Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përmes një deklarate zyrtare, Kryedemokrati i uroj Presidentes së KE mirëseardhjen në Shqipëri dhe në turin e saj.
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar vizitën e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Tiranë. Përmes një deklarate zyrtare, Kryedemokrati i uroj Presidentes së KE mirëseardhjen në Shqipëri dhe në turin e saj.
Berisha tha se Shqipëria përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Në fund, ai tha se gjatë qeverisjes së Kryeministrit Rama janë larguar 1 milion e 99 mijë qytetarë shqiptarë.
"Në fakt sto është një ditë me shumë ngjarje, por ne po e nisim nga këto të shtëpisë tonë. Sot, me vizitën në Tiranë, nis turin e saj në vendet e rajonit, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Me këtë rast, në emër të PD, i uroj asaj mirëseardhjen në Shqipëri dhe sukses në turin e saj. Sikundër shfrytëzoj rastin të shpreh mirënjohjen më të thellë taksapaguesve europianë, Komisionit Europian dhe qeverive të BE për ndihmën bujare të jashtëzakonshme që në vite dhe dekada u kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dua gjithashtu të falënderoj për anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA, akt që përbën një lehtësim të madh për qytetarët shqiptarë dhe të gjitha ato mikrotransaksione që ata kanë me të afërmit e tyre në Europë dhe në botë.
Por, ky është një rast gjithashtu për të deklaruar publikisht se PD, forca politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, dhe që ka firmosur MSA-në, liberalizimin e vizave dhe që meritoi rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, por që e pengoi me qëllim të keq Edi Rama, mbështet fuqishëm dhe do mbështesë për asnjë rezervë integrimin e plotë të Shqipërisë në BE si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët. Por PD thekson se vetëm një proces integrimi i bazuar në meritën, funksionimin e shtetit ligjor, zgjedhjet e lira dhe ekonominë e tregut të lirë është interesi më i mirë i shqiptarëve.
Në këtë kuadër theksojmë se për PD, Shqipëria aktualisht, përveç kriterit gjeostrategjik dhe politikës së jashtme nuk plotëson asnjë kriter tjetër për integrimin e saj në BE. Në qoftë se i referohemi popullit shqiptar, shtoj këtu se në këto vite, shqiptarët kanë ikur nga vendi i tyre më shumë se në çdo kohë lufte, fatkeqësish natyrore apo shkaqe të tjera. Gjatë qeverisjes së Edi Ramës u larguan nga Shqipëria vetëm në hapësirën evropiane 1 milion e 99 mijë qytetarë të këtij vendi. tha Berisha./Dosja.al
Edi Rama TIRANA- Një incident i vogël, por që shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve, ka ndodhur gjatë fjalës ...
Ursula von der Leyen TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka deklaruar ditën e sotme se Ballkani Perëndimor mund ...
Taulant Balla TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbuluar sot për mediat planin për pë...
Ursula von der Leyen TIRANË- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dha një mesazh për të gjithë personat e inter...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se tashmë Ballkani Perëndimor nuk është oborri i pasëm i Evropë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në forumim e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, me disa batuta drejtuar...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se duhet kurajo për të kuptuar se Ballkani Perëndimor mund të bë...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta për largimin e Anglisë nga Bashkimi Evropian. Në konfere...
Ursula von der Leyen TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka deklaruar se kushti i zgjerimit të Bashkimit Evropian...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me deklaratat kontraverse që ka patur më parë n&...