Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I dërguari i BE-së për dialogun kishte vizituar Prishtinën më 6 gusht, ku me zyrtarët kosovarë kishte diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë pas një takimi në Beograd me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian (BE), Peter Sorensen, se është thelbësore që dialogu me Kosovën të “kthehet tek obligimi” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe te mbrojtja e të drejtave të serbëve.
“Politika jonë është politika e paqes, e përkushtuar fuqishëm në kërkimin e zgjidhjeve kompromisi përmes dialogut, por edhe e vendosur dhe e përgjegjshme në mbrojtjen e interesave shtetërore e kombëtare”, shkroi Vuçiç më 26 gusht në Instagram, pas takimit me Sorensenin. Ai shtoi se “përpjekja për ndalim” të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë tregon se “respektimi i të drejtave themelore dhe lirive të veprimit politik të serbëve është i rrezikuar”.
Vuçiç theksoi, gjithashtu, se me Sorensenin zhvilloi një bisedë të hapur, të fokusuar në mundësitë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën, si dhe mbi sfidat që lidhen me pozitën e serbëve në Kosovë. Sorensen, pas takimit me Vuçiç, do të takohet edhe me drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.
I dërguari i BE-së për dialogun kishte vizituar Prishtinën më 6 gusht, ku me zyrtarët kosovarë kishte diskutuar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
I pyetur nga gazetarët mbi gjendjen aktuale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Sorensen tha shkurt se procesi është “aktiv”. Marrëveshja për të cilën bëhet fjalë u arrit mes dy palëve në vitin 2023. Edhe pse nuk është nënshkruar, BE-ja insiston se marrëveshja është detyruese.
Dokumenti prej 11 nenesh, ndër të tjera, parasheh një nivel të vetëqeverisjes për komunitetin serb në Kosovë, njohjen reciproke të simboleve shtetërore, shmangien e bllokimit nga Serbia të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe detyrimin që Prishtina dhe Beogradi të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në dialog.
Rundi i fundit i dialogut Kosovë–Serbi, me ndërmjetësimin e BE-së, u mbajt më 10 qershor. Pas këtij takimi, në nivel të kryenegociatorëve, Sorensen deklaroi se po bëhen përgatitje për një takim në nivel të lartë. Takim i tillë mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zhvilluar që nga shtatori i vitit 2023. Ai takim u mbajt pak ditë para se një grup serbësh të armatosur të sulmonte policinë e Kosovës në Banjskë, afër Zveçanit. Kosova fajëson Serbinë për atë ngjarje, ndërsa Beogradi mohon çdo përfshirje.
Sorensen erdhi në Serbi në mes të një krize politike dhe protestave shumëmujore kundër qeverisë, që shpërthyen pas vdekjes së 16 personave në shembjen e çatisë së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit. Protestuesit, përveç kërkimit të përgjegjësisë për këtë tragjedi, po ashtu kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kërkesë që autoritetet e refuzojnë./REL
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë me gazetarët n&eu...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Me rinisjen e seancës në Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar, pritet t...
lumir abdixhiku KOSOVË- Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas zgjedhjes së Dimal Bashës si krye...
elisa spiropali TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar Dimal Bashën për zgjedhjen e tij si kryeparlamentar i Kosovë...
dimal basha PRISHTINË- Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka mbajtur fjalimin e parë si kryeparlamentar. Basha u shpreh n...
dimal basha KOSOVË- Dimal Basha është kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, pas disa muajsh seancash të dështuara pë...
dimal basha, kryetar i kuvendit KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvend...
ibrahimaj dhe mete TIRANË- Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj dhe ish-ministri i Financave, Ervin Mete kanë zh...
kuvendi i kosoves KOSOVË- Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, ...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së fundi ka zhvilluar një intervistë për televizionin polak “TVP Wor...