LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Steinmeier: Drita në fund të tunelit po bëhet më e fortë

25 Dhjetor 2020, 08:36 Nga DOSJA
Presidenti Steinmeier: Drita në fund të tunelit po bëhet më

GJERMANI- Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier mendon se më e keqja në pandeminë e Coronas është kapërcyer. Ndjenja e përbashkësisë është forcuar nga kriza, tha Presidenti në fjalën e tij të Krishtlindjes.

“Kur mund t’i jetoj përsëri ëndrrat e mia?’ Kjo psherëtimë e thellë, të dashur bashkatdhetarë, është një nga mijëra mesazhet personale që më kanë mbërritur nga i gjithë vendi ynë “. Kështu e fillon përshëndetjen Presidenti i Gjermanisë.

Rrallë ka pasur një fjalim të Krishtlindjes nga një President i Gjermanisë, tema e të cilit ishte kaq e qartë dhe mbizotëruese që nga fillimi. Në një kohë kur Presidentët përkatës të Gjermanisë tematizonin më shumë çështje të ndryshme shoqërore në Krishtlindje në vitet e mëparshme, këtë herë bëhet fjalë pothuajse ekskluzivisht për pandeminë e Coronas.

Një “virus i vogël” ka vënë nën kontroll jetën dhe mendimin tonë, ka prishur planet dhe ka shkatërruar ëndrrat, thotë Steinmeier. “Futbolli në stadium, kinema dhe koncert, udhëtimi për pushime, festa e dasmës”, nga shumë gjëra u detyruam të hiqnim dorë. Presidenti flet për nxënës shkolle të nervozuar dhe familje të rraskapitura, të cilave u është dashur të durojnë kushtet e Koronës për mësimdhënien dhe jetën profesionale; për artistë, pronarë restorantesh, hotelierë dhe shitës me pakicë që kanë frikë për ekzistencën e tyre.

Një Krishtlindje krejt tjetër

Krishtlindja është një Krishtlindje ndryshe këtë vit. “Një festë e dashurisë: po! Por pikërisht në ato ditë kur duam të jemi veçanërisht pranë njëri-tjetrit, duhet të mbajmë distancë. Neve – duke përfshirë edhe mua – na mungojnë miqtë dhe të afërmit që nuk kemi qenë në gjendje t’i shohim gjatë gjithë vitit. Shumë të moshuar dhe të sëmurë lihen vetëm për t’u mbrojtur nga virusi ”.

Steinmeier veçanërisht kujton “gratë dhe burrat që luftojnë me virusin në njësitë e kujdesit intensiv gjatë këtyre orëve. Për fqinjët e tyre që kanë frikë për ta”, për njerëzit “që kanë humbur betejën kundër sëmundjes. Shumë kanë pasur një vdekje të hidhur, të vetmuar dhe të gjithë ata na mungojnë “.

“Vendi ynë është vend i fortë”

Në të njëjtën kohë, pandemia tregoi se sa e fortë mund të jetë shoqëria “kur kujdesemi për njëri-tjetrin dhe jemi të pranishëm për njëri-tjetrin”.

Dhe pastaj vjen një fjali që të kujton drejtpërdrejt Kancelaren Angela Merkel pesë vjet më parë: “Vendi ynë është vend i fortë”. Po kështu e nisi në fund të gushtit 2015 Merkeli shprehjen e saj të famshme “Ne do t’ia dalim mbanë” kur lejoi qindra mijëra refugjatë dhe migrantë të hynin në Gjermani. Nuk dihet nëse Steinmeieri i referohet me vetëdije Merkelit apo jo, të paktën mesazhi si te ajo është i njëjtë: Gjermania do të vërë nën kontroll sfidën.

Kur të gjithë punojnë së bashku dhe shteti bën punën e tij, kjo është ajo që do të përcjellë Presidenti i Gjermanisë, atëherë Gjermania do ta përballojë këtë krizë. Ndjenja e qytetarisë është forcuar në pandemi. Kjo gjithashtu mund të japë guxim për përballimin e krizave të tjera, nga ndryshimi i klimës në luftimin e urisë dhe varfërisë, një nga kalimet e pakta në tema të tjera.

“Të arsyeshmit janë shumica dërrmuese”

Atyre që dyshojnë te shteti dhe shoqëria në këtë krizë, Presidenti i Gjermanisë u drejtohet: “Në një kohë pasigurie kemi mësuar se mund t’i besojmë demokracisë sonë. Ne luftuam për rrugën e duhur – dhe më pas morëm vendime së bashku. Ata që e mohojnë rrezikun e virusit shpesh janë veçanërisht të zhurmshëm, por njerëzit e arsyeshëm janë shumica dërrmuese”. Demokracia dhe rrezikimi i saj, që ka qenë tema e madhe e Steinmeierit si President i Gjermanisë deri tani, këtu ai e lidh atë me çështjen e madhe akute të politikës dhe shoqërisë.

Dhe meqenëse bazamenti i shoqërisë e ka provuar veten në sytë e tij, Steinmeier konkludon, “këto Krishtlindje do të jenë edhe një festival shprese!”

2021 përsëri “me përqafime dhe këngë”

Për këtë shpresë kontribuojnë edhe vaksinat. Vetëm disa ditë më parë, Steinmeier bëri thirrje që njerëzit të vaksinohen. Ky është “një akt solidariteti në shoqëri si një e tërë”, tha ai. Ai e di që ka shumë kundërshtarë dhe skeptikë të vaksinave në Gjermani.

Presidenti Federal nuk dëshiron të zbukurojë, por ai dëshiron të japë zemër. “Përpara nesh ndodhet ende një rrugë e gjatë dhe e mundimshme. Por ne shohim që drita e shumëpritur në fund të tunelit po bëhet më e ndritshme.”

Varet nga të gjithë sa e gjatë do të jetë rruga. Nëse të gjithë do të qëndrojnë “të arsyeshëm dhe të durueshëm”, do të bëhen sërish të mundshme shumë gjëra nga të cilat kemi qenë të detyruar të heqim dorë për një kohë të gjatë.

Në fund të fjalës së tij, Steinmeieri nuk druhet të bëjë një prognozë për kohën pas një viti: “Ne mund të presim ta festojmë Krishtlindjen e ardhshme ashtu si e duam: me një numër të madh anëtarësh të familjes, me miqtë tanë ,me përqafime dhe me këngë. Le të na ndihmojë paragëzimi për këtë që t’i bëjmë këto festa të jashtëzakonshme më të bukura. Krishtlindje të bekuara për të gjithë ju!

MARRË NGA DW

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota frank-walter steinmeier frank-walter steinmeier

Sondazh

Poll
Bota 25 Dhjetor 2020, 07:22

Krishtlindja nën spiralen e pandemisë

SHBA– Amerikanët e pritën Krishtlindjen me një bilanc të zymtë, kur infeksionet me koronavirus janë përhapur në të gjithë vendin.Më shumë se një milion nj...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë