LIVE UPDATES
Bota

Prag lufte në Ukrainë! Rusia mund ta pushtojë javën e ardhshme, nisin evakuimet (ZHVILLIME)

11 Shkurt 2022, 22:26 Nga DOSJA
Prag lufte në Ukrainë! Rusia mund ta pushtojë javën e

UKRAINË– Prag lufte në Ukrainë! Gazetari amerikan Nick Schifrin ka deklaruar se Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur që të pushtojë Ukrainën dhe se këtë vendim ja ka bërë të ditur ushtrisë ruse. Me anë të një postimi në Tëitter, Schifrin bëri me dije se pritet që pushtimi të nisë javën e ardhshme e se do të jetë i përgjakshëm, me bombardime ajrore e luftë elektronike. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu se ekzistonte mundësia e një konflikti të armatosur në Evropë, pasi si aleanca ashtu edhe Rusia po rrisin praninë e tyre të trupave rreth Ukrainës. Moska ka rreth 100,000 trupa të stacionuara afër kufirit të Ukrainës dhe liderët perëndimorë janë përpjekur të zhvillojnë bisedime me Rusinë nga frika e një sulmi. Një total prej 1,000 trupash shtesë të SHBA, të destinuara për të forcuar krahun lindor të NATO-s po mbërrijnë në Rumani këtë javë, ndërsa më shumë trupa dhe pajisje po dërgohen gjithashtu në vende të tjera të Evropës Lindore. Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se Rusia tani ka forca të mjaftueshme për të kryer një operacion të madh ushtarak kundër Ukrainës dhe se një operacion i tillë mund të nisë në çdo moment duke rritur ankthin tek banorët në Ukrainë. Sullivan tha se amerikanët që ende gjenden në Ukrainë, duhet të largohen brenda 24-48 orëve të ardhshme.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se inteligjenca amerikane beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të urdhërojë pushtimin para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, dhe se është i mundur një sulm i shpejt ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit. Të njëjtës gjë i druhet dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Blinken tha se Uashingtoni po vazhdonte të “tërhiqte” stafin e ambasadës në Kiev. Ai përsëriti një thirrje të Departamentit të Shtetit drejtuar qytetarëve amerikanë në Ukrainë që të largoheshin menjëherë nga vendi. Zyra e Jashtme britanike ka këshilluar gjithashtu qytetarët britanikë që të largohen nga Ukraina. Edhe vendet e tjera europiane u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Ukraina. Izraeli njoftoi gjithashtu se ka nisur evakuimin e familjarëve të stafit të ambasadës në Kiev.  Në mes të kësaj krize ka ndërhyrë edhe Britania e Madhe, por një takim midis sekretares së jashtme britanike Liz Truss dhe homologut të saj rus Sergei Lavrov përfundoi në akuza, akuza dhe tallje e sarkazëm. Truss kishte paralajmëruar më herët Rusinë për pasojat e veprimeve ushtarake, duke thënë: Ky do të ishte një konflikt i zgjatur!

Përpjekja britanike për të shmangur luftën në Evropën Lindore erdhi pas lëvizjeve të ngjashme të liderit francez Emmanuel Macron, i cili vizitoi Moskën në fillim të kësaj jave për të folur me presidentin rus Vladimir Putin. Tensionet vijnë gati 8 vjet pasi Rusia aneksoi gadishullin jugor të Krimesë në Ukrainë dhe mbështeti një rebelim të përgjakshëm në rajonin lindor të Donbasit. Gjithashtu, Moska akuzon qeverinë ukrainase për dështimin në zbatimin e marrëveshjes së Minskut–një marrëveshje ndërkombëtare për të rivendosur paqen në lindje, ku rebelët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë një pjesë të territorit. Së fundmi, Rusia po këmbëngul se Ukraina nuk duhet të lejohet të bashkohet me NATO-n. Në krah të Ukrainës ka nxituar të reshtohet SHBA, si mundësi për të treguar superioritet mbi Rusinë. Vendet e Evropës mbështetjen më të madhe e kanë drejtuar në Ukrainë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Paralajmërimi i Stotlenberg: Ka rrezik për një konflikt të armatosur në Europë

Rreziku i pushtimin/ Vendet u bëjnë thirrje banorëve të largohen nga Ukraina

VOA: Rreziku i kërcënimit rus forcon lidhjet brenda NATO-s

Blinken: Sulmi ndaj Ukrainës mund të nisë edhe gjatë Lojërave Olimpike

Shtëpia e Bardhë: Rusia mund të sulmojë Ukrainën brenda dy ditëve të ardhshme

Gazetari amerikan: Putin ka në plan të pushtojë Ukrainën javën e ardhshme

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet