Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Posaçme, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj e cilësoi të pabazuar vendimin dhe u shpreh se do ta apelonin atë brenda afatit.
TIRANË- Një grup oficerësh të Policisë Gjyqësore mbërritën në pallatin ku banon ish-kryeministri Sali Berisha në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë të shtunën pasdite për t'i komunikuar masën e arrestit në shtëpi, të vendosur më parë nga gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.
Sipas vendimit të shkurtuar të gjykatës, Berisha urdhërohet të mos largohet nga banesa e tij si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë, përveç atyre “që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”.
Pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Posaçme, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj e cilësoi të pabazuar vendimin dhe u shpreh se do ta apelonin atë brenda afatit. Gjokutaj kundërshtoi gjithashtu vendimin për moslejimin e komunikimit për Berishën si privim i të drejtave dhe lirive për një deputet.
“Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë,” tha Gjokutaj, i cili shtoi se Berisha po e priste vendimin e gjykatës në shtëpinë e tij.
Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë i opozitës në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti dhe arrestim ka qenë korriku i vitit 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nato.
Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Si Berisha ashtu edhe Malltezi i kanë kundërshtuar akuzat dhe e kanë cilësuar hetimin si të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjithashtu, Berisha dhe mbështetësit e tij e kanë cilësuar këtë masë si përpjekje për asgjësimin e opozitës.
Kërkesa për zëvendësimin e masës së arrestit u bë pasi Berisha refuzoi të zbatonte masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar ato si antikushtetuese. Kodi i Procedurës Penale parashikon ashpërsimin e masës në raste të tilla.
Gjatë një jave, seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës u shty disa herë. Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën e kaluar, pas marrjes në Kuvend të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor, por seanca e të martës u shty pasi përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan më shumë kohë për t'u njohur me provat shoqëruese.
Po ashtu, avokatët e Berishës kërkuan disa herë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se ish-kryeministri Berisha ka qenë kryetar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1996, kur sipas tij është marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares Gjoka. Kërkesat u rrëzuan në vazhdimësi nga gjykata./BIRN
sokol mëngjesi, genc gjokutaj TIRANË- Avokatët e liderit demokrat, Sali Berisha kanë reaguar pas masës "arrest në shtëpi...
Lulzim Basha dhe Edi Rama TIRANË- Grupi i Bashës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Lulzim Bashën, duke...
TIRANË- Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka reaguar pas vendimit që Gjykata vendosi ndaj liderit të opozitës, Sali Beri...
luciano boci TIRANË- Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, lexoi deklaratë zyrtare të Partisë Demokratike, pas vendimi...
Banesa e Berishes TIRANË- Oficerët e policisë gjyqsore kanë mbërritur në banesën e kryedemoktratit Sali Berisha p&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk është tërhequr nga nisma Ballkani i Hapur dhe se kjo nism&eum...
Flamur Noka TIRANË- Ka ardhur reagimi i parë nga deputetët e opozitës për arrestin me burg për Sali Berishën. Mbësh...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se nuk është përgjegjësia e tij për performancën e dobët të op...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se AKSHI nuk ka lidhje me infrastrukturën që hoston Parlamentin. Rama në konfe...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk është i shqetësuar që SPAK do të hetojë çësh...