LIVE UPDATES
Bota

VOA: Rreziku i kërcënimit rus forcon lidhjet brenda NATO-s

11 Shkurt 2022, 21:31 Nga DOSJA
VOA: Rreziku i kërcënimit rus forcon lidhjet brenda NATO-s

ANGLI- Kryeministri britanik Boris Johnson paralajmëroi të enjten gjatë një vizite në selinë e NATO-s, se Evropa po përballet me krizën e saj më të rëndë të sigurisë në dekada dhe u angazhua për dislokime të mëtejshme ushtarake në Evropën Lindore në përgjigje të grumbullimit të trupave ruse në kufirin me Ukrainën. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, shumë analistë thonë se veprimet e Moskës i kanë bërë më të forta marrëdhëniet brenda aleancës së NATO-s.

Anije dhe avionë luftarakë të 28 vendeve anëtare të NATO-s bënë një stërvitje në brigjet italiane në fillim të këtij muaji. Aleatët e NATO-s po vendosin personel ushtarak dhe pajisje në gjithë Evropën Lindore. Britania po forcon dislokimet në Estoni dhe Poloni dhe po shqyrton mundësinë e dërgimit të trupave të tjera në Evropën Juglindore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti ofertën e Britanisë.

“Përtëritja e agresionit rus do ta rrisë praninë e NATO-s, nuk do ta zvogëlojë”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar 3 mijë trupa shtesë në Poloni dhe Rumani.

“Për ta rritur besimin, për të siguruar aleatët tanë dhe për të forcuar krahun lindor të aleancës së NATO-s”, tha koloneli i ushtrisë amerikane, Joe Ewers.

Franca po dërgon trupa në Rumani. Dhe Gjermania që është kritikuar në të kaluarën se nuk ka mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Rusisë, po rrit numrin e trupave në Lituani.

Mund të mbështeteni tek ne dhe këtë po e tregojmë me forcimin e pranisë sonë“, tha ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht.

Veprimet e Rusisë e kanë forcuar unitetin e NATO-s, thotë analisti Jonathan Eyal.

“Rusët nuk po kërkonin vetëm që të pranohej një ndarje e Evropës në sfera të reja ndikimi, por një zmbrapsje nga të gjitha marrëveshjet e sigurisë të vendosura në kontinent që nga fillimi i viteve 1990, në fund të Luftës së Ftohtë. Dhe kjo ishte aq indinjuese, aq e skajshme saqë ishte e pamundur për aleatët të mos ishin në një emërues të përbashkët”, thotë analisti Joanathan Eyal nga Instituti i Shërbimeve të Bashkuara Mbretërore.

Sondazhet tregojnë një rritje të mbështetjes publike për NATO-n si në vendet anëtare, ashtu edhe tek aleatët që nuk janë anëtarë, përfshirë Suedinë dhe Finlandën. Megjithëse asnjë prej tyre nuk pritet t’i bashkohet aleancës së shpejti, të dyja vendet kanë shprehur alarmin për grumbullimin e trupave ruse.

“Ne të gjithë duam që Rusia të ulë tensionet. Ne duam të gjejmë mënyra paqësore për të dalë nga situata”, tha kryeministrja finlandeze, Sanna Marin.

Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën, një përllogaritje e gabuar, thotë analisti Eyal.

“Nëse synimi i Rusisë ishte të përçante Evropën, veprimet e fundit të saj kanë shkaktuar efektin e kundërt”, thotë ai.

Por Rusia beson se e ka arritur objektivin për të mbajtur Ukrainën dhe Gjeorgjinë jashtë aleancës, thotë analisti Alex Titov.

“Siç ka thënë zoti Putin disa herë, anëtarësimi i tyre në NATO, në thelb do të nënkuptonte luftë me Rusinë për të gjitha vendet e NATO-s”, thotë Alex Titov i Universitetit Queens të Belfastit.

Megjithë mohimet e Moskës, shumë udhëheqës perëndimorë vazhdojnë të besojnë se Rusia ka në plan të pushtojë Ukrainën. Shumë vëzhgues thonë se kërcënimi rus e ka rigjallëruar aleancën e NATO-s në vend që të nxjerrë në pah ndarje në radhët e saj.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota alex titov boris johnson christine lambrecht henry ridgwell joanathan eyal joe ewers nato alex titov boris johnson christine lambrecht henry ridgwell joanathan eyal joe ewers nato

Sondazh

Poll
Bota 11 Shkurt 2022, 18:19

Tërmet në Greqi, epiqendra pranë bregdetit turk

GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi ishullin grek Kos. Protothema shkruan se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pranë breg...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen