24 Janar 2025, 20:56
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë detaje lidhur me vizitën e tij në Gjermani me ftesë të CDU (Unionit Kristian Demokrat).
Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa, Berisha është shprehur se do të shkojë në Gjermani për të takuar aktivistët dhe militantët për regjistrimet. Lideri demokrat deklaroi se vizita në Gjermani nuk shënjon ndonjë gjë ndryshe në raport me SPAK. Ai tha se nuk asnjë motiv që të ndalohet të shkojë jashtë vendit.
Berisha: Kam një ftesë për të marrë pjesë në një aktivitet, shkoj për të takuar aktivistët dhe militantët tanë në lidhje me regjistrimet. Pra, janë një seri aktivitetesh.
Pyetja: A shënjon një moment paqeje midis jush dhe SPAK?
Berisha: Nuk shënjon sepse nuk ka asnjë motiv që unë të ndalohem të shkoj jashtë, se kjo do të ishte pastaj kufizim i lëvizjes jashtë. Jam gati të shkoj dy ditë rresht pas kësaj dite për konferencë. Nuk përtoj. Kam një aktivitet mediatik të hatashëm atje.
Prokuroria e Posaçme ditën e sotme ka pranuar kërkesën e paraqitur nga avokati i kreut të PD-së, Sali Berishës për të mos u paraqitur më 3 shkurt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje". Kërkesa është paraqitur nga avokati i tij gjatë seancës paraprake dhe është miratuar ditën e sotme nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.
Berisha do të paraqitet në SPAK, të hënën e tretë të muajit shkurt. Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi tre javë më parë kërkesën e SPAK për caktimin e masës "arrest shtëpie" ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha duke vendosur masën "detyrim paraqitje" dy herë në muaj. Berisha është liruar nga masa "arrest shtëpie" më 27 nëntor 2024 me vendim të gjyqtares Flojera Davidhi.
sali berisha
Politike
24 Janar 2025, 19:59
r.ll
michael rubin
TIRANË- Analisti dhe ish-zyrtari i Pentagonit, Michael Rubin ka folur pasditen e sotme ka folur ditën e sotme lidhur me shkri...
Politike
24 Janar 2025, 19:40
r.ll
michael rubin
TIRANË- Analisti Michael Rubin ka deklaruar sot se kryeministri Edi Rama po ndjek rrugën që presidenti turk Rexhep Tajip Erdo...
Politike
24 Janar 2025, 19:34
r.ll
michael rubin
TIRANË- Analisti dhe ish-zyrtari i Pentagonit, Michael Rubin ka folur ditën e sotme lidhur me shkrimin e tij për zgjedhjet e ...
Politike
24 Janar 2025, 19:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takim me Departamentin ‘Brain Gain dhe Ekselenca’,...
Politike
24 Janar 2025, 18:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po merr pjesë sot në një takim me Departamentin Brain Gain, me ...
Politike
24 Janar 2025, 18:32
r.ll
taulant balla
SHBA- Një protestë e organizuar nga shqiptarët në Michigann do të zhvillohet atje kundër vizitës së d...
Politike
24 Janar 2025, 18:30
N.F
Mbledhja
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe organizata të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore nis...
Politike
24 Janar 2025, 18:27
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, po merr pjesë sot në një takim me Departamentin Brain Gain, me ...
Politike
24 Janar 2025, 18:12
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ çdo ditë të hënë do ti vendosë në dispozicion Drejtor...
Politike
24 Janar 2025, 18:12
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë sot në një takim me Departamentin Brain Gain,...