LIVE UPDATES
Aktualitet

Vdekja e Saimir Sulës në Spanjë, flet motra e tij: Për tre vite është bërë zero investigim, jam ende pa asnjë përgjigje

Majlinda u shpreh se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar ku tregohet kërkesa e shtetit shqiptar për të sjellë në Shqipëri zemrën që pretendohet se është e Saimirit. 

28 Mars 2023, 20:33 Nga I.A
Vdekja e Saimir Sulës në Spanjë, flet motra e tij: Për tre
Majlinda Sula

TIRANË- Motra e Saimir Sulës, shqiptari që u gjetë pa zemër në Spanjë, Majlinda ka deklaruar se ende nuk ka asnjë shenjë për të sjellë zemrën e vëllait të saj në Shqipëri. Duke folur për FaxNews, Majlinda u shpreh se nuk ekziston asnjë dokument zyrtar ku tregohet kërkesa e shtetit shqiptar për të sjellë në Shqipëri zemrën që pretendohet se është e Saimirit. Sula ka thënë se pavarësisht insistimit të saj në 3 vite, në çdo institucion evropian, shqiptar dhe spanjoll për të zgjidhur çështjen, ende nuk është bërë asgjë.

"Siç ju e thatë Saimiri është varrosur pa zemër dhe ne këmi tre vite që nuk pushojmë për të kërkuar drejtësi, në Spanjë Bruksel dhe Tiranë, nuk jemi ndalur dhe nuk kemi gjetur asnjë lloj hetimi. I jam drejtuar Edi Ramës, për të kërkuar drejtësi për Saimirin. I gjithë zinxhiri i drejtësisë është në dijeni të rastit dhe në këto tre vite që do vazhdojmë me protestat në Parlamentin Evropian dhe çdo institucion tjetër, pavarësisht kësaj nuk ka asnjë lloj hetimi. Nga lajmet, është dhënë në 8 shkurt nga Prokuroria e Tiranës, që ka premtuar sjelljen e zemrës në Shqipëri. Këta mendojnë se zemra ekziston ende atje, ka probleme me ADN që po e ndërlikon punën, e zëmë se kjo zemra ekziston megjithëse datat përkatëse nuk korrespondojnë. Në adresën timë nuk kam marrë asnjë koment, kam kërkuar që t’i bëhet kërkesë Spanjës të sillet ajo zemër në Tiranë dhe të bëhet ADN për ta vërtetuar, nuk ka asnjë përgjigje. Pra nuk ka një dokument zyrtar që e vërteton këtë gjë. Unë kur paraqitem në Gjykatë, duhet dokument zyrtar, i bie të jetë një mashtrim nga institucionet shqiptare, nuk ka asnjë dokumet zyrtar që kërkon kthimin e zemrës.

Për tre vjet është bërë zero investivigim. Ku kam parë lajmet që do sillej zeemra, mendova që ky është një hap mashtrimi nga institucionet shqiptare dhe spanjolle. Pretendohet që është bërë një takim nga përfaqësues të institucioneve dhe pretendojnë që do e sjellin zemrën. Unë kam 2 e gjysmë që kërkoj një provë ADN-je, Gjykata atje nuk pranon. Nëse e kanë kërkuar, pse unë ende nuk kam një dokument zyrtar, për rastin e hapur për trafikim organesh. Një letër nga Ulsi Manja ku i kërkon autoriteteve spanjole të përshpetojnë hetimin. Mënyra se si ai e kërkon ADN e zemrës, në një letër në 22 janar i kërkon që gjykata atje të vendosë në zemra do mbahet atje ose silleni në Shqipëri. Avokati im mendohet që ADN në Spanjë mund të falsifikohet, nuk do vononin 2 vite për ta bërë këtë. Dje erdhi një vendim ku Gjykata nuk pranon që mjeku ligjor që bëri autopsinë të japë dëshminë. Avokati mendon që çështja pas rikorrigjimit të disa pikave, duhet çuar në Gjykatën e Lartë në Madrid. Prokuroria e Tiranës në një njoftim për shtyp ka thënë që datat e asaj zemre që pretendohet se ishte e Saimirit ishte një lapsus edhe për këtë nuk ka asnjë dokument. Zonja Salavaçi si e thua ti këtë, pa asnjë dokument, ku as organin nuk e ke në institucionet e tua," tha Sula.

Asnjë zyrtar shqiptar nuk ka shkuar në Spanjë ku i riu Sula humbi jetën në mënyrë misterioze në një spital të Barcelonës ku shkoi për një temperaturë të lehtë. Madje askush nuk e ngriti zërin kur trupi i të ndjerit mbërriti në Shqipëri me zemër të shkulur. Autoritetet spanjolle dhe ato shqiptare nuk kanë dhënë asnjë konkluzion të ngjarjes makabre. Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!

saimir sula majlinda sula

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion