All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

"Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar"/ Berisha: Erion Veliaj e mori me vete Edi Ramën për 36 orë

Berisha gjithashtu tha se kanë përballë një kundërshtar në gjirin e të cilit ka shpërthyer lufta e të gjithëve kundër të gjithëve.

14 Janar 2025, 17:53 Nga E. D
"Kemi përballë një kundërshtar të
Sali Berisha
All - Paragraf - 1

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me të zgjedhurit vendorë dhe këshilltarët bashkiakë në selinë blu, u ndal edhe te lufta e hapur tashmë në PS mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Berisha gjithashtu tha se kanë përballë një kundërshtar në gjirin e të cilit ka shpërthyer lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Më tej Lideri i opozitës u shpreh se nuk ka kryeministër në planet që të firmosë lejen për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë si Edi Rama. Të gjobisë për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë. 

"Pra, u zbuluan një nga një lidhjet e forta të krimit, filluan nga Edi Rama me Sinaloan e Meksikës. Me bandat shqiptare në Aruba, në Dubai. Për të mos thënë pastaj me Taulantin dhe kompani. Pra, u ndala në këto për të thënë se opozita qëndroi, pavarësisht nga të gjitha format e presioneve, ajo i bëri gjyqin qytetar me dokumente kësaj qeverie. Pse po ndalem në këtë? Po ndalem në këto sepse tani ne jemi në prag të zgjedhjeve të reja dhe tani jemi në kushte të pakrahasueshme. Kemi përballë një kundërshtar të diskredituar, të demaskuar, të frikësuar gjer në palcë për krimet që ka kryer, për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë, jo nga ne, por nga vetja e tyre.

Nga ana tjetër është opozita, e cila thashë, edhe në kushtet më të papërshtatshme, fitoi 600 mijë vota. Opozita, e cila shkon ne sigurt drejt fitores në zgjedhjet e 11 majit. Kemi përballë një kundërshtar në gjirin e të cilit ka shpërthyer lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Se si e si të mund të kapin peng njëri-tjetrit. Të dashur miq, kur unë u deklarova 3 javë më parë se Velica e famshme e Harabelit, 4 ditë para se ta bastisnin, i tha shoqes së vet, le të guxojë Edi Rama se Erion Veliaj për tre orë e merr vete, dhe koha provoi se nuk iu deshën tre orë, por brenda 36 orëve, Erion Veliaj e mori me vete. Kjo është e vërteta. Erion Veliaj me dosjen Zaho Koka apo me dosje të tjera, ato nuk i di unë fare, por di një gjë, që djegësin e Tiranës e kanë vjedhur së bashku, 130 milionë euro.

Di një gjë tjetër, që në këtë tokë nuk ka njeri që di më shumë për gjobat e Edi Ramës për ndërtimet sa ç’di Erion Veliaj. Nuk ka kryeministër në planet që të firmosë lejen për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë si Edi Rama. Të gjobisë për çdo ndërtim në territorin e Shqipërisë. Këto Erion Veliaj i ka të regjistruara të gjitha. Ndaj dhe nga një të persekutuar totalisht, që e shihnin si lebros, tani e marrin në krah dhe shkojnë në Itali dhe vende të tjera me të. Kërcen Rama nga sevdaja i thonë kësaj. Po këto janë punët e tyre. Natyrisht këto janë edhe avantazh për ne, nuk mund të themi jo. Tani nuk ka paqe midis tyre, jo" tha Berisha. 

sali berisha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion