3 Dhjetor 2025, 15:47
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama tha se është zgjatur lista e punëve të bllokuara. Ai u shpreh se të pezullosh një ministër nga drejtësia sjell pasoja, të cilat cënojnë funksionimin e qeverisë dhe interesin publik.
Kryeministri tha se kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze dhe i kanë hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Në lidhje me këtë, ai tha se kjo procedurë nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër.
Rama deklaroi se ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18. Këto akte sipas tij, mbeten të pezulluara bashkë me ministrin. Në fund, ai tha se çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjaten edhe lista e punëve të bllokuara.
"Ja konkretisht nga tryeza ime e punës sot, shembujt konkretë, krejt aktualë, pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve.
Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit. Por po kështu, aktualisht, ka edhe 36 akte të tjera të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku vetëm akte për rindërtimin janë 18, të cilat mbeten të pezulluara bashkë me ministrin, ndërkohë që çdo ditë që pezullimi i ministrit zgjatet, zgjatet edhe lista e punëve të bllokuara." tha Rama./Dosja.al
gjykata pezullim edi rama
Politike
3 Dhjetor 2025, 15:30
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Partia Demokratike ka tërhequr sot të gjitha firmat e vendosura për kandidatët për postin e Avokatit ...
Politike
3 Dhjetor 2025, 14:58
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Avokati i presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, Kujtim Cakrani ka paraqitur një ...
Politike
3 Dhjetor 2025, 14:28
E. D
SPAK
BRUKSEL- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duket se ka bërë gati fletë-arrestet ...
Politike
3 Dhjetor 2025, 13:58
I.A
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Informacionit Mirlinda Karçanaj ka shkuar n...
Politike
3 Dhjetor 2025, 12:37
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se foltoret e Partisë Demokratike nuk do të jenë të përditshme, por...
Politike
3 Dhjetor 2025, 12:29
I.A
Foto Ilustruese
KOSOVË- Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosov&...
Politike
3 Dhjetor 2025, 12:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha deklaroi gjatë konferencës me gazetarët se në Kongresin Amerikan u denoncua ...
Politike
3 Dhjetor 2025, 12:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kryeministri i vendit nuk ka asnjë lidhje me regjistrat e asnj&e...
Politike
3 Dhjetor 2025, 12:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur sërish lidhur me takimet e Ervin Salianjit. Kryedemokrati sqaroi se&n...
Politike
3 Dhjetor 2025, 12:13
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se listat e mbyllura nuk përfaqësonin një sistem më t...