Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Post-zgjedhje në SHBA/ Trump nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve: Nuk e caktojnë mediat. Biden thirrje për takim
9 Nëntor 2020, 06:57Nga DOSJA
SHBA– ‘Trazirat’ post-elektorale vazhdojnë në SHBA… Në një kohë kur kandidati demokrat Joe Biden është projektuar fitues dhe ka dhënë edhe fjalimin e parë duke falenderuar të gjithë mbështetësit e tij, kundërshtari i tij ende nuk e pranon humbjen. Republikani Donald Trump këmbëngul se nuk janë mediat ato që e caktojnë fituesin e zgjedhjeve dhe se të dyja palët do të përballen në gjyq për të provuar se votat janë manipuluar.
Trump duket se nuk do të bëjë hapa pas në nismën e tij, duke iu shkuar akuzave deri në fund, edhe pse këshillohet nga personat e tij më të afërt që të heqë dorë nga pretendimet dhe të njohë rezultatin. Ndërkohë nga ana e tij, Joe Biden në fjalimin e parë para popullit si president i zgjedhur, i ka bërë thirrje Trump që të ulen, të flasin dhe të dëgjojnë njëri-tjetrin për të mirën e vendit.
Dy ditë më parë, mediat projektuan fitues të zgjedhjeve kandidatin demokrat Joe Biden, falë 20 votave elektorale që mblodhi në vendlindjen e tij, në Pensilvani, duke u bërë presidenti i 46-të i vendit. Zgjedhjet në SHBA u zhvilluan më 3 nëntor, ndërkohë që numërimi i vullnetit të popullit zgjati disa ditë. Deri në shpalljen e rezultatit, dy kundërshtarët ishin në një garë të ngushtë kundrejt njëri-tjetrit.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA– Presidenti në detyrë Donald Trump vijon të mos e pranojë humbjen e zgjedhjeve presidenciale. Me anë të një postimi në Twitterin e tij, ai shkruan se nuk m...
PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit, Koço Devole. Me anë të një...
SHBA– Demokrati Joe Biden do ta marrë detyrën si presidenti i ardhshëm amerikan i një vendi që po përballet me një pandemi vdekjeprurëse, një ekonomi në v...
SHBA– Joe Biden ka nisur ngritjen e skuadrës së tij të Task Forcës, e cila do të luftojë me Covid-19. NYP shkruan se të hënën, Biden pritet që të dalë në një ko...
Bota 8 Nëntor 2020, 18:18
SHBA– Philip Reeker, pritet që të jetë nënsekretar i shtetit amerikan për Evropë, gjatë mandatit të Joe Biden. Ekspress shkruan se Reeker po përflitet se ...
LYON- Një person ka pranuar autorësinë e plagosjes me armë gjahu së priftit ortodoks grek, Nikolaos Kakavelakis në Lyon të Francës.I dyshuari që pranoi autorësi...
KOSOVË- Atristi shqiptar nga Gjakova, Alkent Pozhegu ka hyrë sërish në “Librin Guiness” për një mozaik që i ka bërë Presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden...
SHBA- Ish-Presidenti i Amerikës, Donald Trump pasi ka humbur zgjedhjet presidenciale ka gjasa që të humbë edhe bashkëshorten, Melaninë. Sipas mediave ndëkombëta...