Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VIDEO/ Policia ndërhyn në protestën e 'Shqipëria Bëhet' para kryeministrisë! Lapaj dërgohet në spital pasi i ra bombola e gazit në kokë
Në orët e para të mesnatës, forcat policore ndërhynë sërish duke u përplasur me kreun e Lëvizjes dhe me mbështetësit e tij.
5 Janar 2026, 08:13Nga D.S
foto nga vengjarja
TIRANË- Kreu i Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj është dërguar në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar pasi mësohet se i ra bombola e gazit në kokë.
Në orët e para të mesnatës, forcat policore ndërhynë sërish duke u përplasur me kreun e Lëvizjes dhe me mbështetësit e tij. Policia ka marrë me karriget, batanijet dhe disa soba më gaz të cilat shërbenin për t’u ngrohur protestuesit, të cilët qëndronin para godinës së Kryeministrisë. “I ra bombola Tikut, i ra bombola gazit, thërrisni ambulancën”, dëgjohen të thonë mbështetësit e tij.
Pas kësaj situate Lapaj ka reguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk do të dorëzohet, dhe sapo të mbarojë ekzaminimet në spital do të kthehet sërish në shesh. "Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi", shkruan Lapaj./Dosja.al