LIVE UPDATES
Politike

Zhdukja e Rrugores, ‘shkrirja’ e Krimit Ekonomik e ndërtesat pa leje / POROSITË e Ramës për PSH

Krah kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu, Rama shpalosi dhe planet për Policinë Rrugore, Krimin Ekonomik dhe Policinë Kriminale.

7 Shtator 2022, 18:53 Nga F.M
Zhdukja e Rrugores, ‘shkrirja’ e Krimit Ekonomik e ndërtesat pa
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama i la sot 100 ditë afat drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, për të nxjerrë strukturën nga udhëkryqi ku ndodhet. I pranishëm ne prezantimin e Rrumbullakut, Rama udhëhoqi vetë mbledhjen dhe lisoi pikat kyçe të punës së uniformave blu në 100 ditëshin e parë të drejtimit të Rrumbullakut.

Dosja e parë që i kaloi ishte ajo e zhdukjes së Ervis Martinajt.

“A është e mundur se Policia e Shtetit nuk ka përgjigje për fatin e një prej profileve më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri, është e papranueshme që me javë të tëra, mëngjeset e darkat e shqiptarëve, janë bërë si Big Brother, jo u vra, jo s'u vra ai që ishte i shumëkërkuar nga drejtësia dhe çfarë nuk dëgjojnë njerëzish, lloj-lloj legjendash me luanë e bamirësa, oligakrë e shto ujë e shto miell. Si nje serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit shqiptar, dhe Policia e Shtetit nuk di ta thotë akoma, u vra apo nuk u vra, kush e ka penguar ta thotë? Ervis Martinaj është vrarë apo jo? Drejtori i policisë së shteti që merr sot detyrën si një ndër oficeret më jetëgjate, duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund. Nëse i kërkuari është vrarë ti thuhet publikut nëse jo të gjendet të kapet ti dorëzohet Policisë,”- tha Rama dhe kërkoi rezultate sa më shpejt për misterin që ka mbuluar fatin e Martinajt.

Krah kreut të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliu, Rama shpalosi dhe planet për Policinë Rrugore, Krimin Ekonomik dhe Policinë Kriminale.

“Policia Rrugore duhet të ikë nga pritat nëpër rrugë kombëtare, makinat inteligjente mund ta kryejnë më së miri kontrollin e shpejtësisë. Së shpejti do të kemi dhe kamerat inteligjente që do instalohen pjesë-pjesë në akset kombëtare të vendit, se fillojmë së shpejti me 200 kilometrat e para, dhe do mbyllet përfundimisht epoka e kontrollit të shpejtësisë me sy nëpër kthesa dhe kënde rrugësh,”- tha Rama për rrugoren.

Për Policinë Kriminale kërkoi riformatim.

“Policia kriminale duhet të ristrukturohet terësisht dhe duhet ndarë dhe më qartë vija e luftës me krimin e organizuar në shkallë kombëtare nga ajo me krimet ordinere në shkallë qarqesh dhe bashkish. Keni fituar avantazhe të rëndësishme në terrenin e luftës me krimin dhe nuk mundet kurrsesi të vihen në pikëpyetje, përkundrazi duhen thelluar ndjeshëm dhe pa humbur kohë,”- tha kreu i qeverisë.

Ndërsa Krimi Ekonomik për kryeministrin, është një strukturë absurd dhe aspak efiçente.

“Struktura e Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit është struktura më absurde, më joefiçente dhe më kokëforta përballë çdo përpjekje për ndryshim që është bërë.Por ajo që ka ndodhur, sidomos muajt e fundit, është se ka kaluar nga parazitizmi në aktivitet banditesk. Duhet të rithemelohet, të merret me krimin financiar në shkallët e larta të aktivitetit ekonomnik të vendit, të merret me milionerët në shkallët e larta jo si kategori por ata që janë problem, aty ku biznesi ndërvepron me politikën dhe jo të dalë për gjah adresë më adresë, biznes më biznes,”- tha Rama.

Tragjedia e Himarës, ku u përplas për vdekje 7-vjeçarja Jonada Avdiaj nga punonjësi i Policisë së Shtetit, Arjan Tase, Rama nuk e la pa përmendur. Ai tha se për bregdetin do ngrihet një njësi e re policore me emrin “Jonada” që do të merret me bregdetin dhe gjithçka që ka lidhje me sigurinë në ujë.

"Është një lëmsh, 6 ministri e 7 institucione që kanë kompetencat në det, mbivendosen e përplasen me njëra-tjetrën, kjo gjë duhet të marrë fund. Duhet fuqizuar roja bregdetare. Do krijojmë një njësi special policore që do ta quajmë Jonada që do monitorojë të gjitha aktivitetet ujore," tha Rama.

Autorin e ngjarjes, Arjan Tase e konsideroi ‘dru të shtrembër’ e ‘mbejte’, duke shtuar se ai nuk e përfaqëson Policinë e Shtetit, e uroi që të marrë ndëshkimin maksimal.

"A ishte ai individ i paudhë me skafin e tij vrastar shëmbëlltyra e Policisë së Shtetit? Nga kjo pyetje dhe përgjigjia e saj, vazhdon në rrugë krejt të ndryshme dhe jo paralele arsyetimi. Unë them jo, as ai që uroj të marrë ndëshkimin më ekstrem pikërisht sepse ishte fficer policie dhe as të tjerë individë që vetë AMP i ndjek, heton dhe ndalon brenda uniformave blu, nuk janë shëmbëlltyra e Policisë së Shtetit, janë thjesht mbetja, ku paudhësitë dhe të pallojit nuk mungojnë, por padyshim luftohen, më shumë se kurrë më parë. Le ta themi që muaj e fundit kanë marrë një lloj hovi të paudhët dhe paudhësitë brenda llojit. Duhet ndërprerë sa më parë me forcën e ligjit,”- shtoi Rama.

Me Ardi Veliun në krye, Rama tha se Agjencia e Mbrojtjes Policore do t’i mbikqyrë më mirë uniformat blu. Ai  nuk i ka kursyer lavdërimet për kreun e ri të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, i cili dikur mbante postin e kryepolicit. Në prezantimin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, Edi Rama tha se Veliu e kishte “fituar” luftën me mbjelljen e kanabisit.

"Përfitoj nga rasti ta them që falë angazhimit të trupës dhe drejtimit profesional të vendosur të AMP-së nga drejtori i ri i përgjithshëm i Policisë, vetëm nga janari e deri në qershor të këtij viti janë dënuar me burg 29 policë, 31 me arrest shtëpi dhe 21 me detyrim paraqitjeje. 12 të ndëshkuar janë ish-shefa komisariatësh dhe madje një drejtor. Prerja e druve të shtrembër është pjesë e pandalshme dhe ky është një standart i ri. Kanabisi i paligjshëm nuk ka shans të jetë më në këtë vend. Drejtuesi i mëparshëm i policisë, Ardi Veliu, e la fushën e pastër,"- tha Rama ndër të tjera. 

Përballë drejtoreshës së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Dallëndyshe Bici, Rama shpalosi dhe planin e betejës me ndërtuesit milionerë. Ai kërkoi konfiskimin e çdo pallati të ndërtuar pa leje, duke drejtuar gishtin nga sheshi “Skënderbej”. Pa përmendur emra, Rama tha se të paktën 4 apo 5 mijë metra katrorë e një pallat 7-8 katësh do sekuestrohen për të kaluar në shërbime publike si strehimet sociale apo për institucionet që ende janë me qira. Kryeministri i paralajmëroi prerë ndërtuesit kur tha se nëse do të tentojnë të përdorin gjykatat, do i mbyllin vetes dyert me shtetitn dhe do zhduken si factor ekonomik.

"Të gjitha katet e metrat katrorë do të shkojnë për strehim sociale e institucione, kemi akoma institucione që paguajnë qira, ndërkohë që 4 apo 5 mijë metra katrorë janë ngjitur këtu me sheshin  “Skënderbej”. Një vend perfekt, do t’i marrim ose do të na i japin dhe këtu do tu bëj thirrje ndërtuesve që janë përfshirë në këtë çorbë që të mos tentojnë të përdorin as blerësit e atyre apartamenteve apo hoteleve, as gjykatat se do zhduken si faktorë ekonomik,”- tha Rama, duke theksuar se betejën me ta e ka dhe personale, pasi përhapin fjalë se katet e ngritura pa leje, i ndajnë me vetë kryeministrin.

"Zbatimin në territor e bën trupa e ngarkuar atje që të mbulojë territorin, kemi vite tanimë që këtë aspekt e mbulon Policia e Shtetit, ky operacion duhet të jetë i dhimbshëm për milionerët që bëjnë karshillëkun më të madh, këta janë ata që njerëzve u thuhet se ndajnë katet me mua, e kam dhe personale këtë betejë, s’dua të përmend emra këtu, asnjë emër nuk ka rëndësi, dua që ky operacion të bëjë që askush të mos mendojë se mund të ndërtojë pa leje më, sepse do tu hyjë ca halleve që nuk e imagjinon,”- shtoi ai.

edi rama rama me rrumbullakun 7 shtator 2022

Sondazh

Poll

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

'Duhet t'i lëvizim makinat'/ Numërimi i votave, kryetari i KAS: Do ndërpresim seancën

Pallati qe “fundosi” kryebashkiakun Dako

Arrestimi i Dakos, Berisha: Gjushi shkoi si ai në vresht për kokë të Tahirit, e meriton plotësisht..

Arrestimi i Dakos, Balla: Rama ishte i qartë

Votimi në burgun e Rrogozhinës, Berisha sulmon Rusmalin: Kriminel elektoral, ëndërron të bëhet ....

Arrestimi i Dakos, Ibrahimaj refuzon të flasë: Nuk shprehemi për çështjet e drejtësisë

Vendim i Këshillit të Ministrave: Shfuqizohet bordi i transparencës për çmimin e karburanteve

Rënia euros Ibrahimaj Deri në mars të vitit të ardhshëm,eskportuesit nuk do paguajnë tatim mbi fitim

“Dhunë, kërcënime dhe sharje”, kurthi që iu ngrit deputetëve nga mbështetësit e Bashës

'Nuk është e lehtë...'/ Arrestimi i Vangjush Dakos, reagon për herë të parë Rama: Deri dje krah....

Arrestimi Dakos/ Drejtoria e Policisë merr masa, mbulon godinën

Vihet në pranga 31-vjeçari, sekuestrohen 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura prej tij dhe...

“A jeni në vete? Po jo ore tani” Silva Bino acarohet nga prania e gazetarëve pasi dëshmoi në SPAK

Silva Bino 1 orë në SPAK: Kisha një punë, s’kam asgjë për të thën

'Kadastra është portreti i turpit tonë'/ Rama: Dyert e saj do t'i mbyllim, brenda muajit....

"Deputeti nuk mban përgjegjësi për atë që thotë” Basha: Nevojitet ligj i duhur për referendumet

dosja sot 5 qershor

“Në spitalin e Lushnjës bëhen vetëm synetlliqe”, Korreshi: Daja im do të bënte operacion tëmthin…

Balla 'ngacmon' Berishën: Humbe Tropojën, po të dilja ashtu në Librazhd, s'do vija më këtu...

Tensionet në veri të Kosovës/ Berisha: Padroni i Vuçiçit në Tiranë po nxit luftën!

Berisha thirrje për protesta: Jam i bindur se shqiptarët do ngrihen, nuk ka rrugë tjetër

Arrestimi i sekretares së 'MSH', Braçe opozitës: Të fundit që duhet të flasin për korrupsion.

Kuvendi nis me PËRPLASJE/ Bardhi: Manastirliu të dorëhiqet. Braçe i lë fjalën Sulës.

E kishte parkuar poshtë pallatit në Shëngjin/ I thyhen xhamat makinës anëtares së këshillit Bashkiak

Dash Sula: Zoti ju dhentë mend. Keni krijuar grup parlamentar ne burg

Gazment Bardhi pyet Ramën: Pse Vangjush Dako po hyn e del shumë shpesh nga SPAK?

Aksident tek Zogu i Zi në Tiranë, një i plagosur

Ku e dinte?Arrestimi i sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë,Rama: Si mund të ndodhë? Na vë në...

'Bashkëshortja e tij ka kriza shëndetësore'/ Avokati: Plotësoi 5 kushte për t'u liruar

'Është dita e fundit e durimit...'/ Lirimi i Tahirit, Berisha: U bë me urdhër nga Rama

Kallëzimet për zgjedhjet vendore, Flamur Noka 1 orë në SPAK: Do më shihni më shpesh këtu

'Nesër publikojmë provat'/ Berisha KQZ-së:Dorëzoni dokumentet për farsën zgjedhore, Rama po i pengon

Basha: Nuk jam bërë pishman për përjashtimin e Berishës.

Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona përplaset me makinën,

"Vjen erë e peshkut të para një jave", Basha për kompetencat e presidentit

Shkojnë t’iu shembin banesën në Vlorë, Policia i tërheq zvarre

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008-ës dëmtoi bashkëjetesës demokratike.

“Maskat” grabisin banesën e biznesmenit në Lushnje, marrin paratë dhe bizhuteritë

Tensionet në veri/ Vuçiç 'mobilizoi' ushtrinë, Rama: Shfaqje e pabesueshme, ushtria ZERO fuqi....

Aksident në Lushnje/ Makinat përplasen e përfundojnë në trotuar, plagoset taksisti dhe mësuesja

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

"O besprem"/ Lulzim Basha përballet me KRITIKUN, ish-kreu i PD e fton: Hajde se unë nuk shaj...

A do garosh për kreun e PD? I riu "ia përplas" Bashës faktet, ish-kreu i PD: Do e marrësh vesh

I shpallur në kërkim për tentativë për vrasje lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

“E dashuroj, e dua shumë”/ E reja nga Korça ia shpreh NDJENJAT Edi Ramës në mes të turmës

Analiza e zgjedhjeve, Berisha: Faza tjetër do ketë seriozitetin më të madh, mblidhni çdo fakt

Berisha:U bë përpjekje antikushtetuese nga mafia shtetërore shqiptare e ndërkombëtare për të shuar..

Vokshi kallëzim penal në SPAK për kryebashkiakun e Kuçovës dhe Salillarin

Turistët ndalojnë Ramën në Gjirokastër

Shkrihet Akademia e Studimeve Albanologjike, senati: Këtu diçka po lëviz, ka një tendencë, por…