Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ish-komandantët e UÇK-së po gjykohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
HAGË- Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, kanë ushtruar të drejtën e votës për zgjedhjet parlamentarë të Kosovës.
Ata kanë dhënë votën e tyre pavarësisht se ndodhen në paraburgimin e Hagës, ku po gjykohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Lajmin se ata kanë ushtruar të drejtën e votës e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, tha Elezi.
Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, të drejtë vote brenda dhe jashtë Kosovës kanë mbi 2 milionë votues. Në garën për përbërjen e re parlamentare janë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur. Qytetarët mund të zgjedhin një parti dhe deri në dhjetë kandidatë për deputetë. Nga këto votime do të zgjidhet përbërja e re e Kuvendit me 120 ulëse dhe deputetët më pas zgjedhin Qeverinë e re. Qeveria aktuale në Kosovë udhëhiqet nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje. Këto janë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme.
Ilir Meta TIRANA- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së protestës së sotme të opozitës...
lumir abdixhiku KOSOVË- Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot tubimin përmbyllës të fushatës së tyre elektorale.&...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij sot në protestë se tre muajt ...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga podiumi i protestës së sotme, ftoi të gjitha partitë p...
Foto ilustruese KOSOVA- Rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, do të mund të zgjedhin 120 ligjvënës mes 27 sub...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha menjëherë pas mbylljes së protestës së mbajtur para Kryeministrisë...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e mbajtur te Kryeministria, shpalosi e...
Protesta TIRANA- Protesta e sotme e opozitës në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit" është mbyllur pas rreth dy orësh. Kjo pr...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në zgjedhjet e 11 majit, gjykatat, prokurorinë dhe kr...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në protestën e opozitës se se pas zgjedhjeve, kryeministrin Edi Ra...