Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Berisha theksoi censi u manipulua dhe falsifikua për 8 muaj për të fshehur gjenocidin më të madh të kryer ndaj kombit shqiptar në histori.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se fakti që narkoshteti u konfirmua është fitore e objektivit tonë të parë, fitorja e të vërtetës. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha theksoi censi u manipulua dhe falsifikua për 8 muaj për të fshehur gjenocidin më të madh të kryer ndaj kombit shqiptar në histori.
Fjala e plotë:
Sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga çdo statistikë ndërkombëtare. Miq, vetëm numrat nuk gënjenjë. UNICEF para pak ditësh tregoi se fëmijët shqiptarë janë më të uritur se fëmijët e Afrikës. Specifikisht 47% e fëmijëve në Shqipëria vuajnë nga uria e moderuar, apo e theksuar. Pra jemi disa vende më keq se Ruanda që doli nga lufta civile, se Çadi dhe shumë vende të tjera. Eurostat tregoi se 35% e shqiptarëve kanë ikur nga Shqipëria në 8 vite. Ndërkohë që regjistrimi i përgjithshëm apo censusi i Edi Ramës që duhej të publikohej ditën e përfundimit të tij në tetor të vitit që kaloi, u manipulua, falsifikua për 8 muaj për të fshehur gjenocidin më të madh të kryer ndaj kombit shqiptar në histori, nga Pashiqi i Tiranës, Edi Rama.
42% është rënia në 10 vite e numrit të maturantëve në Shqipëri, dhe këtë e thotë ministria e narkoqeverisë. EUROSTAT po prap na tregoi se, shqiptarët kanë të ardhurat më të ulëta në Europë dhe çmimet më të shtrenjta. 47% e fëmijëve shqiptarë janë të uritur, sepse vetëm qumështi këtë vit kushton në Shqipëri, 20.7 më shumë se sa mesatarja e vendeve të BE-së, me të ardhura dhe rroga mesatare disa herë më të larta se Shqipëria. Dhe statistikat nga institucionet ndërkombëtare vazhdojnë një çarçaf i tërë. Këto nuk janë shifrat e një vendi në luftë civile, statistikat e një kombi të pushtuar nga një pushtues barbar, por janë të vërtetat e hidhura të Shqipërisë së Edi Ramës. Por sot e vërteta e narkoshtetit nuk tregohet vetëm nga mediat dhe statistikat e institucioneve më serioze ndërkombëtare. Sot e vërteta e narkoshtetit tregohet nga vetë Edi Rama dhe bashkëpunëtorët e tij. Ish/zv-kryeministri Arben Ahmetaj, bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës, e thotë me gojën e tij, se Edi Rama kontrollon krimin e organizuar, se ai është arkitekti i vjedhjes më të madhe në historinë e Shqipërisë, inceneratorëve famëkeq. Se ai është arkitekti famëzi i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
A nuk e emëroi Edi Rama me platformën e tij të ndërtimit të narkoshtetit, tre ministria. Saimir Tahirin, Fatzi Xhafën, Tualet Ballën, të njohur publikisht këmbë e xhep, me drogën, trafikantët, objekt që të tre të hetimit të ligjit të antimafias. Vetë Rama e pohoi në dokumentarin e RAI 3 se ka pritur në zyrë, bosin e kartelit të Sinaloas. E kuptoni vetë miq, në zyrën e kryeministrit. Atëherë çfarë mbetet të jetë ky. A nuk mbetet të jetë ky padrino i një vendi dhe se, jo vetëm e ka pritur, por i ka dhënë edhe licencën për kazinonë. E ka përcjellë duar plot bosin e Sinaloas. Edi Rama nuk pranon hetime për 141 udhëtime të tij me avion taksi, në të cilat akuzohet se me valixhe diplomatike ka transportuar sasira kolosale droge dhe narko euro. Oborri vertikal i tij, stoliset me 4 mln euro e paaksesushme kjo stoli nga qeveritarët, por vetëm nga narkoshteti dhe narkosit e tij.
E pra e vërteta për Shqipërinë sot ka shpërthyer kudo si vullkan. Por të jem i sinqertë me veten dhe publikun. Gjithë këto të vërteta shumë vite më parë janë dneoncuar nga Sali Berisha dhe PD, janë thënë shumë kohë më parë se çdo media ndërkombëtare, se çdo statistik, çdo i penduar i rilindjes së mallkuar. Sot nuk ka një javë pa dalë një vjedhje monstruoze.
Nuk ka një ditë pa një skandal madhor. Është meritë e juaja, është meritë e PD, është meritë e qëndrimit të tyre për të vërtetën. Fakt se sot narkoshteti u konfirmua. Fakti se narkoshteti u konfirmua është fitore e objektivit tonë të parë, fitorja e të vërtetës. Sot nuk ka më shqiptarë që besojnë se Shqipëria është në drejtimin e duhur, prandaj për këtë arritje, përgëzimet e mia për çdo demokrati, ne e kemi bërë detyrën tonë.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka theksuar se misioni i demokratëve shpëton Shqipërinë. Gj...
Alfredo Mantovano ITALI- Nënsekretari italian i Shtetit për Presidencën e Këshillit, Alfredo Mantovano, përmbylli vizitën n&e...
OMONIA TIRANË- Rreth 5 muaj pas dënimit në Shkallën e Parë dhe pak ditë pas dënimit përfundimtar në Apelin e P...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish sot dosjen Xibraka të bërë publike nga kreu i grupit të PD-s&...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar pas marrjes në pyetje të Ol...
Ines Nurja TIRANË- Drejtuesja e Departamentit të Statistikave në Partinë Demokratike, Ines Nurja u shpreh se INSTAT ka manipuluar t&eum...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjat&eum...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se i vetmi zhvillim i ri nga Prokuroria e Posaçme ë...
Rama DHËRMI- Kryeministri, Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Dhërmi. Gjatë fjalës së tij Rama ...
Edi Rama DHËRMI- Kryeministri Edi Rama, nga Dhërmiu ka shigjetuar administratën publike në vend teksa tha se qeveria ka ngritur shum&eu...