Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dy javë më parë, Veliaj së bashku me ministren e Bujqësisë, inauguruan tregun dhe thanë se është në kapacitet dhe totalisht i prenotuar.
TIRANË- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ishte sot në Farkë, ku zbuloi sipas tij një prej mashtrimeve elektorale të Erjon Veliajt. Dy javë më parë, Veliaj së bashku me ministren e Bujqësisë, inauguruan tregun dhe thanë se është në kapacitet dhe totalisht i prenotuar. Sipas Këlliçit sot rezulton se aty është vetëm ngrehina, fasada dhe nuk ka asgjë tjetër. Këlliçi akuzoi Veliajn se shpërdoron miliona euro të taksapaguesve kryeqytetas për një investim imagjinar që nuk përkthehet në shërbim për ta.
"Mqse është e shtunë erdha që të bëj pazar të blej diçka te tregu agroushqimor dhe jam shumë kurioz të shoh se çfarë mund të blej. Kështu që të gjithë qytetarët të vijnë ta shohin si është situata. Ka 2 javë që është bërë inagurimi, kemi parë këtu një ceremoni që ka kushtuar mbase me dhjetra mijëra euro, lluks kemi parë led wall-e, njerëz, entuziazëm në videot e kryetarit të bashkisë bashkë me ministren e bujqësisë. Kanë folur për fermerët, i kanë zënë fermerët thanë 100%, do ja u nxjerr me video unë. Kanë thënë që fermkerët kanë prenotuar 100% të hapësirave. Tani unë jam kurioz se nuk shoh ndonjë fermer, kam ardhur të blej diçka por nuk… Ky është tregu agroushqimor në Farkë, investimi më i fundit i Bashkisë Tiranë që na ka paraqitur një treg plot entuziast. Fermeri i Tiranës po punon, po mbjell. Ku ka ndonjë gjë mo? A ka njeri mo?
Të dal njëherë dhe këtej nga ana tjetër mos gjej ndonjë gjë se s’ka mundësi ky ka thënë se ditët më të mira të fshatit të Tiranës sapo kanë filluar mbase gjejmë ndonjë fermer blejmë diçka nga banorët e Farkës. Nuk ka mundësi kjo është e pabesueshme sepse mbaj mend që pamë ceremoninë edhe po e analizoja edhe po shikoja thashë lajm i mirë, shumë mirë paska inaguruar tregun do kemi ku të blemë produkte bio. Tregu i madh, investim miliona euro ta shohim njëherë çfarë bëhet ku shkojnë lekët e taksapaguesve, qytetarëve. Bosh! E gjitha bosh! Asnjë njeri, asgjë, e papërfunduar! Të shkojmë këtej të shohim, vetëm kapanone! Bosh! Ta shoh edhe këtë këtu për kuriozitet… asgjë! Tani të dashur qytetarë ju e dini nuk ka nevojë që ta shihni për ditë në denoncimet e mia, në videot e mia por ju e dini kë kemi për kryetar bashkie. Unë erdha për të bërë sot pazar në tregun agroushqimor të Farkës, por siç e shihni nuk ekziston, sepse të gjitha investimet e Erion Veliajt, janë të gjitha imagjinare. Dhe nuk më mbetet asgjë tjetër veç se në ditën e tij të festës, më 1 prill, t’i uroj kryebashkiakut europian të rrenave, gëzuar dhe boll i gënjeve qytetarët e Tiranës se deri më 14 maj e ke këtë mundësi por pas 14-ës, edhe ti në shtëpi. Gëzuar," tha Këlliçi.
Sali Berisha BULQIZË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ngritur plagën e largimit të shqiptarëve nga vendi gjatë...
Frans Timmermans TIRANË- Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropianm Frans Timmermans do të vizitojë këtë të hë...
Luçiano Boçi ELBASAN- Kandidati i koalicionit 'Bashkë Fitojmë' për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka ba...
Klevis Balliu TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme disa raste abuzimesh me fondet publike nga kryebashkiaku i Kamzës R...
Akil Kraja TIRANË- Partia Demokratike ka dënuar sulmet e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ndaj medias JOQ si dhe faqes satir...
Taulant Balla MALLAKASTËR- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla deklaroi sot nga Mallakastra se Monika Kryemadh...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si të padrejta akuzat e ish-presidentit Hashim Thaçi për krime lufte, i cil...
Sali Berisha dhe Ismail Uka DIBËR- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se Skavica është varri i Dibrës dhe ...
Oriola Pampuri TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri është shprehur se mes kandidatit Belind Këlliçi t&e...
Agim Agaj TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që u publikua në media se një shqiptar në Britani të Madhe u mb...