20 Qershor 2022, 12:04
Nga F.M

PRISHTINE- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës së Kosovës, Artane Rizvanolli kërkoi angazhim dhe bashkëpunim nga qeveria e Shqipërisë në sektorin e energjisë. Rizvanolli kërkoi një sigurim energjie nga Teci i Vlorës. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se vjeshta parashikohet e vështirë dhe tha se pas shtatorit e "tremb" mungesa.
Diskutimi në mbledhjen e qeverisë:
Ministre i Kosovës, Artane Rizvanolli: Marrëveshja e parë ka të bëjë me gazin e lëngshëm, këtu do të angazhohemi të dyja palët, specifikisht për sigurimin e energjisë elektrike nga teci i Vorës. Të kemi bashkëpunim, ky është qëllimi ynë dhe kjo ka qenë dhe synimi ynë në qeverisje.
Belinda Balluku: Unë do t’i ndaja marrëveshjet sipas radhës që kemi, i parë është memorandiumi, ne jemi në dijeni për vështirësitë që kemi në fushën e energjisë elektrike që ka sjellë efekte e mungesa për shkak të konfliktit në Ukrainë. Parashikohet një vjeshtë e vështirë dhe duam që KESH dhe KEK të kenë marrëveshje më njëri-tjetrin. Kemi nisur veprimet duke përgatitur terrenin për të shkëmbyer energji kur të ketë Kosova apo Shqipëria mungesa. Ajo që na tremb është mungesa e sasisë energjitike nga shtatori e në vijim. Ky projekt i ka dhënë rezultatet sepse ne e kemi nisur shkëmbimin e energjisë.
Nëse doni mund të bëj një breef për terminalin e Vlorës. Nisi si projekt për Shqipërinë, duke mbuluar nevojat që Shqipëria ka. Kemi qenë të detyruar të dalim në importe, nuk u vë në funksion për shkak të një mosrakordimi. Nisëm një punë intensive me partnerët nga SHBA për të pasur mundësinë e furnizimit me gaz të lëngshëm. Duke pasur parasysh krizën e krijuar në Ukrainë, kemi pasur interes nga vende të tjera të rajonit, nga Maqedonia e Veriut e më pas nga Kosova. Kërkesa është pasuar dhe me kompani të tjera europiane. Një pjesë e rëndësishme e projektit ka të bëjë me tubin që do të lidhë tërminalin e Vlorës e cila do të lidhë me Fierin, TAP-in. Jemi në fazë negocimi me TAP, për gazin e lëngshëm. Gjithçka që ishte menduar se ne do të merrnim furnizim nga TAP kemi arritur marrëveshje për gazin LNG në TAP. E kthen projektin në një projekt rajonall. është një nga marrëveshjet më ambicioze, me nisjen e pjesës së parë projekti ka nisur të riaktivizohet, Mali i Zi do jetë pjesë e projektit.
belinda balluku artane rizvanoli mbledhja shqiperi-kosove
Politike
20 Qershor 2022, 11:47
A.B
Delina Ibrahimaj
PRISHTINE- Dy ministrat e Financave të Shqipërisë dhe Kosovës, Delina Ibrahimaj dhe Hekuran Murati, u zotuan për ...
Politike
20 Qershor 2022, 11:49
A.B
Edi Rama
PRISHTINE- Kryeministri Edi Rama shprehu ambicien për të finalizuar projektin e albanologjisë dhe të një abetareje të...
Politike
20 Qershor 2022, 11:52
F.M
Bledi Cuci, minister
PRISHTINE- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shpjegoi në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive Shqip...
Politike
20 Qershor 2022, 11:45
A.B
PRISHTINE- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi se për të lehtësuar kalimin mes qytetar...
Politike
20 Qershor 2022, 11:47
F.M
TIRANE- Kryeministri Edi Rama tha se e kapte ankthi sa herë që kujtonte procedurat e kalimit të qytetarëve në kufirin mes Shqipë...
Politike
20 Qershor 2022, 11:18
f.g
Qeveria Rama me furgon
PRISHTINE- Fotografia e buzëqeshjes uniformë të ministrave të qeverisë Rama 3 kur janë duke udhët...
Politike
20 Qershor 2022, 11:39
A.B
PRISHTINE- Një nga marrëveshjet kryesore që u miratua sot në mbledhjen e dy qeverive ishte lehtësimi i kalimit të qytetarëv...
Politike
20 Qershor 2022, 11:40
F.M
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat në tryezën e takimit me qeverinë e Kosovës. Ai vuri në duk...
Politike
20 Qershor 2022, 11:28
A.B
Ministri
KOSOVË- Studentët e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk do të kenë kufizime për të studiuar në se...
Politike
20 Qershor 2022, 11:34
F.M
Edi Rama
KOSOVË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë gjatë mbledhjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosov&eu...