LIVE UPDATES
Bota

Nga Lufta e Ftohtë, në Luftën Gri: Konflikti në internet intensifikohet

27 Tetor 2020, 06:59 Nga DOSJA
Nga Lufta e Ftohtë, në Luftën Gri: Konflikti në internet

Një ish-këshilltar i lartë i sigurisë për kryeministrin britanik Boris Johnson ka zbuluar se Britania ka zhvilluar rishtazi një seri sulmesh të fshehta kibernetike ndaj udhëheqësve rusë dhe interesave të tyre për “të shkaktuar pasoja më të mëdha se ç’mund ta kishin pritur” pas ofensivës së tyre kibernetike ndaj Perëndimit.

Fuqi të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, po veprojnë në të njëjtën mënyrë, thonë zyrtarë të shërbimeve perëndimore të zbulimit për atë që po shndërrohet në një konflikt kibernetik me Kremlinin në të ashtuquajturën “hapësirën gri”, në vakumin mes marrëdhënieve normale shtetërore dhe konfliktit të armatosur.

“Fakti që nuk na shikoni t’i përdorim, nuk do të thotë se nuk i përdorim, sepse nuk do të flisnim domosdoshmërisht për të tilla gjëra”, tha Mark Sedwill që deri rishtazi ka qenë punonjësi më i lartë civil i Britanisë dhe këshilltar i sigurisë kombëtare për Kryeministrin Boris Johnson. Por, në një intervistë me gazetën “The Times”, zoti Sedwill nënvizoi se Britania po përdor aftësitë e saj kibernetike për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve kibernetike, luftës së informacionit dhe fushatave destabilizuese ruse.

“Përpiqemi të imponojmë pasoja, zakonisht me një çmim më të madh se sa mund ta kishin pritur, atëherë kur besojmë se është e drejtë dhe e nevojshme”, tha ai. “Nuk mund ta lëmë iniciativën në dorën e kundërshtarëve tanë“, shtoi ai.

Britania ka patur aftësi kibernetike prej mbi një dekade dhe i ka përdorur kundër Shtetit Islamik, siç ishte edhe sulmi me drone të thjeshta ndaj grupit terrorist në qytetin irakian Mosul në vitin 2018. Por, zyrtarët rrallë diskutojnë se si mbrohen apo zhvillojnë sulme hakerësh – dhe as nuk kanë shprehur publikisht se çfarë konsiderojnë objektiva të ligjshme, përtej një lufte të plotë dhe të deklaruar.

Muajin e kaluar, Gjenerali Patrick Sanders, i cili drejton komandën strategjike të Britanisë, e ngriti paksa siparin, duke u thënë gazetarëve se teorikisht Britania ka aftësinë të “degradojë, të destabilizojë dhe madje të shkatërrojë kapacitetet dhe infrastrukturën jetësore të atyre që kërkojnë të na dëmtojnë, që nga objektivat strategjikë dhe deri tek ata taktikë”. Ushtria britanike vepron në bashkëpunim me GCHQ-në, agjensinë britanike të zbulimit elektronik.

Gjenerali Sanders tha se “dallimi i qartë mes luftës dhe paqes që kemi patur dikur, nuk vlen më”.

Për herë të parë, zoti Sedwill tha se Britania ka përdorur aftësitë e saj kibernetike për t’u kundërpërgjigjur ndaj sulmit me noviçok ndaj Sergei Skripalit, ish-agjent i dyfishtë rus, në qytetin britanik Salisbury.

Pas sulmit në Salisbury, përdorimit të parë që prej një shekulli të armëve kimike kundër një vendi në Evropë, ne u kundërpërgjigjëm në mënyra të dukshme. Dëbuam të gjithë rrjetin e zbulimit rus në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai. “Por, ne ndërmorëm gjithashtu një seri masash të tjera të padukshme, duke ndërprerë disa kanale parash të pista nga Rusia, si dhe masa të tjera të fshehta për të cilat sigurisht që nuk mundem të flas”, shtoi ai.

Komentet e zotit Sedwill sugjerojnë se fuqitë perëndimore gjithnjë e më tepër po i heqin dorashkat në një “luftë gri” në rritje me Rusinë, si dhe me Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut. “Është e rëndësishme që të kemi aftësinë të manovrojmë në hapësirën gri, në atë zonë dhe po e bëjmë me efikasitet. Nuk mund t’ua lëmë iniciativën kundërshtarëve tanë”, tha ai.

Javën e kaluar, prokurorë federalë amerikanë bënë të ditura publikisht akuza ndaj gjashtë operativëve rusë të zbulimit ushtarak për një seri sulmesh kibernetike në një fushatë ofensive që synon dëmtimin e demokracive perëndimore, nëpërmjet mbjelljes së konfuzionit për çdo gjë, që nga zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe deri tek Lojërat Olimpike të vitit 2018 në Korenë e Jugut. Akuzat vijnë si rezultat i hetimeve të zgjatura të analistëve të FBI-së, në bashkëpunim me kompanitë Google, Cisco, Facebook dhe Twitter, si dhe me agjensitë aleate perëndimore të zbulimit, përfshirë ato të Britanisë.

Operacionet kibernetike ruse përfshijnë sulmet ndaj rrjetit ukrainas të furnizimit me energji, duke ndikuar tek jetët e qindra mijëra ukrainasve në mesin e dimrit, kandidimin për president në Francë në vitin 2017 të Emmanuel Macron-it, si dhe hetimin britanik ndaj sulmit rus me agjent nervor në vitin 2018 në Salisbury, thonë prokurorët amerikanë dhe zyrtarët britanikë të zbulimit. Ata thonë se operativë rusë që punojnë për shërbimin ushtarak të zbulimit, GRU, u përpoqën të mbjellin dyshime mbi vende të tjera si autore të sulmeve.

Prokurorët amerikanë thonë se për sa i përket Lojërave Olimpike të Koresë së Jugut, hakerët rusë studiuan taktikat dhe teknikat e homologëve të tyre në Korenë e Veriut, në mënyrë që t’i kopjonin dhe ta kalonin hijen e dyshimit drejt Pheninanit.

Maria Zakharova, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, hodhi poshtë javën e kaluar akuzat për operacione të hakerëve rusë, duke thënë gjatë një seance informimi se akuzat ishin produkt i dikujt me “imagjinatë të pasur”. “Është një lloj kokteili aromash diabolike”, u tha gazetarëve zonja Zakharova.

Thomas Rid, akademik amerikan dhe autor i librit të botuar rishtazi “Masat aktive” (“Active Measures”) thotë se niveli i detajeve të pasqyruara në akuza ndoshta reflekton nivelin në të cilin janë infiltruar operacionet e GRU-së. “Bashkësia e zbulimit ‘Pesë Sytë’ (‘Five Eyes’) duhet të ketë shikueshmëri tronditëse mbi operacionet e zbulimit ushtarak rus, nëse informacionet e bëra të ditura sot konsiderohen jo-thelbësore”, shkruajti ai në Twitter pasi ishin publikuar akuzat.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota rusi shba rusi shba

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit