LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Kush fiton nga lista e hapur e PS-së në Tiranë? Flet Braçe dhe Majko: Ne po luajmë në sulm! PD nuk respektoi primaret...

Braçe dhe Majko kanë folur mbi listat e kandidatëve për deputet.Braçe thotë se gara është e drejtë dhe njësoj si në rastet e tjera ai do vazhdojë të bëjë fushatë normalisht. Majko i fundit deputet prej grupit të deputetëve ’92-’96 tha se synon të marrë të nëntin mandat në bastionin e demokratëve, Kavajë.

25 Mars 2025, 19:53 Nga B.Z
Zgjedhjet e 11 Majit/ Kush fiton nga lista e hapur e PS-së në
Erion Braçe

TIRANË - Deputeti socialist Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Në një intervistë për Top Channel Braçe dhe Majko kanë folur mbi listat e kandidatëve për deputet. I pyetur se si ndjehet me këtë sfidë të re në njësinë 5, Braçe thotë se gara është e drejtë dhe njësoj si në rastet e tjera ai do vazhdojë të bëjë fushatë normalisht. 

Gazetari Muhamed Veliu: Sa komod ose jo komod është Erion Braçe në këtë sfidë të re, në këtë detyrë të re në njësinë 5?

Deputeti Erion Braçe: Kjo është puna që unë kam bërë, nëse të tjerët kanë bërë punë të tjera dhe vijnë tani për të kandiduar për deputet me ide të ndryshme, për të kontribuar, për t’u bërë ministra në rastin më egoist apo për të marrë një status, unë këtë punë kam bërë, pavarësisht se më parë kam bërë edhe punën tënde, kam bërë edhe punën e financierit e me radhë, gara është e drejtë jo se ka një listë të hapur apo të mbyllur, në rastin tim unë kam vetëm 6 javë këtu, kolegë të tjerë kanë nga 4 vite, 8 vite, këtu vij për herë të parë, nga kjo pikëpamje për shkak të kohës së ngushtë dhe të pamjaftueshme për të bërë fushatë, unë zakonisht bëj fushatë 3 muaj, nuk bëj fushatë ato 30 ditët që ka.

Ndërkohë ish kryeministri socialist Pandeli Majko i fundit deputet prej grupit të deputetëve ’92-’96 tha se synon të marrë të nëntin mandat në bastionin e demokratëve, Kavajë.

Deputeti Pandeli Majko: Fushata është në qytetin më të vështirë të politikës. Do të thotë jo vetëm për Partinë Socialiste, por edhe për të tjerët. Arsyeja është se ky qytet e ka filluar politikën kur politika nuk kishte filluar akoma, në sensin e asaj që erdhi pas demokracisë, në vitet ’90. Kjo dhe për më shumë arsye, besoj se kjo është një kërkesë që hesht duke folur dhe e kundërta.

Gazetari Muhamed Veliu: Përmendët vështirësinë. Cila është vështirësia e dytë, pasi edhe në zgjedhjet e shkuara, ju ishit në një qark relativisht të ri për ju. Pse Pandeli Majko i duhet të përballet nga njëra vështirësi në tjetrën?

Deputeti Pandeli Majko: Sepse jam deputeti më i vjetër i Partisë Socialiste dhe po nuk e bëra unë, pyetja është: kush do e bëjë?

Deputeti Pandeli Majko: Mendoj se ka një dallim shumë të rëndësishëm midis listave të PD-së dhe PS-së, por cilësia më e rëndësishme është që ne po luajmë në sulm. Pala tjetër po bën të kundërtën. Të shohim kush do të jetë fituesi i vërtetë. Një gjë ka shumë rëndësi të thuhet, PD nuk respektoi votën e Primareve të veta. Nëse një parti nuk respekton votën brenda partisë së vet, pikëpyetja më e madhe është sa do ta respektojnë ata votën e 11 Majit.

zgjedhjet e 11 majit erion brace pandeli majko

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër