LIVE UPDATES
Politike

Pritja e afganëve, Rama i jep merita gjithë klasës politike: Ramë të gjithë dakord!

16 Shkurt 2022, 21:37 Nga DOSJA
Pritja e afganëve, Rama i jep merita gjithë klasës politike:

SHBA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur këtë të mërkurë një ligjëratë në Universitetin Georgetown në Washington, ku siç bën në çdo diskutim me të huajit, edhe kësaj here nuk ka harruar ta përmendë “gjestin e tij human”. Por duket se sot ka zgjedhur që të mos i marrë të gjithë meritat vetë. Gjatë fjalimit të tij, shefi i qeverisë tha se strehimi i afganëve është meritë e të gjithë popullit dhe klasës shqiptare politike. Me nota humori, Rama tha se në Shqipëri politikanët nuk mund të bien dakord sa është ora, por për rastin e strehimit të afganëve dakordësia ishte e unifikuar.

“Shumë njerëz më kanë pyetur se pse e bën. Unë u them se këta jemi ne, nuk jemi të pasur por nuk e kemi të shkurtër kujtesën. Këtë e konsideroj si diçka që i përket popullit shqiptar, pasi ishte një vendim politik, por që u pranua nga të gjithë qytetarët dhe nuk u kundërshtua nga politika. Ne mund të mos biem dakord për sa është ora, por për sa i përket strehimit të afganëve ne ramë të gjithë dakord. Kjo i dedikohet gjithë popullit shqiptar, të gjitha partive politike. Më thanë se do rrinë vetëm pak muaj, i thash miqve amerikanë, mos e premtoni këtë se ne e dimë si venë gjërat. Ata po presin vizat për të shkuar në Amerikë, por janë të ftuar të qëndrojnë aty nëse dëshirojnë,”- tha Rama ndër të tjera.

Fjala e plotë e Ramës:

Ndihem shumë i përulur nga e gjitha kjo dhe sinqerisht jam kapur në befasi sepse askush nuk më kishte thënë që do të merrja këtë shenjë kaq të bukur mirënjohjeje, me këtë zog të mrekullueshëm. Zakonisht ata që janë në politikë u tremben ngjarjeve. Zakonisht ngjarjet nuk janë të mirëpritura. Kështu që të kesh ngjarje që vijnë në këtë lloj mënyre e që unë i mirëpres është diçka mjaft e rrallë. Kështu që ju falenderoj shumë për këtë dhe me shumë mirënjohje, në të njëjtën kohë, më duhet t’ju them shumë sinqerisht se sa herë dëgjoj fjalë kaq të bukura për atë çka kemi bërë në raport me afganët, gratë afgane, aktivistët afganë, kam një ndjenjë sikleti sepse çfarë është kaq e veçantë, duhet të kishte qenë normë për të gjithë. Është e trishtë që një vend kaq i vogël si Shqipëria përgëzohet kaq shumë pasi të tjerë, shumë më të mëdhenj, shumë më të fuqishëm, shumë më të pasur, u larguan përballë nevojës së këtyre njerëzve në Afganistan, të cilët përballeshin me kërcënimin e vdekjes vetëm sepse na besuan vetëm sepse na ndoqën, vetëm sepse punuan me ne, me të gjithë komunitetin e NATO-s dhe vetëm sepse ëndërruan një të ardhme ndryshe për vendin e tyre, mbështetur nga premtimet tona dhe inkurajuar nga mbështetja jonë, papritur e gjithë kjo u zhduk dhe shumë të tjerë u zhdukën bashkë me të, por ne nuk mund ta bënim këtë. Jemi më shumë se të nderuar që patëm mundësinë të ndihmonim aq sa mundeshim afganë, ashtu siç gjatë jetës sonë ne u ndihmuam kur ishim “afganët” që i iknin vendit të tyre në përpjekje për të gjetur rrugës një të ardhme më të mirë, duke i ikur një regjimi mjaft të egër, i cili nuk u themelua si një regjim fondamentalist, por që mbështetej tek forma më e pamëshirshme e ateizmit.

Prania ime këtu sot, në këtë tempull të botës akademike, si një piktor që nuk ka qenë kurrë akademik dhe asnjëherë nuk pati shansin të ishte pjesë e kësaj bote edhe pse kam qenë pedagog në Akademinë e Arteve, diçka e jashtëzakonshme, por në të njëjtën kohë më bën të mendoj se sa shumë ai regjim shtypi besimin, të drejtën për të besuar dhe sa shumë vuajtje i shkaktoi komunitetit katolik vetëm sepse përfaqësonte lidhjen më të drejtpërdrejtë me “perëndimin e degjeneruar”.

Nga ana tjetër, ndihem mjaft i përulur kur dëgjoj lëvdatat e komunitetit të grave që i përkasin rrjetit të madh të grave mjaft kurajoze e të guximshme të këtij vendi, të cilat janë kaq të zëshme për të drejtat e grave, për gratë që duhen mbrojtur dhe më duhet të them se zgjedhja për të pasur një qeveri me më shumë gra se sa burra, nuk është për faktin se unë jam një njeri mirëfilli demokratik, por kam kuptuar që gratë janë më mirë se sa burrat dhe janë më të mira për të bërë punën më mirë. Besoj na duhen më shumë gra sepse burrat janë të mirë për të folur, gratë janë të mira për t’i bërë gjërat. Këtë e kam dëgjuar nga përvoja, e kam dëgjuar më parë nga Margaret Thatcher që thoshte, “nëse doni të flisni, bëjeni me burrat. Nëse doni t’i realizoni gjërat, bëjeni me gratë”. Edhe pse ajo kurrë nuk pati një grua tjetër në kabinet, që është një histori tjetër.

Së fundi, do doja të shtoja se jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane. Dy fëmijët tanë, më të rritur, nga martesat e mëparshme janë ortodoksë. Kemi një të vogël, i cili mund të vendosë të bëhet hebre, i takon atij ta marrë vendimin, por e përmend këtë shembull këtu thjeshtë sepse mendoj që kjo është trashëgimia më e bukur që ka Shqipëria dhe na duhet ta kremtojmë e të sigurohemi që fëmijët tanë do të vazhdojnë në drejtimin e të parëve tanë që shpëtuan hebrenjtë dhe e bënë Shqipërinë vendin e vetëm europian me më shumë hebrej pas luftës së dytë botërore se sa përpara saj dhe ata ishin kryesisht myslimanë që i ofronin strehë hebrenjve.

Më pas, u hapën dyert gjysmë milioni refugjatëve kosovarë që i iknin spastrimit etnik, gjysmë milionë njerëz në Shqipërinë e vogël, por ja ku jemi, mbijetuam dhe u pasuruam më shumë në pikëpamjen kulturore dhe morale. Më pas, pjesëtarët e MEK-ut, iranianë të cilëve u ofruam strehë, duke i shpëtuar nga mizoritë me të cilat përballeshin në kampin Iliria në Irak për shkak të aktivitetit dashakeq te regjimit të Ajatollahut e tashmë me afganët.

Është i gjithi një thesar i madh, një thesar që duam të sigurohemi që të kremtohet nga brezat e ardhshme e për ata njerëz, shumë njerëz që më kanë pyetur pse e bëmë, ju përgjigjem e vazhdoj t’u përgjigjem, sepse këta jemi ne e këta duam që të jenë fëmijët tanë. Ne nuk jemi të pasur e ndoshta kjo është arsyeja pse nuk e kemi të shkurtër kujtesën, kështu që jam shumë krenar që Shqipëria mundi ta bënte, dhe, edhe një herë, këtë e konsideroj si diçka që nuk më përket vetëm mua personalisht, por popullit shqiptar sepse ishte një vendim politik, por në të njëjtën kohë ishte një vendim, i cili u pranua plotësisht nga shumica dërrmuese e njerëzve dhe ishte një vendim që nuk u kundërshtua politikisht nga askush. Në Shqipëri, ne nuk kemi një jetë të lehtë politike edhe pse tani mund të ndihet që është pak më mirë sepse kemi parë që politika është vështirësuar edhe në SHBA dhe diku tjetër, kështu që tani jeni pjesë e një klubi të madh, por ne mund të mos biem dakord edhe për sa është ora. E pra gjejeni, kur erdhi fjala për strehimin e afganëve nuk patëm asnjë mosdakordësi e kjo është vërtetë diçka shumë e bukur, unë jam krenar për këtë dhe mendoj që kjo shenjë mirënjohjeje, çdo fjalë e mirë për Shqipërinë është plotësisht e merituar, jo për mua personalisht, por për të gjithë popullin shqiptar, për të gjitha partitë politike, për të gjithë përfaqësuesit e Shqipërisë sepse askush prej tyre nuk e ngriti zërin për të thënë “jo” dhe po, ata janë me ne. Në fillim na u tha që do të jetë vetëm për pak muaj, nuk e besova, për të qenë i sinqertë dhe u thashë miqve tanë amerikanë, mos e premtoni këtë, sepse ne e dimë si funksionon me ju. Kur nuk është në lajme, thuajse nuk ekziston.

Nuk kemi probleme me këtë, ata mund të rrinë për aq kohë sa duan të rrinë, me shpresë, do të marrin vizat për të ardhur në SHBA një ditë, por nëse vendosin të mos ta bëjnë, janë të mirëpritur të qëndrojnë në vendin tonë e të rrinë me ne sepse janë njerëz të mrekullueshëm. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin shumë mirë, edhe pse flasim gjuhë krejt të ndryshme. Është historia jonë, është mënyra jonë e të qenit, janë dhimbjet tona, e po kështu edhe vullneti ynë shumë i fortë për të ndërtuar të ardhmen që na bëjnë mjaft të afërt si qenie njerëzore dhe në fund të fundit, gjithçka ka të bëjë me qeniet njerëzore.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama edi rama në shba edi rama edi rama në shba

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë