13 Maj 2023, 15:37
Nga k.m.
Foto ilustruese
ATHINË- Ministria e Jashtme në Greqi e ka cilësuar vendim skandaloz lënien në "arrest me burg" të kandidatit të koalicionit "Bashkë fitojmë", Fredi Belerin. Në një reagim të ministrisë së Jashtme thuhet se arrestimi i kandidatit dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor, ndërsa nuk kursehet gjuha e ashpër ndaj Shqipërisë. Në reagimin zyrtar thuhet se Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane dhe se ky vendim do të ndikojë në marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, por edhe ato dypalëshe mes dy vendeve.
“Vendimi i sotëm i gjykatës në Vlorë është skandaloz. Arrestimi i një kandidati për Kryetar Bashkie dy ditë para zgjedhjeve nuk përbën shtet ligjor. Vendimi për ndalimin e kandidatit për Kryetar Bashkie sjell një ndryshim të plotë të rregullave të barazisë në zgjedhjet bashkiake në Himarë, qendra më e rëndësishme e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ndikojë edhe në marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Shqipërinë, pasi kusht i kësaj rruge europiane është respektimi i rregullave europiane dhe parimeve të shtetit të së drejtës nga vendet kandidate. Vendime si ky i sotmi që shkelin parimet e mësipërme nënkuptojnë se në praktikë Shqipëria nuk po ndjek rrugën europiane”.
Beleri u arrestua pak pas mesnate të premten, para lokalit të tij bashkë me një person tjetër nën akuzën për blerje votash për zgjedhjet që pritet të mbahen nesër. Forca të shumta policie morën pjesë në prangosjen e tij, që u bë me urdhër të SPAK. Vetë Beleri dhe të tjerët, kanë mohuar që të jenë përfshirë në shkelje të tilla, si blerja e votave. Sipas policisë, hetimet nisën 4 ditë më parë pas informacioneve se disa persona iu ofronin qytetarëve të ndryshëm, shuma të caktuara parash kundrejt dhënies së votës për një nga kandidatët konkurrues./Dosja.al
mepj arrestohet fredi beleri
Politike
13 Maj 2023, 14:47
F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish arrestimin e kandidatit të koalicionit 'Bashkië Fitojmë' për Bashk...
Politike
13 Maj 2023, 14:26
F.M
Fredi Beleri dhe Edi Rama
GREQI- Mediat greke e konsiderojnë një ‘thriller diplomatik’ arrestimin e Fredi Belerit në Himarë...
Politike
13 Maj 2023, 14:16
I.A
Sorina Koti
PUSTEC- Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti ka thyer heshtjen zgjedhore. Me anë të një postimi në Faceboo...
Politike
13 Maj 2023, 13:44
A.B
Vangjel Dule
VLORË- Kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule e quan vendimin e gjykatës për Fredi Belerin si një proces që ësh...
Politike
13 Maj 2023, 13:31
A.B
Fredi Beleri
VLORË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Tiranës, Fredi Beleri u la ditën e sotme nga Gjykata e V...
Politike
13 Maj 2023, 13:28
A.B
Avokati
VLORË-Avokati i Fredi Belerit ka deklaruar se e gjithë çështja ndaj Fredi Belerit është politike dhe e montuar. Pas...
Politike
13 Maj 2023, 13:05
A.B
Fredi Beleri
VLORË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme n&e...
Politike
13 Maj 2023, 12:50
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast të blerjes së votave, një ditë ...
Politike
13 Maj 2023, 12:28
A.B
Rrjetet sociale
TIRANË- Fushata politike përveç se terrenit ka edhe një tjetër fushëbetejë, atë të rrjeteve ...
Politike
13 Maj 2023, 12:19
A.B
Fushata për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive në Shqipëris sivjet ngjante më shumë me një fushatë për ...