LIVE UPDATES
Politike

VOA: Dy padi për 'Refugjatët' në Kushtetuese kundra marrëveshjes Rama-Meloni

Të dyja palët kanë kërkuar pezullimin e procedurave për ratifikimin në parlament të kësaj marrëveshjeje, dhe deklarimin e saj si të papajtueshme me Kushtetutën e vendit.

6 Dhjetor 2023, 19:07 Nga h.k
VOA: Dy padi për 'Refugjatët' në Kushtetuese kundra
Gjykata Kushtetuese

TIRANË-Në Shqipëri, Partia Demokratike e drejtuar nga zoti Lulzim Basha si dhe deputetë që janë pjesë e grupimeve të ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, njoftuan sot dorëzimin në Gjykatën Kushtetuese të dy padive të veçanta kundër marrëveshjes së firmosur muajin e kaluar në Romë, mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni. Të dyja palët kanë kërkuar pezullimin e procedurave për ratifikimin në parlament të kësaj marrëveshjeje, dhe deklarimin e saj si të papajtueshme me Kushtetutën e vendit.

Marrëveshja e 6 nëntorit mes Shqipërisë dhe Italisë parashikon ngritjen e dy qendrave për pritjen e migrantëve të cilët nisen nga brigjet e Afrikës Veriore dhe kapen në det të hapur, nga mjetet lundrues italiane. Në qendrën e parashikuar në portin e Shëngjinit do të duhet të bëhet regjistrimi i tyre, ndërsa në atë që pritet të ngrihet në Gjadër, me kapacitet maksimal prej 3 mijë vendesh, ata do të qëndrojnë ndërsa autoritetet italiane shqyrtojnë kërkesat e tyre. Një procedurë e parashikuar të mos zgjasë më shumë se një muaj.

Marëveshja provokoi debate të shumta politike, me opozitën e të dy vendeve që e kundërshtuan atë duke ngritur pikëpyetje. Në Shqipëri, siç dhe kishin paralajmëruar, përfaqësuesit e opozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese, në duart e së cilës ka tanimë dy padi, me të njejtën kërkesë. Si Partia Demokratike e zotit Basha, po ashtu dhe deputetët të cilët janë rreshtuar krah ish kryeministrit Sali Berisha dhe zotit Gazmend Bardhi, kërkojnë që marrëveshje të shpallet në shkelje të Kushtetutës.

“Kërkojmë, deklarimin si të papajtueshme me nenet 3, 4 dhe 7 të Kushtetutës dhe Ligjit Nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të marrëveshjes së nënshkruar nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë”, shpjegoi nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku.

Po ashtu të dyja palët kërkojnë që të mos vijohet me ratifikimin e dokumentit në parlament. “Kemi kërkuar dhe pezullimin e procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë”, deklaroi në dalje nga Gjykata Kushtetuese, Lindita Metalia, një nga firmëtaret e padisë së dorëzuar nga mbi 28 deputetë.

Aktualisht, marrëveshja ka hyrë në procedurat e diskutimit në komisionet parlamentare, ndërsa votimi i saj, është parashikuar më datë 22 dhjetor. Hapësira kohore duket e shkurtër, që Gjykata Kushtetuese të mund të ndërhyjë për të bllokuar procesin parlamentar.

Të dyja paditë flasin për shkelje të shumta, sipas opozitës. Marrëveshja vlerësohet të ketë elementë të tillë që shkojnë përtej një dokumenti mes dy qeverive, e për pasojë do të duhej të ishte kërkuar autorizim nga presidenti i Republikës.

Territori ku do të duhet të ngrihen qendrat, do të njihet si nën jurisdiksionin italian, Një gjë e tillë shihet si cënim i sovranitetit dhe integritetit territorial.

Po ashtu, në paditë drejtuar Gjykatës, sillen dhe argumenta të tjerë, që nga cënimi i të drejtave për të huajt, i të drejtës për mbrojtje ndërkombëtare, apo dhe momente të tjera që konsiderohen si shkelje dhe të konventave ndërkombëtare ku Shqipëria bën pjesë.

Marrëveshja shihet si një përpjekje e qeverisë italiane për të penguar largimet në rritje të emigrantëve nga Afrika dhe për të lehtësuar trysninë mbi qendrat e pritjes në territorin e saj.

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar thjesht si një qasje strategjike ndaj një partneri strategjik, siç është Italia, duke pretenduar se e gjithë kjo zhurmë bëhet, sipas tij, për faktin se për herë të parë një marrëveshje e tillë nënshkruhet me një vend që nuk është anëtar i BE-së.

Dokumenti nuk ka hasur vetëm në kundërshti politike, por dhe organizma të shumtë që meren me të drejtat e njeriut apo të emigrantëve kanë ngritur një seri shqetësimesh.

marreveshja per refugjatet georgia meloni edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet