LIVE UPDATES
Bota

Presidenti turk Erdogan paralajmëron perëndimin: Do të derdhen lot e shumë gjak nëse nuk reflektoni

27 Tetor 2020, 08:45 Nga DOSJA
Presidenti turk Erdogan paralajmëron perëndimin: Do të derdhen

TURQI- Tensionet midis presidetit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij francez Emannuel Macron vazhdojnë. Menjëherë pas deklarave të presidentit Macron dhe varjes në mure të karikaturave të profetit Muhamed, në disa vende arabe njerëzit kanë dalë në protesta, si dhe kanë bojkotuar produktet franceze.

Presidenti Erdogan ka bërë më pas të njëjtën thirrje për popullin, gjithashtu ka vazhduar ofendimet për homologun e tij francez, duke i qëndruar thirrjes që ai duhet bëjë një kontroll shëndetsor.

Macronit nuk i pëlqen, por duhet ta marrë si këshillë thirrjen time. Terrorizmi i trashëguar dhe armiqësia me Islamin është një psikozë që vdes të gjitha qelizat e trurit. Nëse e refuzon mjekimin dhe bën sikur nuk ke probleme, nuk mund të shërohet. Të gjithë ata që e duan Francën dhe popullin e saj duhet ta pranojnë dhe të gjejnë zgjidhje,”– ka thënë presidenti Erdogan.

Ndërkohë qe ka shenjëstruar edhe kancelaren Angela Merkel, pas ngjarjes ku disa policë nuk lejuar që të kryehej lutja e mëgjesit në një xhami në Gjermani.

“Ju thoni që keni liri fetare. Ju thoni që janë të mbrojtur njerëzit që besojnë në Zot. Si e lejoni që në namazin e mëngjesit xhamia të mësyhet nga qindra policë? E ka bërë Turqia diçka të ngjashme? Ky është terrorizëm i trashëguar. Ju jeni fashistë me plotë kuptimin e fjalës. Ju jeni hallkat e zinxhirit të neonazmit,”- ka thënë ai.

Ndërsa shtoi se terrorizmin e trashëguar do ta luftojë si organizatat e tjera terroriste.

E vlerësojmë armiqësinë ndaj Islamit dhe terrorizmin e trashëguar si çështje të sigurisë së brendshme dhe në bazë të kësaj do të bëjmë planet tona. Ashtu siç sillemi me ISIS-in dhe PKK-në do të sillemi edhe me organizatën terroriste neonaziste. Duhet të jemi më të vendosur përballë kësaj organizate terroriste që është përhapur në Europë si kanceri në qeliza,”– ka shtuar Erdogani.

Në fund ai ka parlajmëruar se nëse nga perëndimi nuk të ketë reflektim, do të derdhet gjak.

“Nuk do të kenë asnjë përfitim nga praktika juaj për të bërë armiq myslimanët. Kjo rrugë që keni nisur dhe që tregon paaftësinë tuaj do t’ju shkaktojë fatkeqësi. Duhet të nxirrni mësim nga vrasjet në Luftën e Dytë Botërore. Terrorizmi i trashëguar do t’i sjellë Europës vetëm derdhje gjaku, lot dhe përplasje ushtarake,”– ka përfunduar udhëheqësi turk.

Tensionet midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan kanë filluar, pas ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Francë, ku një mësuesi iu pre koka nga një 19-vjeçar. Kjo pasi mësuesi foli për karikaturat e profetit Muhamed të publikuara pak vite më parë në kopertinën e revistës “Chalie Hebdo”. Pas saj presidenti Macron deklaroi se nuk do të hiqte dorë dhe ka shfaqur karikatuarat në disa ndërtesa qeveritare. Pas përplasjeve në distancë me homologun e tij, Franca vendosi që të hiqet ambasadorin nga Turqia. Ndërkohë presidenti Erdogan nuk ka ndaluar duke i qendruar deklaratës ofenduese për homologun e tij, ai ka vazhduar duke bërë thirrje për bojkotim të produkteve franceze.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel emannuel macron presidenti rexhep tajip erdogan angela merkel emannuel macron presidenti rexhep tajip erdogan

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet