LIVE UPDATES
Politike

Xhaferraj: Ku është çeta e kusarëve, është përmbytur dhe do të stërpërmbytet

Nga foltorja e Kuvendit, Xhaferaj u ndal tek HEC-et, duke theksuar se hapja e tyre shkaktoi përmbytje masive në Shkodër dhe Lezhë.

24 Nëntor 2022, 11:38 Nga a.l
Xhaferraj: Ku është çeta e kusarëve, është
Ferdinand Xhaferaj

TIRANË- Deputeti i PD-së Ferdinand Xhaferraj i ka ngritur Kryeministrit Rama disa pyetje lidhur me situatën e përmbytjeve në vend pas reshjeve intensiove të shiut dy ditë më patë. Nga foltorja e Kuvendit, Xhaferaj u ndal tek HEC-et, duke theksuar se hapja e tyre shkaktoi përmbytje masive në Shkodër dhe Lezhë. Ndër të tjera deputeti i ka nxjerrë dhe një video kur Rama ishte në opozitë sa i takon deklaratave për përmbytjet në Shkodër.

FJALA E FERDINAND XHAFERAJT

zj. Kryetare e Kuvendit, z. Kryeminister, Të Nderuar Kolegë,

Reshjet e ditëve të fundit, nga data 20 Nëntor e në vijim, kanë prodhuar një situatë kritike në disa fshatra dhe qytete të vendit, vecanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës. Vërshimi i ujit si rezultat i shirave, por edhe hapjes së portave të hidrocentraleve ka përmbytur shtëpitë, bizneset dhe tokat duke rrezikuar kështu seriozisht jetën, shëndetin dhe pronat e bashkëqytetarëve tanë. Rasti më i rëndë është humbja tragjike e jetës së dy qytetarëve, babë dhe bir, në përroin Grykë-Lugje të Malësisë së Madhe.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes vetëm në qarkun e Shkodrës u permbyten 4346 hektarë tokë, me 52 familje dhe 318 banorë të evakuar, ndërsa në qarkun e Lezhës u permbyten 1300 hektarë me 24 familje të evakuara. Ne Durres sikurse e pranoj Kryetarja e Bashkise kemi situate problematike ne disa zona dhe shume problematike ne ish kenete.

Prefektja e qarkut Shkodër, Znj. Angoni deklaroi se përmbytjet kanë ardhur krahas reshjeve, edhe si rezultat i hapjes së portave dhe shkarkimeve të hidrocentraleve Koman dhe Vau Dejës.

Nisur nga kjo situatë vërtet kritike, vecanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike vendosi të ndërmerrte dy veprime konkrete. Së bashku me kolegët e grupit, ne kërkuam zhvillimin e kësaj interpelance urgjente me kryeministrin, për të dhënë informacione dhe shpjegime lidhur me situatën e përmbytjeve në vend dhe masat e ndërmarra nga ana e institucioneve shtetërore.

Po ashtu, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 174 të Kushtetutës dhe nenit 39 të ligjit nr. 45 “Për Mbrojtjen Civile”, ka kërkuar shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, në mënyrë që institucionet shtetërore, strukturat e mbrojtjes civile të kenë mundësi për të përdorur të gjithë mekanizmat e nevojshëm për përballimin sa me mire të kësaj situate.

Kryeministrit i kerkojme te japë përgjigje per disa pyetje qe kane interes per ne si deputete te opozites dhe për qytetarët shqiptarë: se pari:
1. A kishte informacione dhe të dhëna qeveria shqiptare lidhur me reshjet e pritshme të datës 20 Nëntor e në vijim?
2. Nëse po, cilat ishin masat e marra nga qeveria për të siguruar jetën, shëndetin dhe pronat e qytetarëve tanë?
3. A u bënë shkak për përmbytjen e zonave të nën-Shkodrës hapja e portave dhe shkarkimet e hidrocentraleve të Komanit dhe Vau Dejësit, sic deklaroi prefektja e qarkut Shkodër, Znj. Angoni?
4. Pse nuk u lajmëruan familjet që prekeshin nga përmbytjet si rezultat i shkarkimeve të hidrocentraleve që të merreshin masat e nevojshme, përfshirë evakuimin e banorëve dhe gjësë së gjallë?
5. A ka filluar një vlerësim paraprak i dëmeve të shkaktuara dhe a mund te kemi nje informacion?
6. Ministri i Mbrojtjes, z. Peleshi ka përsëritur disa herë që qeveria iu ka akorduar bashkive një fond prej 10 mln dollarë për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. A është ky fond i mjaftueshëm për përballimin e dëmeve të shkaktuara?
7. Cilat janë investimet konkrete që qeveria shqiptare ka kryer në këto 9 vite për parandalimin e përmbytjeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës?
8. A ka vlerësuar qeveria shqiptare mundësinë e transferimit të banorëve, të cilët jetojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet, në zona më të sigurta?

Këto janë disa pyetje per te cilat kerkojme përgjigje Z. Kryeministër.

Sigurisht, ne nuk ju akuzojmë ju për reshjet e shiut, por per cfare ju akuzojme? U perpoqa te mbledh te gjitha faktet dhe permbledhjen me te mire dhe akuzat me te mira i keni ngritur Ju ne kete video.

ferdinand xhaferraj seance plenare 24 nentor 2022

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen