Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Sipas tij, ata kanë zaptuar asnjë tokë, por vetëm se kanë bërë marrëveshje me pronarët ekzistues.
SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama iu drejtua banorëve të Thethit duke iu thënë se kanë në dorë Zvicrën e vogël dhe turizmin e luksit. Gjatë një bashkëbisedimi me ta, Rama u shpreh se synimi i Paketës së Maleve është rritja e të ardhurave, ndërsa bëri thirrje që ata të tregohen më solidarë.
Kryeministri hodhi poshtë idenë se do vijnë njerëz të marrin toka në Theth, duke thënë me shaka se këto janë histori me fantazma dhe alienë, të cilat sipas tij dalin nga njerëz të painformuar ose me shpirt të zi.
Sipas tij, ata kanë zaptuar asnjë tokë, por vetëm se kanë bërë marrëveshje me pronarët ekzistues. Në fund, lideri i qeverisë tha se banorët e Thethit janë të bekuar, pasi rrethohen nga një natyrë e mrekullueshme.
Kryeministri Edi Rama: Historia me fantazma, me alienë që do të marrin tokat nëpër malet tona është historia e njerëzve të painformuar ose me shpirt të zi. Nuk ka njerëz që i merr tokën këtu nga qyteti. Kjo është një fantazi e sëmurë, ose fantazi që oligarkët kanë shkuar dhe kanë pushtuar zonat. Kjo është marrëzi.
Ata nuk kanë zaptuar asnjë tokë, vetëm se kanë bërë marrëveshje me pronarët ekzistues. Ju jeni të bekuar që keni fatin të jeni trashëgimtarë të kësaj zone. Është magjia e këtyre maleve dhe trashëgimia e kësaj zone, që të nisni një sipërmarrje. Por, nga ana tjetër duhet të jeni shumë të vetëdijshëm që po u prish magjia e kësaj, nuk do të keni të njëjtën perspektivë.
Magjinë e kësaj e prish ndërtimi i pakontrolluar. Nëse ne nuk do të kishim ndërhyrë, për të shëruar atë plagë në zemër të Thethit, atëherë të jeni të sigurt që do të binte numri i atyre që do të ishin të interesuar për Thethin. Duhet që ju të jeni veç në sipërmarrje dhe të jeni bashkë në produkt. Produkt nuk është vetëm kulla, por i gjithë sesi. Duhet të jeni shumë solidarë. Synimi i kësaj është të rriten të ardhurat. Duhet të shkoni në një zhvillim për pasuri. Zvicrën e vogël e keni ju këtu në duart tuaja. Turizmin e luksit e keni vetëm ju në dorë./Dosja.al
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se nuk është e vërtet që ai u ka thënë banorëve të Theth...
Edi Rama SHKODËR- Kryeministri i vendit Edi Rama në një bashkëbisedim me banorët e Thethit ka deklaruar se Paketa e Maleve &e...
Edi Rama SHKODRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me banorët në Theth. Gjatë fjalës së...
Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja Marjana Koçeku ka deklaruar ditën e sotme se po punon për një platformë politike, k...
Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja Marjana Koçeku ka deklaruar se ka vënë re një pakënaqësi të anë...
Marjana Koçeku TIRANA- Deputetja tashmë e pavarur Marjana Koçeku ka treguar se si e ka marrë vendimin për t'u larguar nga...
Rapaj- Christopher Nolan TIRANË- Kinemaja botërore dhe prodhimi më i ri i regjisorit të famshëm Christopher Nolan, “The...
Erion Veliaj TIRANË- Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka reaguar ashpër pasi u gjobit nga ...
Erjon Isai TIRANË- Është shtyrë seanca paraprake gjyqësore ndaj kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Erjon ...
TIRANË- Një analizë e thelluar e revistës prestigjioze “Foreign Policy” i ka kushtuar vëmendje të gjer&eu...