel erdhi në Shqipëri për të nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. Këto janë prova të reja për marifete të vjetra, dhe dëshmojnë se si korrupsioni transnacional ka patur si qëllim asgjësimin e Partisë Demokratike dhe mënjanimin me çdo kusht të liderit historik të saj, Prof. Dr. Sali Berisha. Fakti se kryetari i PD është në arrest politik pa asnjë provë dhe fakt prej 180 ditësh është shembull ekselent i kësaj.

genta vangjeli pd berisha


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet