13 Maj 2023, 14:47
Nga F.M
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish arrestimin e kandidatit të koalicionit 'Bashkië Fitojmë' për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. Në një intervistë për gazetarin Berat Buzhala në Nacionale, Rama tha se ky veprim e ka surprizuar pasi nuk e priste, ndërkohë që shtoi se mesa është informuar, hetimet për Belerin kanë nisur disa javë para se dyshja të përplaseshin në distancë me replika e kundërpërgjigje. Gjithsesi, kreu i qeverisë tha se nëse arrestimi i Belerit është bërë pa prova, do të jetë një skandal i madh, nisur nga ajo çfarë vetë kandidati përfaqëson.
Pjesë nga fjala e Ramës:
Unë u befasova siç u befasuat dhe ju. Ky është një hetim i pavarur për të cilin nuk kemi pasur akoma mundësi të marrim imformacione. Me sa kemi mundur të mësojmë nga Policia e Shtetit, bëhet fjalë për një hetim që kishte filluar kohë më parë, para se të fillonte polemika ime për këtë personazh. Dhe u nxit në fakt nga një intervistë e tij për mediat greke për helenizimin e Himarës. Dhe bëhet fjalë për një hetim që ka prova dhe do të jetë vërtet një skandal nëse nuk ka prova të mjaftueshme për të bërë këtë hetim. Bëhet fjalë për një person që është në garë dhe nëse nuk ka prova për të ndërmarrë këtë veprim, do të ishte vërtet skandaloze. Është shumë delikate, kjo do të ishte delikate në të gjitha rastet edhe sikur të bëhej fjalë për një kandidat të Opozitë në Selenicë apo Vlorë apo në Lezhë apo në Korçë, por fakti që ky është një kandidat që përfaqëson, sipas tij, edhe disa ndjenja të veçanta, elementë të veçantë që lidhen me minoritetin grek në Shqipëri, është shumë problem. Naturisht, duhet të jetë një veprimtari e provuar.
Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme në 'arrest me burg' nga gjykata e Vlorës. Më pas, Beleri është sjellë në Tiranë dhe dosja e tij do t’i kalojë për gjykim Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK). Beleri u arrestua në lokalin e tij nëë Himarë dhe akuzohet për shitblerje votash. Ai vetë ka mohuar të jetë përfshirë në këtë veprimtari. Arrestimi i Belerit ka sjellë një sërë reagimesh nga Shqipëria e Greqia. Opozita e konsideron arrestim me urdhër nga Rama, ndërsa Greqi ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
edi rama fredi beleri arrestohet fredi beleri
Politike
13 Maj 2023, 14:26
F.M
Fredi Beleri dhe Edi Rama
GREQI- Mediat greke e konsiderojnë një ‘thriller diplomatik’ arrestimin e Fredi Belerit në Himarë...
Politike
13 Maj 2023, 14:16
I.A
Sorina Koti
PUSTEC- Deputetja e Partisë Demokratike Sorina Koti ka thyer heshtjen zgjedhore. Me anë të një postimi në Faceboo...
Politike
13 Maj 2023, 13:44
A.B
Vangjel Dule
VLORË- Kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule e quan vendimin e gjykatës për Fredi Belerin si një proces që ësh...
Politike
13 Maj 2023, 13:31
A.B
Fredi Beleri
VLORË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Tiranës, Fredi Beleri u la ditën e sotme nga Gjykata e V...
Politike
13 Maj 2023, 13:28
A.B
Avokati
VLORË-Avokati i Fredi Belerit ka deklaruar se e gjithë çështja ndaj Fredi Belerit është politike dhe e montuar. Pas...
Politike
13 Maj 2023, 13:05
A.B
Fredi Beleri
VLORË- Kandidati i 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Himarës është lënë ditën e sotme n&e...
Politike
13 Maj 2023, 12:50
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar një rast të blerjes së votave, një ditë ...
Politike
13 Maj 2023, 12:28
A.B
Rrjetet sociale
TIRANË- Fushata politike përveç se terrenit ka edhe një tjetër fushëbetejë, atë të rrjeteve ...
Politike
13 Maj 2023, 12:19
A.B
Fushata për zgjedhjen e kryetarëve të bashkive në Shqipëris sivjet ngjante më shumë me një fushatë për ...
Politike
13 Maj 2023, 12:10
A.B
Fredi Beleri
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka sqaruar sesi do veprohet me kandidatin e 'Bashkë Fitojmë', Fredi Bele...