21 Maj 2024, 19:32
Nga B.Z
David Cameron
TIRANË - Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron, do të jetë ditën e nesërme në Tiranë, në kuadër të një vizite zyrtare. Cameron pitet të mbërrijë në vendin tonë në mesditë, ndërsa është zbardhur dhe axhenda e takimeve që sekretari i jashtëm britanik do të mbajë me krerët e shtetit në vendin tonë. Mësohet se Cameron, do të zhvillojë fillimisht një takim me kryeministrin Edi Rama dhe në orën 12:50 do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ndërkohë në orën 14:30, sekretari i Jashtëm britanik do të jetë në Presidencë, ku do të pritet nga kreu i shtetit, Bajram Begaj.
Lidhur me vizitën ka reaguar edhe Ambasada Britanike në Tiranë e cila ka zbardhur fokusin e vizitës së Cameron. Ambasada njofton se Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri.
“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.
Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.
Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.
david cameron vizite tirane
Politike
21 Maj 2024, 18:49
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, ka folur në lidhje me procesin gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali B...
Politike
21 Maj 2024, 18:40
B.Z
Genc Gjokutaj
TIRANË - Avokati Genc Gjokutaj, ka folur në lidhje me procesin ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në...
Politike
21 Maj 2024, 18:24
B.Z
Jorida Tabaku
TIRANË - Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë t&eum...
Politike
21 Maj 2024, 18:00
M.B
Posteri me portretin e Cameron në Tiranë
TIRANA- Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron do të vizitoj&e...
Politike
21 Maj 2024, 17:28
r.ll
agron shehaj, genc sejko
TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë u zhvillua një seancë e posaçme dëgjimo...
Politike
21 Maj 2024, 17:07
B.Z
Petrit Vasili
TIRANË - Deputeti Petrit Vasili, ka reaguar pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga sistemi i drejtësisë kr...
Politike
21 Maj 2024, 17:04
r.ll
ilir meta dhe janez jansha
SLLOVENI- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar takim sot me liderin e opozitës së Sll...
Politike
21 Maj 2024, 15:48
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar ndaj deklaratës së Zëvendës Ndihmës Sekreta...
Politike
21 Maj 2024, 15:51
r.ll
lefter alla
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit do të shpallë në 30 maj vendimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës...
Politike
21 Maj 2024, 15:10
M.B
Artemis Malo
MILANO- Teksa në Milano zhvillohej një event kulturor, disa anëtarë të komunitetit shqiptar atje kanë takua...