23 Shtator 2022, 13:52
Nga k.m.
Edi Rama dhe Bledi Çuçi
TIRANË- Çëshja e zhdukjes së Ervis Martinajt është kthyer në një 'telenovelë alla 100 vitrinat' me versione të ndryshme lidhur me 40-vjeçarin. I vrarë apo është e gjitha inskenim, kjo është pyetja që Policia e Shtetit dhe as Prokuroria e Kurbinit nuk i kanë dhënë një përgjigje. E mesa duket do të duhet ende shumë kohë që ta bëjnë. Por mirë që mediat dhe gazetarët të kronikës së zezë kanë dhjetra versione për rastin "Martinaj", por as shteti nuk po e ndan dot mendjen.
Dje, në një intervistë nga zemra e Nju Jorkut, kryeministri Edi Rama tha se misteri për fatin e Ervis Martinajt do të përfundojë shumë shpejt, duke paralajmëruar zbardhjen e 'thrillerit' të kësaj vere. Në një intervistë për "Opinion", Rama tha se Policia ka shumë më tepër se thjesht informacione në dorë, por do matet mirë kur të dalë me një konkluzion.
“Këtë e theksova në fjalimin para trupës drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore mes atyre që përmenda. Ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të bëjë një hap mbrapa. Është e pabesueshme që të jetojmë në një Big Brother të kronikës së zezë dhe me spekulantë që hedhin lloj-lloj versionesh. A kam unë një version? Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit. Problemi është që Policia duhet të ketë version të bazuar në prova. Policia ka shumë më tepër se të tjerët, por kur bën një deklaratë zyrtare duhet të ketë prova. Uroj ta ketë versionin sa më shpejtë,” – tha Rama në Opinion.
Ndërsa disa javë më parë, më 17 shtator, ditën e prezantimit të kryepolicit të ri, Rama tha: Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt. Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi.
Pra, Rama pretendon që Policia ka prova dhe shumë shpejt do t'i bëjë publike.
Ndryshe pretendon, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, i cili sot pas një dalje publike tha se Policia do të flasë për Ervis Martinajn kur të ketë prova.
“Ne flasim kur kemi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa pasur prova,”- u shpreh Çuçi. Pra vetë ministri i Brendshëm thotë s'ka prova.
Nga ana e tij, edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku deklaroi se për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, Policia është duke punuar dhe se do të flasë me fakte dhe prova.
“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasi pa pasur prova,"- u shpreh kreu i Policisë së Shtetit. Rrjedhimisht, pretendon se ka prova!
Rrumbullaku dhe Rama prej kohësh po mbajnë një version, ka prova dhe një përgjigje zyrtare por hetimet vazhdojnë, ndërsa ministri Çuçi duket se nuk ka asnjë informacion se çfarë po bëhet me këtë çështje, ndër më të bujshme të historisë së Shqipërisë. Një person ka 40 ditë që është zhdukur. Kryeministri ka informacione nga vetë Rrumbullaku, ndërsa duket se ministrin e kanë nxjerrë pak jashtë loje. Gjë që lë shumë për të kuptuar. Si psh.kujt i përgjigjet në të vërtetë Policia e Shtetit, ministrit apo kryeministrit? Përgjigja duket goxha e qartë, ndërkohë që ende presim…
edi rama bledi Çuçi zhduket ervis martinaj
Politike
23 Shtator 2022, 13:08
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ai nuk ka firmosur për asnjë kullë...
Politike
23 Shtator 2022, 12:59
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua me një mesazh ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Bash&eum...
Politike
23 Shtator 2022, 12:56
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Numri një i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpjeguar deklaratën e tij në Kuvendin e Shqipërisë...
Politike
23 Shtator 2022, 12:47
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ka dëgjuar më parë, se ka pasur n...
Politike
23 Shtator 2022, 12:48
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se në rastet kur ka hedhur firmën, ka q&e...
Politike
23 Shtator 2022, 12:45
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan shumë problem faktin që kreu i grupit parlamentar i Partis&eum...
Politike
23 Shtator 2022, 12:45
n.m
TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja njoftoi se policët e burgjeve do të përfitojnë rritje pagash. Ai tha se paga e tyr...
Politike
23 Shtator 2022, 12:34
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan pranimin e PS për reformën territoriale si një mashtrim. ...
Politike
23 Shtator 2022, 12:11
n.m
Kreu i PL Ilir Meta dhe kreu i SPAK Arben Kraja
TIRANË- Kryetari I SPAK, Arben Kraja u shpreh se çështja për kryetarin e Partisë...
Politike
23 Shtator 2022, 12:18
d.a.
Mesic
VLORË- Delegacioni kroat i Prefekturës së Medimurjes, së bashku me ish-presidentin kroat dhe të ish-Jugosllavisë Stjepa...