LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Sondazhi nga IRI: Qytetarët shprehin masivisht gatishmëri të lartë për të votuar, ja pikat ku ndahen

Afro dy të tretat e të anketuarve (62%) thonë se zgjedhjet apo ofertat në politikën shqiptare janë shumë të kufizuara dhe se forcat e reja politike duhet të ofrojnë alternativa të tjera në zgjedhjet e ardhshme.

14 Janar 2025, 20:32 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit 2025/ Sondazhi nga IRI: Qytetarët shprehin masivisht
Foto ilustruese

TIRANA- Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) nxjerr në pah se Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, qytetarët shprehin masivisht gatishmëri të lartë për të votuar, ndonëse janë ndarë baras sa i takon pyetjes nëse njerëzit e thjeshtë mund të ndikojnë në vendimmarrjen e vendit.

Afro dy të tretat e të anketuarve (62%) thonë se zgjedhjet apo ofertat në politikën shqiptare janë shumë të kufizuara dhe se forcat e reja politike duhet të ofrojnë alternativa të tjera në zgjedhjet e ardhshme. Ky mendim mbizotëron në të gjithë grupmoshat. Kjo përgjigje e re vjen tani nga të anketuar, mbi 90 për qind e të cilëve pohuan se në zgjedhjet e kaluara kanë votuar për njërën nga dy a tre partitë më të mëdha.

Aktualisht një e treta e të anketuarve nga të gjithë grupmoshat shprehin pëlqim për partitë e reja, që janë krijuar së fundi. Anketa zbuloi po ashtu se, krahas katër partive më të hershme (PS, PD, PSD, PL), qytetarët shprehin besim edhe në katër parti të reja (Shqipëria Bëhet, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma). Në anketën e IRI-t vetëm një pakicë (16%) tha se nuk ka gjasa që të votojnë në maj, për shkak se sipas tyre, vota dhe zgjedhjet nuk kanë rëndësi, se asnjë kandidat apo parti nuk i frymëzon dhe nuk i përfaqëson.

Shumica e të anketuarve (58%) besojnë se zgjedhjet e ardhshme do të jenë të lira, përballë 40 për qind, që mendojnë të kundërtën. Pjesa dërrmuese e të anketuarve që pritet të votojnë për PS-në (90%) mendojnë që zgjedhjet e majit do të jenë të lira, ndërsa tre të katërtat e atyre që pritet të votojnë PD-në shprehen se zgjedhjet nuk do të jenë të lira.

Pjesa më e madhe e të anketuarve (58%) besojnë se KQZ-ja është e aftë të organizojë dhe të mbikëqyrë zgjedhjet, por pjesa tjetër (41%) kanë pak ose aspak besim tek KQZ-ja. Anketimi zbuloi një shqetësim në rritje të qytetarëve për dhunë të mundshme në zgjedhje, sa afro dyfishi i një viti më parë. Një vit më parë këtë shqetësim e shprehën 27 për qind të qytetarëve, ndërsa sot ata janë afro dyfishi (45%). Pjesa dërrmuese e të anketuarve që e ngrejnë këtë shqetësim mbi dhunën e mundshme në zgjedhje i përkasin asaj pjese, që mendohet se voton për PD-në.

Sa i takon mbështetjes së politikanëve, në sondazh spikatin diferencat e ndjeshme midis kryeministrit socialist Edi Rama (35%), përballë kryetarit të PD-së Sali Berisha (14 për qind), por në skajin tjetër të tabelës besimi për figura të tjera është po a q i lartë (26%), sa edhe mosbesimi i plotë tek asnjë politikan (28%). Mbi 60 për qind e të anketuarve besojnë dhe shpresojnë se e ardhmja e tyre do të jetë më e mirë, ndërsa pjesa tjetër (afro 40%) nuk kanë shumë shpresë për një të ardhme më të mirë, por pohojnë madje se kanë frikë, shqetësim e pasiguri për të ardhmen dhe nuk besojnë tek ndonjë përmirësim për këtë.

Më shumë se gjysma e të anketuarve nga IRI (52%) pohuan se vendi po shkon në drejtimin e duhur, një shifër kjo me 6 pikë në rënie krahasuar me një vit më parë (58%). Megjithatë qeveria Rama gëzon një aprovim të përgjithshëm nga më shumë se gjysma e të anketuarve (58%), edhe për sa i takon efektshmërisë (55%). Shumica dërrmuese e qytetarëve (74%) pohuan se janë të informuar mjaftueshëm mbi zgjedhjet e ardhshme, por duan më shumë informacion mbi programet partiake dhe kandidatët e tyre. Nga ana tjetër, pjesa dërrmuese (88%) e të anketuarve thanë se nuk kanë parë gjatë 12 muajve të fundit ndonjë aktivist partiak në zonën e tyre.

zgjedhjet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet