LIVE UPDATES
Politike

ZYRTARE/ BE-ja anulon grantin e Fondit të Investimeve për portin e Durrësit

Me një vendim të këshillit të ministrave në qershor të 2021 u vendos të zgjerohej porti ekzistues në Porto Romano, duke i hapur rrugë kështu transferimit të portit tregtar atje dhe ndërtimit të portit turistik nga kompania arabe.

24 Nëntor 2022, 11:25 Nga f.g
ZYRTARE/ BE-ja anulon grantin e Fondit të Investimeve për portin e
Foto ilustruese

Është anuluar granti i Fondit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor për portin e Durrësit. Kështu tha për Radion Evropa e Lirë, zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë. Shkak për këtë vendim është bërë edhe modifikimi i projektit.

“Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF (Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor) për investimin për projektin e mëparshëm të portit. Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e Qeverisë edhe për prioritetet e investimeve”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Vlera e këtij granti ishte 28 milionë euro. Projekti parashikonte rehabilitimin e kalatave 1 dhe 2 në Terminalin Perëndimor të Portit të Durrësit, ku përpunohen thuajse të gjitha mallrat që vijnë nga jashtë. Ndërhyrja ishte e domosdoshme pasi njëra prej tyre është ndërtuar në vitet 1945-1951 dhe tjetra më 1972. Ndërhyrjet e vetme janë bërë më 1994. Projekti i financuar edhe nga BE-ja, parashikonte zgjerimin e sipërfaqes së kalatave, si dhe rritjen e thellësisë së projektuar, në mënyrë që të ankorohen edhe anije më të mëdha.

Ndërkohë, marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Qeverisë shqiptare dhe investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar, e shndërron portin aktual në port jahtesh dhe e kthen Durrësin, siç është shprehur kryeministri Rama, në “Dubain e Mesdheut”, ndërsa aktiviteti tregtar do të zhvendoset në Porto Romano. Aktualisht, në këtë zonë operon një kompani private dhe aty përpunohen ngarkesa me naftë.

Me një vendim të këshillit të ministrave në qershor të 2021 u vendos të zgjerohej porti ekzistues në Porto Romano, duke i hapur rrugë kështu transferimit të portit tregtar atje dhe ndërtimit të portit turistik nga kompania arabe.

Në përgjigjen e zyrës së BE-së në Tiranë thuhet se “sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”.

Edhe në gusht të këtij viti delegacioni i BE-së në Shqipëri i kërkoi Qeverisë më shumë qartësi dhe transparencë në lidhje me marrëveshjen me kompaninë arabe sa i përket projektit të marinës në Portin e Durrësit.

Projekti i investitorit nga Dubai, Mohamed Alaabar, për Marinën e Jahteve në Portin e Durrësit ka sjellë përplasje në politikën shqiptare.

Sipas opozitës, shkelet marrëveshja e MSA-së si dhe pas projektit fshihen interesat personale të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Pak ditë më parë kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibej bëri të ditur se për këtë çështje i është drejtuar me një letër ambasadës së BE-së në Tiranë dhe komisionarit Oliver Varheyli.

Marrëveshja për portin e Durrësit kalon të enjten për votim në Kuvend./Dosja.al

porti i durresit bashkimi evropian

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje