Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Këtë deklaratë, Kurti e bëri pas mbledhjes solemne të Qeverisë, në mëngjesin e 5 marsit, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se shpreson që do të paraqitet një kandidaturë e dytë për president të Kosovës, në ditën e fundit të afatit kushtetues për ta zgjedhur kreun e ri të shtetit.
Këtë deklaratë, Kurti e bëri pas mbledhjes solemne të Qeverisë, në mëngjesin e 5 marsit, për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pasdite duhet t’i vazhdojmë përpjekjet që ta zgjedhim presidentin. Urojmë, besojmë, shpresojmë edhe në një kandidaturë të dytë, në mënyrë që ta përmbushim kërkesën kushtetuese për garë”, tha ai.
Aktualisht, i vetmi kandidat zyrtarisht i propozuar për president është Glauk Konjufca nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Konjufca, zëvendëskryeministër aktual dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, tha pas mbledhjes së Qeverisë se do të ishte mirë që edhe opozita të dilte me një kundërkandidat.
“Partitë politike, PDK-ja [Partia Demokratike e Kosovës] dhe LDK-ja [Lidhja Demokratike e Kosovës], duhet të përcaktohen që, nëse nuk e votojnë Glauk Konjufcën, kë do ta votojnë? Për besë, nëse e propozojnë ndonjë emër, ndoshta edhe unë e votoj”, tha ai.
Sipas tij, opozita mund ta propozojë edhe presidenten aktuale, Vjosa Osmani.
Në nenin e Kushtetutës për zgjedhjen e presidentit thuhet se presidenti i ri duhet të zgjidhet 30 ditë para se të përfundojë mandati i presidentit aktual, që në rrethanat e tanishme është data 5 mars, para se Vjosa Osmani ta mbyllë mandatin e saj më 4 prill.
Kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pyet nga gazetarët më 2 mars pse nuk po e propozon Osmanin, ai la të kuptohet se ajo nuk gëzon mbështetje të gjerë, duke thënë se "ne duhet t'i kemi 80 veta që qëndrojnë në sallë dhe votojnë minimalisht".
"Prioritet absolut e kemi shmangien e zgjedhjeve të reja, duhet të sigurohemi që jo t'i kemi 80, por 84 apo 85", tha Kurti.
Një kandidat duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin me 120 karrige, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61./REL
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla u është përgjigjur pyetjeve të deputetit socialist, ...
TIRANË- Ministrat e rinj, të dekretuar dje nga Bajram Begaj do të kryejnë betimin në një ceremoni që do të zhvillohet ...
Taulant Balla TIRANË- “S’ka mohim të së drejtës së fjalës, 5 minuta janë mjaftueshëm!”, th...
Erjon Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka shprehur shqetësimin në lidhje me kohëzgjatje...
Niko Peleshi TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi deklaroi se përfaqësuesit socialistë në Këshillin e Mandateve do ta pr...
Belinda Balluku TIRANË- Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut më datën 9 mars n...
BARDHI TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh se opozita nuk ishte pyetur fare për ni...
TIRANË- Ish‑ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili u largua nga detyra pas ndryshimeve të fundit në qeverinë Rama, është...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se seanca e sotme plenare nuk duhet të mbyllet pa u votuar p&e...
Ilir Meta TIRANË- Është shtyrë seanca për ish-presidentin Ilir Meta në GJKKO. Mësohet se seanca e ditës s&eum...