24 Mars 2025, 20:05
Nga B.Z
Celibashi
TIRANË - Për parlamentaret në Shqipëri, 250 724 fletë votimi më shumë do të prodhohen për diasporën.
Për herë të parë, Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhojë kompania sllovene Cetis për shqiptarët ane e mbanë botës që do të votojnë më 11 maj nga 88 shtete.
Formula e përllogaritur është numri i të regjistruarve nga jashtë vendit për zgjedhje, 245 808 plus 2% më shumë. Gjithashtu, për votën e diasporës do të ketë të dedikuar një vend të posaçëm. Nga shtëpitë e emigrantëve drejt e te “parku olimpik i Tiranës”.
Pas listës së sugjerimeve të Bashkisë së Tiranës, KQZ vendosi si mjedisin e përshtatshëm Parkun Olimpik “Feti Borova” për numërimin e votave por jo vetëm. Kjo hapësirë është konceptuar si vendi ku do të kryhen tre procese. Si fillim për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor, ruajtjen dhe administrimin e votave nga jashtë e deri te vlerësimi i votave nga jashtë.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zbuloi afatet e organizimit, ku nga nga 5 prill, pritet të nis paketimi i zarfeve zgjedhorë.
Parku olimpik është zgjedhur në bazë të kushteve të caktuara në Kodin Zgjedhor dhe është vlerësuar si një objekt me sipërfaqe të madhe; me kapacitet deri në 1200 persona; është një ndërtesë publike me hyrje të lirë; ka furnizim energjie pa ndërprerje; plotëson kriterin teknik të sipërfaqes së bazuar në numrin e tavolinave të numërimit për numërimin e votave nga jashtë vendit për të 12 qarqet; si dhe ofron kushte për aplikimin e teknologjisë për numërimin e votave nga jashtë./TCH
ilirjan celibashi zgjedhje 11 maj 2025
Politike
24 Mars 2025, 20:04
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë përshëndetjes në ceremoninë e librave për Ibrah...
Politike
24 Mars 2025, 19:40
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha e ka cilësuar ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, jo vetëm si ...
Politike
24 Mars 2025, 19:44
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për ...
Politike
24 Mars 2025, 18:30
B.Z
Marta Kos
TIRANË - Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë parafinancim në kuadër të Planit të ...
Politike
24 Mars 2025, 17:33
B.Z
Ervin salianji
TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu në lidhje me ironitë që ka pë...
Politike
24 Mars 2025, 17:26
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Gjykata Supreme e Kosovës refuzoi të hënën një ankesë të Partisë Demokratike të ...
Politike
24 Mars 2025, 16:01
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha tha se kryebashkiaku Erion Veliaj ka dejtuar mbledhje me video-call nga burgu. I ftuar në Euronews ...
Politike
24 Mars 2025, 15:25
E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi duke komentuar zgjedhjet e 11 majit tha se...
Politike
24 Mars 2025, 14:55
N.F
Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama është shprehur se shqiptarët të cilët do të votojnë më 11 Maj, n...
Politike
24 Mars 2025, 14:34
N.F
Rama
GJIROKASTËR- Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në prezantimin e kandidatëve për deputet në Gjirokast&...