Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, zhvilloi sot një takim në selinë e Partisë së Lirisë.
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ka qënë kryetari i Partisë së Lirisë, ai i cili ka ndarë pamjet nga takimi i përbashkët, i cili u zhvillua në ambientet e partisë, nën shoqërinë e stafit të dy palëve. Meta shkruan se diskutuan hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin mes PL-së dhe SHBA-së.
POSTIMI:
Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.
Marrëdhënia mes Kim dhe Metës nuk ka qënë gjithmonë kaq e mirë.
Krisja mes tyre nisi pas disa takimeve të shmangura mes ambasadores amerikane dhe kreut të shtetit, por u intensifikua gjatë fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Meta paralajmëroi që askush të mos e prekte votën, ndërsa Yuri Kim iu përgjigj duke i konsideruar të papranueshme retorikën e tij për “sfuqe” dhe prerje duarsh për ‘hajdutët e votave’.
“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal!”
Më pas Meta lëshoi një sërë akuzash ndaj ambasadores LIVE.
“Ilir Meta e di që nuk është i pavdekshëm, nuk jam nga ata që mendojnë se jam i pavdekshëm, se kur ka vdekur dhe Skënderbeu, jo më Ilir Meta. I kam thënë që nëse keni gjë me mua më lajmëroni nëse e keni se unë e di që ju më vrisni nëse doni. Por të paktën, më çoni te Mali me Gropa dhe më lëshoni një raketë që të mos dëmtoni njerëzit e tjerë. Takimin e parë ia kam thënë zonjës, moj zonjë, je këtu për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Amerikës dhe jo mes Serbisë dhe Amerikës”.
Duket se këto deklarata janë lënë pas e mesa duket marëdhëniet tashmë janë kthyer në normalitet. Mirëpo, nga ana tjetër, Kim ka deklaruar gjithmonë se nuk njeh persona të cilët janë non grata nga SHBA, duke iu referuar në këtë mënyrë kryetarit aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit ka një raport bashkëpunues me Metën.
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif Ersoy&rdq...
Edi Rama dhe Bledi Çuçi TIRANË- Çëshja e zhdukjes së Ervis Martinajt është kthyer në një 'telenovel...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ai nuk ka firmosur për asnjë kullë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Bash&eum...
Sali Berisha TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpjeguar deklaratën e tij në Kuvendin e Shqipërisë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ka dëgjuar më parë, se ka pasur n...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se në rastet kur ka hedhur firmën, ka q&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan shumë problem faktin që kreu i grupit parlamentar i Partis&eum...
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi se policët e burgjeve do të përfitojnë rritje pagash. Ai tha se paga e tyr...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan pranimin e PS për reformën territoriale si një mashtrim. ...