LIVE UPDATES
Politike

Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës akuzon shefin e Komisariatit: Mbron parcelat me kanabis, më kërcënon

Zhuri thotë se Saliu e ka kërcënuar pas denoncimeve të herëpashershme që ai ka bërë dhe se duhet larguar si shef policie për të zbardhur këtë situatë kriminale.

14 Tetor 2022, 10:51 Nga F.M
Zyrtari i Bashkisë së Vaut të Dejës akuzon shefin e
Mark Zhuri

SHKODËR- Sekretari i Përgjithshëm i bashkisë Vau Dejës, Mark Zhuri ka paditur shefin e komisariatit të Policisë, Bardhyl Saliu si personin që ka mbrojtur parcelat me kanabis në zonën e Temalit dhe është paguar nga trafikantët. Sot, katër ditë pasi e denoncoi në Facebook, Zhuri është paraqitur në Prokurori dhe ka dorëzuar një padi për Saliun. Zhuri thotë se Saliu ka mbrojtur parcelat e drogës në Temal dhe ka marrë para nga trafikatët. Për ta bërë të 'besueshëm' një operacion, Zhuri thotë se ka djegur 3200 hektarë pyje, duke shkaktuar një masakër mjedisore. Zhuri thotë se Saliu e ka kërcënuar pas denoncimeve të herëpashershme që ai ka bërë dhe se duhet larguar si shef policie për të zbardhur këtë situatë kriminale.

"Uli xhamin e makinës dhe më kërcënoi mua. Pasi na ofendoi na akuzoi edhe për një tender. Unë nuk kisha asnjë njohuri për këtë rrëfim. Me thënë të drejtën ishte shumë i irrituar dhe shkëmbyem ofendime me njëri tjetrin. Unë e kam denoncuar në prokurorinë e Shkodrës edhe si rrjedhojë e kësaj, denoncimi i saj është bërë për aferat e tij korruptive. E kam denoncuar edhe për ndërtimet me të cilat ka abuzuar ai dhe stafi i tij. E kam denoncuar edhe për sjelljen arrogante ndaj qytetarëve. Për këtë situatë, unë kam informuar tëgjitha instancat e shtetit shqiptar duke filluar nga kryetari i bashkisë e deri tek kryeministri i Shqipërisë me një shkresë. Nuk ka ardhur asnjë reagim. I gjithë territori me mbështetjen e tij është i mbushur me kanabis. Ata që nuk paguajnë para për parcelat e kanabisit, u digjen parcelat. Ndërkohë janë djegur 200 hektarë pyje dhe askush nuk është vënë para përgjegjësisë,"- tha Zhuri.

Denoncimi:

Pershendetje!Kjo figura ne kete foto poshte eshte shefi i komisariatit Vau Dejes,i quajturi Bardhyl Saliu,i cili ka mbi 5 (pese)muaj qe denoncohet, akuzohet per shume vepra penale (kriminale) per:Kanabizim te teritorit te Nj.Administrative te zonave malore dhe me gjere.Per mbrojtejen qe u ka bere parcelave te kanabisit qe menaxhohen nga trafikantet.Per ndertimet me dhe pa leje qe i ka faturuar sipas deshires dhe sjelljes se ndertueseve.Per mbeshtetjen ndaj kundrabandisteve te çdo lloji.Per sjelljet arrogante,ndaj pushtetareve lokal,Administrator,Kryepleq fshatrash.Per dekonspirim informacioni.Per djegeje te mbi 200 ha Pyje,Kullota,Geshtenje,kryesisht ne Nj.Administrative Temal,gjoja ne emer te djegejes se kanabisit.Per kete figure qe e shihni te montuar ne parcelen e kanabisit jane informuar te gjitha instancat e shtetit shqiptare me za dhe me figure,te gjitha mediat qofte Lokale dhe Kombetare.Njoftimet jane bere edhe me shkresa ku eshte dhene veprimtaria e tij e detajuar.Nga Drejtoria e Mbikqyrjes Policore,jane ushtruar dy kontrodhe dhe ka dale i paster,sepse eshte i vetmi shef komisariati ne shqiperi qe ka realizuar Planin e kanabisit 150%,dhe deklaron se nuk ka kontroll qa me ban,se i kam b... rana.Ky eshte Bardhyl Saliu,i cili vazhdon i qete detyren e tij,i mbeshtetur nga larte.Kerkoj qe ose te penalizohet,osa te ngrihet ne detyre.Takova nje prokurore dhe ja shpjegova veprimtarin e tij kriminale,dhe mu shpreh keta jane tetane bashke,dhe nuk kemi qa te bejme,vetem me medja,sepse korrupsioni shkon zingjir. tha,Insp.Policie,Shef.Komisariati,Drejtor Policie,Drejtor i Agjensise Mbikqyrjes Policore.Per kete arsye i nxora ne statusin tim.

mark zhuri bardhyl saliu

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri