28 Qershor 2024, 20:50
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, premtoi se në vitin e parë që demokratët do vijnë në pushtet do të ribëhet censusi dhe Edi Rama do mbajë përgjegjësi për këtë manipulim të shifrave. Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te protesta kombëtare e cila do të mbahet në 11 korrik në orën 20:00.
"Miqtë e mi, kjo është drama demografike e tmerrshme e shqiptarëve që nuk e kanë njohur në këto përmasa kurrë në ekzistencën e tyre. Edi Rama zgjodhi t’i japë përgjigje, të lajë duart duke falsifikuar muaj të tërë, duke transfuzuar në të dhënat e regjistrimit, regjistrua të gjendjes civile e vetëm e vetëm për dy arsye. Së pari, ai e di se me veprimet e tij, me dhunën e tij, me arrestimin e 38 mijë shqiptarëve për padi civile, për drita e ujë në vit, me rrënimin e dhjetëra mijëra banesave dhe bizneseve, me mohimin e drejtësisë, me mohimin e kafshatës së gojës për fëmijët shqiptare, ka krijuar kushte të llogaritura për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria. Ka kryer në përputhje me konventën e OKB për gjenocidin, gjenocid mbi popullin e tij. Edi Rama e ka të qartë si drita e diellit se do të dënohet me gjenocid përjetë për këtë krim makabër. Dhe i them sonte këtij armiku të egër të qenies shqiptare, këtij Çubrilloviçi shqipfolës, se gjenocidi nuk parashkruhet kurrë dhe se të garantoj se vitin e parë të PD në pushtet do ribëhet censusi, regjistrimi i përgjithshëm i popullatës. Do dënohesh ti dhe të gjithë ata që futën duart e zeza për të manipuluar shifrat e gjenocidit, për të mbuluar krimin tënd të pashembullt, të pakrahasueshëm me asnjë pushtues, asnjë diktator tjetër në histori. Miqtë e mi, Edi Rama manipuloi për 9 muaj rresht të dhënat që dëshmonin në mënyrë absolute se në Shqipëri kishte më pak qytetarë se zgjedhës në vitin 2021. Pra, se kishte mbushur kutitë me fletë votimi false. Se kishte manipuluar të gjithë procesin e votimit. Edi Rama, për të gjitha këto, ky popull do të rezervojë ty ndëshkimin më të rreptë që meriton," tha Berisha.
Lideri i opozitës ka denoncuar me dokumentat e TIMS se si Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama, ka udhëtuar më shumë se sa deklaroi sot pasi doli nga SPAK, me makinën e trafikantëve të laboratorit të kokainës në Xibrakë.
"Të dashur miq, përgëzoj sonte të gjithë ata protestues që dhe njëherë në mosbindje civile kërkuan largimin e Erion Veliajt. Dhe e garantoj Erion Veliajn se forcë në botë që të mbron nga ndëshkimi qytetar nuk ka dhe nuk do ketë. Harroje, se vrimë miu nuk do gjesh, ti as Dumani që të mbron ty. Ky kriminel që të amniston ty. Që shet dosje, që shet mandate arresti. Dita po vjen, po afrohet për të dhënë hesape një nga një. Por të dashur miq, unë jam sonte këtu me dokumente për faktuar krimin e shëmtuar, mashtrimin publik të trafikantit Olsi Rama, i cili po hetohet nga sivllau i Mehmet Grecës, që quhet Alfred Greca dhe që tani është prokuror që ka dosjen e Olsi Ramës.
Dëgjoni miq, Olsi Rama doli nga Skrapi i partisë, duke mashtruar shqiptarët në një akt të shëmtuar se ai ka përdorur vetëm një herë makinën e famshme të kokainës dhe se ka shkuar vetëm njëherë me të në Selanik. Dhe fill mbrapa, doli Edi Rama, sulmoi kryetarin e grupit parlamentar Gaz Bardhi me gjuhën e një ordineri siç është. Tani unë do flas me dokumente.
Këtu unë kam dokumentet e TIMS-it, të cilët faktojnë sa herë Olsi Rama me makinën e famshme të kokainës ka kaluar kufirin. Kanë ditën, datën dhe orën e kalimit. Këtu meqenëse narkotrafikanti, eksponent kryesor i grupit shqiptaro-kolumbian të Xibrakës, tha se vetëm njëherë ka ndodhur. Tani po i them: Olsi, çfarë të kujton data 13.7.2014. A mund të na thuash pak? Ora 18.06 minuta. Olsi trafikanti, na thuaj pak, çfarë të kujton data 6.6.2014, ora 13.30? A mund të na thuash pak se çfarë të kujton kjo datë dhe në cilën pikë kufitare ke dalë me këtë makinë me targë AA653DM? Olsi, çfarë të kujton data 8.8.2014? Olsi dhe Edvin, ju mund të mbyllni dosje me Altin Zagarin dhe Alfred Trafikantin, por dosjet tuaja nuk mbyllen kurrë. Trafikantë të shpifur që ndërtuan narkoshtetin," tha ai.
sali berisha
Politike
28 Qershor 2024, 20:43
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kundërshtuar shifrat e publikuara nga INSTAT mbi censusin e popullsisë në Shqip...
Politike
28 Qershor 2024, 20:41
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se ditën e sotme me publikimin e të dhënave të ...
Politike
28 Qershor 2024, 19:44
I.A
TIRANË- Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje më datë 2 k...
Politike
28 Qershor 2024, 19:29
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se fakti që narkoshteti u konfirmua është ...
Politike
28 Qershor 2024, 18:50
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se misioni i demokratëve shpëton Shqipërinë. Gj...
Politike
28 Qershor 2024, 17:02
I.A
Alfredo Mantovano
ITALI- Nënsekretari italian i Shtetit për Presidencën e Këshillit, Alfredo Mantovano, përmbylli vizitën n&e...
Politike
28 Qershor 2024, 15:51
I.A
OMONIA
TIRANË- Rreth 5 muaj pas dënimit në Shkallën e Parë dhe pak ditë pas dënimit përfundimtar në Apelin e P...
Politike
28 Qershor 2024, 14:58
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish sot dosjen Xibraka të bërë publike nga kreu i grupit të PD-s&...
Politike
28 Qershor 2024, 14:56
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes në pyetje të Ol...
Politike
28 Qershor 2024, 14:53
I.A
Ines Nurja
TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në Partinë Demokratike, Ines Nurja u shpreh se INSTAT ka manipuluar t&eum...